• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Gjermania kërkon zbatimin e Marrëveshjes Kosovë – Serbi

Para takimit të 14 shtatorit në Bruksel mes kryeministrit, Kurti e presidentit Vuçiq vijnë porositë nga Gjermania. Raundi i ri i dialogut të nivelit të lartë zhvillohet pas muajsh tensionesh të larta në veri të Kosovës.

10:02 : 12/09/2023
në RAJONI

Diplomacia perëndimore sërish është vënë në lëvizje në përpjekje për të shtyrë përpara arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi për përmirësimin e raporteve. Dy ditë para takimit Kurti-Vuçiq në Bruksel, në Prishtinë qëndroi, kryesuesi i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit gjerman, Michael Roth, i cili pas takimit me kryeministrin Kurti shkroi në platformën X se “më në fund na duhet një përparim në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Roth e ka mbështetur vazhdimisht Kosovën

Kryeministri Kurti nga ana e tij, tha se me deputetin gjerman “është diskutuar rreth reformave të Qeverisë, për situatën aktuale në vend, dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Europian dhe takimin e radhës të nivelit të lartë politik që do të mbahet të enjten e kësaj jave”. “Ai falënderoi z. Roth për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj Kosovës por edhe për mbështetjen e tij. Michael Roth ishte njëri nga nënshkruesit e parë të letrës së përbashkët të 10 kryetarëve të komisioneve parlamentare për politikë të jashtme të 16 shteteve, në të cilën ishte shprehur mbështetja për Kosovën dhe ishte bërë thirrje për qasje më të ashpër ndaj Serbisë”, thuhet në një komunikatë të zyrës së kryeministrit.

Politikani socialdemokrat gjerman, Michael Roth duke biseduar me kryeministrin, Albin Kurtin
Politikani socialdemokrat gjerman, Michael Roth dhe kryeministri, Albin KurtiFotografi: Office of the Kosovo Prime Minister

Gjermania megjithatë kërkon si nga Kosova edhe Serbia që të zbatojnë marrëveshjen drejt normalizimit dhe të përkushtohen për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, tha se “raundi i ri i dialogut në nivel të lartë, i caktuar për 14 shtator, vjen në një moment kritik”. “Takimi i nivelit të lartë më 14 shtator vjen në një moment kritik. Na duhet përkushtimi i plotë i të dyja palëve për shtensionim të plotë, për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe për një demokraci pjesëmarrëse. Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet tani. Nuk duhet të ketë më lojëra për të fajësuar të tjerët. Hiqni pengesat për përparim. Është koha të veprohet në të mirë të të gjithëve”, shkroi Rohde në X, që më herët njihej si Twitter.

Lexo edhe:

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

Duhet të organizohen zgjedhjet në veri të Kosovës

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht i kanë kërkuar Kosovës dhe Serbisë që të ulin tensionet. Prishtinës zyrtare i është kërkuar që të mundësojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veriun e Kosovës, ndërkaq Beogradit që të inkurajojë serbët të marrin pjesë në votime. Kosova dhe Serbia në muajin shkurt në Bruksel, arritën Marrëveshjen drejt normalizimit të raporteve, ndërkaq në mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut u pajtuan për Aneksin e zbatimit të saj. Marrëveshja prej 11 nenesh nuk përfshin njohjen reciproke për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë, pasaportat, diplomat dhe targat./dw

Etiketa: Dialogu Kosovë – SerbiGjermani

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabiti një autobus në autostradë, arrestohet shqiptari në Gjermani

19:31 : 29/10/2025
BOTA

Gjermani: Nivel i lartë kërcënimi nga krimi i organizuar

09:21 : 29/10/2025
BOTA

Grabitja në Luvër/ Hajdutët përdorën pajisjen gjermane, kompania e reklamon në Instagram

08:51 : 25/10/2025
BOTA

Mesazh nga Berlini: CDU i thotë jo çdo afrimi me AfD-në

08:24 : 25/10/2025
BOTA

Gjermani/ Përleshja mes grupeve përfundon me armë, disa të plagosur

20:32 : 22/10/2025
AKTUALITET

Çfarë fshihet pas grabitjes misterioze të autobusit shqiptar në Gjermani?

12:25 : 22/10/2025
Para

Lëvizte me pistoletë me fishek në fole gati për qitje, arrestohet 36-vjeçari në Kamëz

TË GJITHA

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025

Lapaj: Nga “Paketa e Maleve” do plasin vëllavrasjet

22:55 : 30/10/2025

Princi Andrew humb titujt dhe largohet nga pallati mbretëror

22:53 : 30/10/2025

Aeroporti i Vlorës/ Tomorri: Asetet strategjike nuk mund t’u jepen biznesmenëve si Pacolli e Ademi

22:41 : 30/10/2025

Tenderi “sekret” i Ilir Prodës për Afrim Qendron, 1.2 milionë euro makinat “speciale”

22:34 : 30/10/2025

“Zgjohet” policia, kontroll makinave luksose pas aksidentit tragjik në Vlorë

22:23 : 30/10/2025

Haxhimali: Modeli më i mirë për ndarjen e bashkive janë 36 rrethet

22:21 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com