• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Kongresi thellon hetimet ndaj Presidentit Biden

08:55 : 13/09/2023
në BOTA

Kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve Kevin McCarthy njoftoi të martën se ligjvënësit do të nisin hetimet për të përcaktuar nëse ka bazë për ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidenti Joe Biden, një hap më tej në hetimet lidhur me dyshimet se zoti Biden përfitoi nga marrëveshjet e huaja të biznesit të të birit, Hunter Biden.

“Këto dyshime janë një pasqyrë e një kulture të korrupsionit”, u tha gazetarëve zoti McCarthy.

“Gjetjat tona tregojnë se zoti Biden gënjeu popullin amerikan lidhur dijenitë që kishte mbi marrëveshjet e bizneseve të familjes së tij me të huaj. Ka dëshmi nga persona që kanë qenë të pranishmëm, se presidenti u është bashkuar telefonatave, ka ndërvepruar në disa raste, ka ngrënë darka përmes të cilave i biri dhe partnerët e tij të biznesit kanë përfituar makina dhe miliona dollarë”, u tha zoti McCarthy gazetarëve.

“Ne jemi në dijeni të transfertave bankare prej gati 20 milionë dollarësh për anëtarë të familjes së zotit Biden dhe njerëzve të lidhur me të përmes kompanive guackë”, tha zoti McCarthy.

Ai ngriti dyshime se zoti Biden ka përdorur zyrën presidenciale për të koordinuar këto kontakte dhe se ato kishin marrë trajtim preferencial nga administrata e tij.

Lexo edhe:

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

Një seri komisionesh të Dhomës së Përfaqësuesve nuk kanë arritur te gjejnë prova që vërtetojnë këto dyshime.

Në një deklaratë të martën, Ligjvënësi demokrat Jerry Nadler, anëtar i Komisionit për Gjyqësorin të Dhomës së Përfaqësuesve, u shpreh se: “Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve nuk kanë arritur të artikulojnë ndonjë akuzë konkrete ndaj Presidentit Biden – pasi nuk kanë asnjë lloj baze për të filluar një të ashtuquajtur hetim të tillë. Nuk kanë asnjë provë për shkelje. Sinjalizuesit e tyre janë diskredituar në mënyrë të përsëritur”.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams shkroi në platformën sociale X se “Republikanët në Dhomën ne Përfaqësuesve kanë kryer hetime për Presidentin prej 9 muajsh dhe nuk kanë gjetur asnjë provë për shkelje. Vetë anëtarët republikanë të Dhomës së Përfaqësuesve e kanë thënë një gjë të tillë. Ai u zotua se do të mbante një votim të hapur për nisjen e hetimeve për shkarkim, tani ndryshoi qëndrim sepse nuk ka mbështetje. Politika ekstreme është më e keqja”, tha ai.

Udhëheqësi i shumicës në Senat, demokrati Chuck Schumer e cilësoi javën e shkuar nisjen e hetimeve për shkarkim si absurde.

Republikanët kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve me një diferencë të ngushtë prej vetem 5 anëtarësh ndaj demokratëve. Por disa republikanë kanë shprehur shqetësime lidhur me nisjen e hetimeve për shkarkim të presidentit përpara zgjedhjeve të vitit 2024.

Anëtari republikan i Kongresit, Ken Buck i tha rrjetit NBC News të dielën se “Hetimi për shkarkim të presidentit Biden duhet të nisë kur të ketë prova për një krim të rëndë apo shkelje te ligjit. Kjo gjë deri tani nuk ekzison”.

Njoftimi i hetimeve për shkarkimin e zotit Biden krijon gjithashtu një përballje mes Kapitolit dhe Shtëpisë së Bardhë, pasi ligjvënësit duhet të arrijnë një marrëveshje me Presidentin për të shmangur mbylljen e qeverisë, duke qenë se fondet e e saj mbarojnë më 30 shtator.

Dhomës së Përfaqësuesve i kanë mbetur edhe vetëm disa ditë pune për të thirrur një seancë për miratimin e një rezolute afatshkurtër ose rrezikohet një mbyllje të qeverisë.

Nëse mbyllet qeveria, komisionet e Dhomës së Përfaqësuesve nuk do të jenë në gjendje të punojnë për hetimin për shkarkimin e Presidentit.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve është përballur me rritje të trysnisë nga anëtarët konservatorë të grupit të tij parlamentar këtë verë, pasi ra dakord për një marrëveshje me presidentin për të rritur tavanin e borxhit.

“Është e mundur që dokumenti me akuzat për shkarkim të mos shkojë kurrë në Senat,” i tha Zërit të Amerikës Michael Thorning, drejtor i demokracisë në Qendrën e Politikave Bipartizane. “Duke patur një shumicë kaq të ngushtë, është e paqartë nëse ata do të arrijnë deri në fund me këtë. Ata sigurisht nuk mund të llogarisin në ndonjë mbështetje nga demokratët. Dhe kështu duhet të kenë mbështetjen e çdo anëtari të tyre. Dhe nëse humbasin mbështetjen e vetëm pesë prej tyre, nuk do të mund ta kalojnë atë.”

Edhe nëse Dhoma e Përfaqësuesve e miraton dokumentin me akuzat për hetimin për shkarkim të Presidentit, ka pak të ngjarë që Senati që kontrollohet nga demokratët të mbështesë gjyqin ndaj tij. VOA

Etiketa: Bidenhetimekongres

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gazetari: Rama prej 7 muajsh në dijeni për hetimin e Ballukut, i kanë thënë që të mos e rikonfirmonte

19:28 : 30/10/2025
AKTUALITET

Boom-i i ndërtimit në Tiranë! Shumë beton, pikëpyetje dhe pak… hetime

18:30 : 30/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk është në hetim Frida Krifca? Dumani: Për IPARD jemi të kushtëzuar nga autoritetet e huaja

18:45 : 27/10/2025
AKTUALITET

Zbardhja e telefonave/ Hetimet për vr*sjen e pronarit grek dhe shqiptarit, priten të tjera arrestime

09:40 : 24/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ SPAK kontrolle vartësve të Ballukut dhe ish-drejtoreshës së Xhaçkës

21:23 : 17/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qyno: U dorëzua një video 5 orësh në SPAK, më pas u vendos për kontrollet

22:56 : 16/10/2025
Para

Del në treg vaksina e re e Covid-19, ja kush mund ta marrë

TË GJITHA

“U rrëmbeva si kryebashkiaku i Medellin”, Veliaj në Kushtetuese: Vendimi nga Këshilli te Presidenti për 8 orë

12:07 : 31/10/2025

“U godita nga të mitë”, Veliaj në Kushtetuese: Qeveria Rama më shkeli të drejtat! Begaj mori atributet e gjykatës

11:52 : 31/10/2025

Veliaj në Kushtetuese: Më donin me pranga në duar! Izolimi im ishte i imponuar nga shteti (LIVE)

11:44 : 31/10/2025

“Qeveria më shkeli të drejtat”, Veliaj në Kushtetuese: Goditja më erdhi nga të mitë (LIVE)

11:34 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese/ Veliaj “prek në sedër” trupën gjykuese: Mbroni demokracinë (LIVE)

11:33 : 31/10/2025

Seanca në Kushtetuese, avokati i Erion Veliajt: Shkarkimi është politik, jo ligjor

11:25 : 31/10/2025

Bardhi shkresë Peleshit: Anuloni votimin për Komisionin Rregullator, keni shkelur Kushtetutën

11:19 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com