• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inflacioni vjetor bazë ra përsëri në gusht, por kthehet rritja mujore

12:41 : 14/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Inflacioni bazë ra përsëri në muajin gusht dhe shënoi nivelin më të ulët në 18 muajt e fundit. Sipas Bankës së Shqipërisë, ky tregues zbriti në 4.17%, nga 4.65% që kishte qenë për muajin korrik.

Në muajin gusht, inflacioni bazë preku vlerën më të ulët që prej shkurtit të vitit 2022, momenti para fillimit të valës së fortë inflacioniste që goditi ekonominë shqiptare.

Megjithatë, rritja mujore e indeksit të inflacionit bazë u përshpejtua në muajin gusht në 0.37%, pasi pothuajse kishte frenuar në muajin korrik, kur rritja kishte qenë vetëm 0.02%. Rritja mujore e inflacionit ishte më e larta që prej muajit prill të këtij viti dhe mund të sinjalizojë një ringritje të presioneve inflacioniste në ekonomi.

Numri rekord i turistëve të huaj dhe nevoja në rritje për forcë pune vlerësohet se kanë ushtruar trysni të larta mbi kostot e bizneseve dhe mbi çmimet. Të dhënat e INSAT treguan një rritje me ritme të larta të pagave edhe në tremujorin e dytë të këtij viti.

Lexo edhe:

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

Inflacioni bazë është një tregues që llogaritet nga Banka e Shqipërisë mbi 69.2% të shportës së përgjithshme të Indeksit të Çmimeve të Konsumit. Ky tregues mat ndryshimin e çmimeve të konsumit, duke përjashtuar ato produkte që për nga natyra e tyre kanë luhatshmëri të lartë, kryesisht produktet ushqimore dhe ato energjetike. Qëllimi i inflacionit bazë është ta zhveshë rritjen e përgjithshme të çmimeve nga efektet e goditjeve të ofertës apo nga faktorë të tjerë me ndikim afatshkurtër.

Në vija të përgjithshme, inflacioni bazë po ndjek tendencën rënëse të inflacionit mesatar në ekonomi. Inflacioni në muajin gusht zbriti në 4%, edhe ai në nivelin më të ulët që prej shkurtit të vitit 2022. Inflacioni ka ardhur në rënie graduale që nga fillimi i vitit.

Kjo rënie vlerësohet se ka ardhur nga rënia e çmimeve në tregjet e huaja, por edhe nga forcimi i ndjeshëm i Lekut në kursin e këmbimit valutor. Gjithashtu, pas muajit mars, një ndikim të ndjeshëm ka dhënë edhe efekti i bazës krahasuese. Inflacioni ngelet sidoqoftë sipër objektivit prej 4%, por Banka e Shqipërisë këtë vit e ka frenuar ndjeshëm ritmin e normalizimit monetar, me një rritje të vetme të normës bazë, të aplikuar në muajin mars. Faktori kryesor që ka kushtëzuar këtë qasje, veç trajektores rënëse të inflacionit, ka qenë sidomos forcimi i paprecedentë i Lekut në kursin e këmbimit.

Aktualisht, Shqipëria ka një nga normat bazë më të ulëta në Europë, që nënkupton se kushtet monetare ngelen më të lirshme krahasuar me shumicën e ekonomive të tjera. Kjo ka mundësuar vijimin e rritjes së kreditimit të ekonomisë, por gjithashtu ka kontribuar edhe në frenimin e rritjes së raportit të kredive me probleme.

Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës në vazhdimësi është shprehur se një rritje e mëtejshme e normave të interesit mund të jetë e nevojshme për të ulur inflacionin pranë objektivit. Mbledhja e ardhshme do të zhvillohet më datë 4 tetor dhe Këshilli Mbikëqyrës do të përballet edhe njëherë me dilemën nëse Leku i fortë do të mjaftojë për ta ulur më tej inflacionin apo nëse ka ardhur koha që normat e interesit të rriten përsëri./Monitor

Etiketa: ekonomiinflacion

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kosto të larta jetese në Shqipëri! Familjet me fëmijë, rritje rekord të shpenzimeve

08:22 : 29/10/2025
AKTUALITET

INSTAT korrigjon shifrat, eksportet nuk janë rritur asnjëherë këtë vit, rënie 7.9%

13:17 : 27/10/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Mashtrimet financiare marrin formë të re, rreziku mbetet i vjetër

08:31 : 25/10/2025
AKTUALITET

Pas FMN, edhe Instituti i Vjenës ul parashikimin e rritjes për Shqipërinë

14:00 : 23/10/2025
AKTUALITET

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Turizmi po venitet”, FMN hedh në plehra propagandën e Ramës: Ja pse ulëm parashikimin e rritjes për Shqipërinë

08:31 : 20/10/2025
Para

Gjyqi ndaj Fredi Belerit, Dule shkon në seancë: Po i shkelen të drejtat e njeriut!

TË GJITHA

Roli i së djathtës në protestat studentore në Serbi

09:21 : 31/10/2025

Erion Veliaj lë qelinë, niset drejt Kushtetueses nën masa të rrepta sigurie

09:02 : 31/10/2025

Të dhënat e “Keydata”: Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë trefishuar në 20 vjet

08:59 : 31/10/2025

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com