• Kontakt
Tuesday, July 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Taksa e re mbi pronën do të rëndojë tek qytetarët më të varfër

18:22 : 12/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Qeveria ka përgatitur një projektligj “Për taksën mbi pasurinë e paluajtshme” që do të ndikojë tek të gjithë qytetarët kanë në pronësi banesa.

Të përjashtuarit e vetëm nga kjo taksë janë familjet me ndihmë ekonomike, institucionet fetare por edhe kompanitë dhe individët që kanë në pronësi hotele me 4 dhe 5 yje.

Neni 4 i projektligjit përcakton se  “taksa e pasurisë llogaritet si shumëzim i vlerës se taksueshme te pasurisë se paluajtshme me shkallen e zbatueshme të taksës”.

Të ardhurat e mbledhura nga taksa e pasurisë derdhen për llogari te Bashkive.

Pronat do të ndahen në kategori dhe vlerë, sipas ligjit. Taksimi do të bëhet jo vetëm për ndërtesat por edhe për parcelat dhe sipas planit taksa për kategorinë e parë nis nga viti 2026 ndërkohë për të dytën nga viti tatimor 2028.

Lexo edhe:

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Sa i përket shkallëve të taksës, në nenin 12 thuhet se Këshilli Bashkiak i çdo Bashkie cakton shkallët e taksës për të gjitha kategoritë e pronave.

Ekspertët ngrenë një sërë shqetësimesh, duke argumentuar se barra më e madhe do të rëndojë tek qytetarët më të varfër, kjo si pasojë edhe e mungesës së vlerësimeve reale të gjendjes së banesave, për të cilat aplikohet vetëm çmimi i referencës.

“Taksa e pronës do të prekë shtresat e ulëta”

“Këto shtresa kanë të ardhura më të ulëta dhe e kanë më të vështirë për ta përballuar. Për atë pjesë të shoqërisë që nuk ka të ardhura të mjaftueshme për nevojat elementare çdo kosto e shtuar është e tepërt”, shprehet ekonomisti Klajdi Bregu.

Ai argumenton se të gjitha familjet që kanë më shumë se një banesë në pronësi do të preken shumë nga kjo taksë, pasi për banesën e dytë ata paguajnë taksën e plotë, ndërsa për banesën e parë ka ulje me 50%.

Profesor i Ekonomisë Elvin Meka, shprehet se ky projektligj do të ketë një ndikim jo të vogël financiar ne buxhetet e qeverive lokale “por sigurisht një ndikim negativ në xhepat e qytetarëve shqiptarë ,pasi do dalin në shtesë ta taksës që paguajnë deri më sot”.

Meka thekson se aspekti më i rëndësishëm në këtë projektligj është fakti që ai nuk bën dallim në aplikimin e tatimit mbi rezidencë primare apo mbi shtëpitë e dyta ose të treta.

“Në pamje të parë duket sikur taksimi do rëndojë mbi të pasurit, por duhet të kihet parasysh fakti që taksimi edhe për shtëpitë e para do të jetë në përqindje mbi vlerën e tregut të këtyre pasurive, dhe jo mbi vlerat e çmimeve referencë që janë përdorur deri më sot nga qeveria”, tha Meka.

Për ekspertin e ekonomisë Zef Preçi ky është një projektligj që i shërben monopoleve.

“Taksa e re e pronës në thelb shërben për të mbushur arkën e buxhetit por duke varfëruar më tej qytetarët dhe është e palidhur me investimet në infrastrukturë, mirëmbajtjen e infrastrukturës së përbashkët”, tha Preçi.

Llogaritja e vlerës së pronave është një shqetësim sipas ekspertëve, pasi sipas tyre duhet një ekspertizë dhe të dhëna të sakta të pronave në çdo bashki.

“Prandaj nëse taksimi do të bëhet pa vlerësim direkt të çdo prone kjo taksë do të rëndojë më shumë mbi të varfrit”, tha Bregu.

Edhe Preçi nënvizon se kjo po ndodh në kushtet kur nuk është kryer regjistrimi i plotë i pasurive të patundshme. “Dhe e dyta mendoj që mungon politika sociale për të mbrojtur shtresat në nevojë”, shton ai.

Nga ana tjetër, ekspertët vënë në dukje rritjen e çmimit të referencës. Qeveria i ka paraprirë rritjes së vlerës së pronës, duke aprovuar çmimet e reja të referencës së vlerave të pasurive të paluajtshme në Shqipëri, të cilat janë rishikuar me rritje.

“Për me tepër, projektligji ashtu siç është paraqitur mund të zbatohet abuzivisht nga pushteti vendor, pasi taksa nuk është ne vlerë fikse por si interval, gjë që mund të shfrytëzohet nga pushteti vendor për të rritur ngarkesën tatimore në kurriz të qytetarëve”, deklaron Meka.

Sipas ekonomistit Klajdi Bregu, kjo rritje e taksave mbi pronën duhet vendosur në kontekstin e duhur.

“Kjo vjen si pasojë direkte e keq menaxhimit (korrupsionit dhe mbi punësimit kryesisht) të buxheteve të bashkive në të gjithë vendin. Prandaj do të ishte e drejtë që si fillim fokusi të ishte tek përdorimi efiçent i taksave që mblidhen tani para se të bëhej një rritje e taksës”, tha Bregu.

Keqpërdorimi i taksave nga ana e bashkisë nuk është një logjikë e pa faktuar më herët.

Open Data Albania ka hulumtuar përdorimin e taksës së infrastrukturës në Bashkinë Tiranë, ku është matur devijimi nga dy taksa. ODA doli në përfundimin se nëse Bashkia Tiranë do të kishte përdorur siç duhet taksën e infrastrukturës, atëherë në 4 vite duhet t’i shërbente qytetarëve me 13 miliardë lekë më shumë. Sipas analizës rezultoi se 26% e taksës së infrastrukturës nuk ishte përdorur për rrugë, kanalizime apo godina publike.

Edhe ekspertët e konfirmojnë rrezikun e keq menaxhimit të kësaj takse.

“Tarifat duhen parë me kujdes sepse po humbet karakteri qëllimor i të ardhurave që sigurohen. Dmth mbledh Bashkia e Tiranës shuma të mëdha parash por nuk ka argument se ku përfundon kjo taksë. Nuk shkon për infrastrukturë apo për mirëmbajtje, apo qëllime të tjera të lidhura me burimin e krijimit, sepse këto janë taksa qëllimore pra kanë destinacion qëllimor. Përdoren në favor të sektorit ku krijohen”, argumenton Preçi.

Profesori Elvin Meka sheh po ashtu mundësi korrupsioni tek përdorimi i taksës nga pushteti vendor.

“Taksa nuk është ne vlerë fikse por si interval, gjë që mund të shfrytëzohet nga pushteti vendor për të rritur ngarkesën tatimore në kurriz të qytetarëve”, u shpreh Meka.

Dhoma Amerikane kundër nismës: “Rëndon qytetarët”

Ligji për taksën e pronës është pritur me kritika nga Dhoma Amerikanë e Tregtisë, e cila i ka dërguar një letër ministrisë së Financave. Sipas Dhomës Amerikanë ka nevojë për ndërhyrje serioze në ligj, ku fokus të jetë vlerësimi i saktë i pronës, siguria dhe zhvillimi i saj.

“Konstatojmë se tarifat e reja janë shumë të larta krahasuar me ato ekzistuese. Në relacion flitet për rritje të të ardhurave nga taksa e pasurisë por rritja duhet të vijë nga mirë administrimi dhe jo nga katërfishimi i normës tatimore”, thuhet në letrën dërguar ministrisë.

Rishikimi i çmimit të referencës e rrit taksën deri në katërfishim. Dhoma Amerikane ka shprehur shqetësimin për këtë.

Më tej në letër përmendin problematikat aktuale që ka me pronat në Shqipëri, duke theksuar se “mungesa e një baze të saktë të të dhënave për taksën e pasurisë së paluajtshme si dhe përcaktimi dhe zbatimi i metodologjisë efektive janë sfidat kryesore për suksesin e këtij projektligji”.

Dhoma Amerikane këmbëngul që të ketë vetëm një normë tatimore për taksën e pasurisë dhe bashkia të ketë të drejtë ta ulë, nëse vendos kështu.

/Citizens Channel

Etiketa: analizapronenrendontaksate varferit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk deklaruan 33 mln euro të përfituara nga rrjetet sociale, 100 persona në hetim

08:54 : 25/06/2025
BOTA

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

09:20 : 21/06/2025
AKTUALITET

Tatimet do analizojnë borxhet tatimore mbi 1,000 lekë, rrezikohet sekuestrimi i makinës

08:12 : 10/06/2025
AKTUALITET

Betonizimi i Tiranës/ Bashkia dha leje për ndërtime me vlerë 1.8 miliardë euro në 2024

07:58 : 09/06/2025
BOTA

“E neveritshme”, Musk kritikon projektligjin e Trump pas largimit nga qeveria

22:02 : 03/06/2025
AKTUALITET

Pas zgjedhjeve mbaron “Paqja fiskale”, fillon “lufta”

09:24 : 01/06/2025
Para

Masakër mjedisore në Dajç, gjenden të ngordhur në një kanal një numër i madh peshqish

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 1 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:01 : 30/06/2025

Sa peshë zë ari në rezervën valutore të Shqipërisë?

22:55 : 30/06/2025

Inteligjenca artificiale e Microsoft tejkalon mjekët

22:51 : 30/06/2025

“Dosja e atentatit nuk u dorëzua në Prokurori”/ Lala: Policia, strukturë private e Prodës! Po mbron Ylli Carën

22:45 : 30/06/2025

Rashford nuk arrin të bindë Aston Villa-n, sulmuesi kthehet te Man.United

22:41 : 30/06/2025

Furtunë shkarkimesh në AKU, nuk njoftuan ministren Denaj për takimin në ambasadën kineze,

22:40 : 30/06/2025

Rikthehet virusi i rrallë në Greqi, autoritetet nisin hetimet pas vdekjes së një 72-vjeçari

22:27 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com