• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shehi: Basha nuk mund të jetë me një këmbë nga opozita dhe me tjetrën te qeveria

11:48 : 14/09/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Kreu i LZHK-së Dashamir Shehi tha për MCN Live se ai do të jetë gjithmonë në mbështetje që opozitës që lufton kundër qeverisë, e cila është e korruptuar dhe se nëse nuk është ky qëllimi ai nuk bëhet palë as me shumicën dhe as me pakicën.

Shehi deklaroi se është kundër rritjes së pagës së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, jo për faktin se ky vendim do të shkatërrojë ekonomikisht vendin, por që do ishte më mirë nëse do të bëhej një rishikim për të gjithë sistemin.

Shehi tha më tej se Basha dhe kushdo tjetër është i ftuar t’i bashkohet ‘luftës’ kundër Ramës, por theksoi se ai nuk mund të jetë më një këmbë nga opozita dhe me një këmbë nga qeveria,

“Ne mbështesim opozitën kundër Edi Ramës dhe për këtë jemi dakord të gjithë dhe shpresoj që kjo t’i shtyjë  përpara këto takime. Nuk mbështesim as gjysmën më të madhe, as gjysmën më të vogël. Nëse beteja është kush mund tjetrin brenda opozitës nuk na kanë me vete, nëse beteja është të mundim Ramën na kanë me vete. Ka ca shenja pozitive, do shohim Bardhin deri ku do ta çojë idenë. Jemi dakord të zgjerohet duke përfshirë dhe palën tjetër, zotin Basha, nuk jam nga ata që thonë ky është ‘tradhtari’, ky është i rusëve. Ne kemi një kundërshtar të përbashkët, që është Rama, PS, qeveria e korruptuar. Këta janë armiqtë. Brenda vetes kemi diferenca të mëdha, i vetmi fill që na bashkon është lufta kundër Ramës, nëse braktiset kjo luftë, me këtë lloj historie nuk na kanë me vete. Brenda takimeve diskutohet  mënyra si do dalë opozita në Parlament, do të jetë më i unifikuar qëndrimi, ku do goditet më shumë qeveria, ku do të japim një alternativë. Këta vjedhin të gjithë. Puna është të bëjmë denoncim të vazhdueshëm, por ne nuk zëvendësojmë Prokuroritë. Ca letra po lëvizin, janë bërë kaq pis letrat, dhe ato që duan të mbyllin duken shenjat. Jemi përpara ndërkombëtarëve dhe shpresoj që këtë sistem drejtësie mos ta kenë vetëm në kontroll plotësisht vetëm krahu i qeverisë, por dhe ndërkombëtarët të bëjnë presion.

Ftoj Bashën dhe të tjerët të spostojnë betejën kundër qeverisë dhe jo kundër segmenteve të tjera. Mua s’ më pëlqen as Basha as Berisha, por mendoj që ata që duan të japin kontribut kundër Ramës e kanë hapësirën e mjaftueshme. Dhe Basha mund të japë kontribut. A do të mbështesë nismat e qeverisë kur ka ardhur puna që qeveria do të rrisë pagat e nëpunësve dhe unë e mbështes.   Nëse Rama do thotë nesër rrisim pensionet dhe unë ngre dy duart, por nëse flasim për të rritur pagat e  7-8 vetëve, për t’i bërë në mënyrë disporpocionale unë nuk jam dakord. Jam dakord që brenda sistemit të drejtësisë të rishihen në bllok të gjithë rrogat. Pasi nëse një prokuror që do hapë letrat e ministrave dhe kriminelëve e ka rrogën sa gjysma e këtyre nuk më duket korrekte. GJK është gjykatë e nderuar do ishte dhe më e nderuar nëse s’do ishin vetëm ca çuna dhe goca të rinj. Nuk shkatërrohet ekonomikisht Shqipëria. Në demokraci normale një pjesë janë opozitë dhe një pjesë janë në pushtet, nuk mund të ketë një këmbë andej dhe një këmbë andej s’është serioze. Shpresoj që Basha dhe grupi që ka përqark nuk mund ta bëjnë këtë gabim. Do ishte vetasgjësim i një ideje ndryshe. Nëse je në opozitë nuk mund të jesh njëkohësish dhe në krahun tjetër. Nëse thonë të ngremë pensionet unë jam i parë.

Lexo edhe:

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

I pyetur për projektligjin për lojërat e fatit, Shehi tha se e mira do të ishte që ky sektor të rregullohej me ligj, megjithëse shtoi se nuk ka transparencë.

“Kemi qenë kundër lojërave të fatit. Kjo qeveria bëri një show të madh që e quajti “Fundi i  marrëzisë”, pastaj e ktheu “gjysma e marrëzisë”, pastaj e ktheu të plotë.  Ky është realitet që ekziston në Shqipëri. Luajnë njerëzit përditë këtu. E mira do ishte të rregullohej me ligj. Është një e keqe që po shkojmë ta rregullojmë me ligj. Këta e kanë sjellë në mënyrë amatore. Nuk e di njeri sa zyrtarisht luhet. Nga kjo gjë zyrtare çfarë do marrë shteti, që t’ja ndajë sportit dhe aktivitetet e tjera. Nuk ka asnjë lloj transparence. Luhet 200 milionë në vit dhe sporti mund të marrë 10-15 milionë. Po vazhduan ta delegojnë në duar të privatëve, në duar të  pasigurta një sektor që është i madh dhe mbart rreziqe nga brenda  unë them që kjo nuk është më fundi i marrëzisë, por fillimi.  Realiteti është që është  një sektori informal që luan për hesap të vet në Shqipëri. Tani do marrim një vendim politik, do e vazhdojmë këtë punë”.

Etiketa: dash shehiDashamir ShehiLulzim Basha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I vuri kyçin zyrës së “Euroatlantikëve”? Basha: Do ndryshoj ambient, beteja për vulën e PD vazhdon!

18:41 : 04/06/2025
AKTUALITET

Stamponin veshje me logo false, një prej të arrestuarve është ish-kandidati për deputet i Bashës

12:41 : 03/06/2025
AKTUALITET

A do të japë dorëheqjen pas zgjedhjeve?/ Berisha flet për Bashën: Në 2013 i hapa rrugën një të riu, por…

13:19 : 27/05/2025
AKTUALITET

Pas humbjes më 11 Maj, Dash Shehi jep dorëheqjen nga LZHK

10:20 : 21/05/2025
AKTUALITET

Euroatlantikët/ Lul Basha dhe Enkelejd Alibeaj, morën më pak vota se një festë synetllëku

11:57 : 16/05/2025
AKTUALITET

Basha: S’bashkëpunoj me Ramën e Berishën! Vota për PD nxjerr Metën nga burgu

22:18 : 03/05/2025
Para

'Më mungon'/ Mesazhi prekës i Vin Diesel për Paul Walker

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com