• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

REL: Kazinotë e Karaçevës zhvendosen në Breznicë të Serbisë

11:35 : 08/09/2023
në RAJONI

Ka muaj prej se policia e Kosovës dhe ajo e Serbisë shikojnë nga largësia një aktivitet që zhvillohet në zonën neutrale në vijën kufitare Kamenicë – Bujanoc.

Së paku shtatë biznese që organizojnë lojëra të fatit, janë ndërtuar në 12 muajt e fundit në atë që njihet si territor neutral në mes të dy fshatrave – Karaçevës në anën e Kosovës dhe Breznicës në anën e Serbisë.

Sipas banorëve të zonës dhe zyrtarëve të Komunës së Kamenicës dhe asaj të Bujanocit, këto objekte të lojërave të fatit janë ndërtuar në zonë neutrale, pasi qytetarët e Kosovës mund t’i frekuentojnë ato pa pasur nevojë të kalojnë nëpër procedura kufitare.

Crystal, Kometa, Flamingo, Las Vegas Casino, Star Club, Wild Casino, Casino Colosseum janë vetëm disa nga emrat e këtyre bizneseve.

Lexo edhe:

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

Në to mund të luhet bixhoz, rulet, poker dhe mund të hidhen baste sportive. Më 4 shtator, derisa Radio Evropa e Lirë ishte e pranishme në zonë, u panë vetura të ndryshme para këtyre objekteve, ani pse policia e Kosovës ishte e vendosur rreth 1.5 kilometra larg, në kodrën mbi fshatin Novoselë, ndërsa policia e Serbisë qëndronte rreth 350 metra distancë ajrore, në pikën statike në hyrje të fshatit Breznicë, në anën e Serbisë.

Veturat që shiheshin derisa hynin e largoheshin pa u penguar nga këto objekte, ishin kryesisht me targa “RKS” – Republika e Kosovës.

Prania, siç thuhet, e madhe e njerëzve që frekuentojnë këto lojëra të fatit, paraqet shqetësim për banorët si në anën e Kosovës, ashtu edhe atë të Serbisë.

Një banor i zonës kufitare që jeton në anën e Kosovës, tha për Radion Evropa e Lirë se pjesa ku janë ndërtuar objektet e këtyre lojërave, është bërë e rrezikshme për t’u kaluar.

Ai kërkoi t’i fshihet identiteti, pasi, siç u shpreh, ka shumë familjarë në fshatrat e Bujanocit dhe ka frikë se mund të përballen me probleme nga pronarët e lojërave të fatit.

“Është shumë rrezik. Ka njerëz të rrezikshëm aty. Të gjithë [pronarët] janë nga Kosova, përveç njërit që është serb, që ka lidhje me shtetin [e Serbisë]”, thotë ky banor, por pa dhënë detaje se ku i bazon këto informacione. Në Komunën e Kamenicës thonë se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të ndërmarrë masa për ndalimin e punës së këtyre kazinove.

“Është shqetësim për Komunën e Kamenicës, për shkak se ato veprojnë në afërsi të komunës sonë, sepse janë në zonën neutrale. Kjo është një veprimtari që është e ndaluar me ligj te ne dhe kemi ankesa të vazhdueshme të qytetarëve të kësaj ane”, thotë Lidiona Marovca, zëdhënëse e Komunës së Kamenicës, për Radion Evropa e Lirë.

Organizimi i lojërave të fatit në territorin e Kosovës është ndaluar me ligj nga marsi i vitit 2019

Në Serbi, organizmi i lojërave të fatit lejohet dhe bizneset që e ushtrojnë këtë aktivitet, licencohen në Ministrinë e Financave, pranë Autoritetit të Lojërave.

Radio Evropa e Lirë dërgoi pyetje në këtë institucion, për të konfirmuar nëse ndonjëri nga bizneset që funksionojnë në vijën kufitare mes Kosovë dhe Serbisë, ka licencë për operim, por deri në publikimin e këtij artikulli nuk mori përgjigje.

Pyetjes së njëjtë nuk iu përgjigj as Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.

Arifi: Kazinotë operojnë jashtëligjshëm

Por, kryetari i Komunës së Bujanocit në Serbi, Nagip Arifi, thotë për Radion Evropa e Lirë se këto kazino veprojnë ilegalisht.

Sipas tij, këto biznese nuk i kanë lejet e nevojshme për të operuar, përfshirë lejet e ndërtimit.

“Është e vërtetë se janë ndërtuar disa kazino, por asnjëra prej tyre nuk ka leje. Lejet për kazino jepen në Republikën e Serbisë, i jep Ministria e Financave, kurse lejet e ndërtimit i jep pushteti lokal. Por, asnjë kazino nuk ka leje të ndërtimit, kështu që ne i kemi alarmuar organet republikane”, thotë Arifi.

Për ekzistencën e tyre, ai thotë se ka njoftuar Ministrinë e Punëve të Brendshme të Serbisë dhe atë të Financave, në kuadër të së cilës funksionon Autoriteti i Lojërave.

“Organet shtetërore të [Republikës së Serbisë] nuk marrin masa. Ato, sigurisht, e dinë interesin e vet. Sigurisht, e kanë llogaritur lejimin e kazinove si interes shtetëror, sepse aty nuk ka vetëm kazino, por bëhen edhe punë të tjera, të cilat ndoshta e rrezikojnë Republikën e Kosovës”, thotë Arifi, pa dhënë detaje se për cilat punë e ka fjalën.

Vetëm para pak ditësh, thotë ai, këto objekte janë lejuar të kyçen në rrjetin energjetik në Bujanoc.

Deri në fillim të shtatorit, këto biznese, për shkak të afërsisë me Kosovën, kanë qenë të kyçura ilegalisht në rrjetin energjetik të Kosovës, derisa Kompania Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike – KEDS ka bërë shkyçjen.

Ani pse funksionojnë në pjesën e Serbisë, kabllot i kanë pasur të lidhura në disa shtëpi që gjenden rreth 50 metra larg në territorin e Kosovës.

Nga Kosova kaluan në Serbi

Nga fundi i vitit 2018 deri në shtator të vitit 2020, së paku 12 lokale që organizonin lojëra të fatit, funksionuan në këtë zonë, në pjesën e Kosovës. Dhjetë deri në 100 metra ishte largësia e tyre nga vija që ndan Kosovën me Serbinë, në anën e Kosovës.

Për shkak të disa incidenteve dhe shqetësimeve të ngritura nga banorët e fshatit Karaçevë, institucionet e Kosovës morën vendim për rrënimin e tyre, në shtator të vitit 2020.

Në këtë operacion u arrestuan 33 persona – në mesin e tyre edhe dhjetë zyrtarë policorë të Kosovës.

Të arrestuarit u akuzuan për “veprimtari të paligjshme, përfshirë bixhoz të paligjshëm, trafikim me njerëz, trafikim me armë, trafikim me narkotikë, kontrabandim të mallrave dhe aktivitete të tjera kriminale”.

Vija e kuqe në mes ndan Kosovën nga Serbia dhe, siç shihet në këtë hartë të vitit 2020, asnjë objekt nuk ka qenë i ndërtuar në zonën neutrale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas pamjeve satelitore të ofruara nga platforma “Google Earth Pro”, në muajin gusht të të njëjtit vit filloi ndërtimi i objektit të parë në zonën neutrale në anën e Serbisë.

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës thonë për Radion Evropa e Lirë se nga të dhënat që posedojnë, “në territorin e Republikës së Kosovës nuk ka ndonjë objekt që shfrytëzohet për qëllime të kazinove” në zonën kufitare në Karaçevë.

Banorët e Breznicës të shqetësuar

Prania e këtyre objekteve kazinosh, për disa banorë të fshatit Breznicë të komunës së Bujanocit në Serbi paraqet shqetësim serioz.

Nazim Hajdini thotë se ka kërkuar vazhdimisht nga pushteti lokal në Bujanoc, por edhe nga ai qendror në Beograd që të ndërmarrin hapa për pengimin e këtij aktiviteti, për të cilin shprehet i bindur se është ilegal.

“Ne, fshati ynë, udhëtojmë pranë atyre kazinove çdo ditë. Aty ka pasur shumë incidente. Ne kalojmë me familje aty dhe mund të pësojmë. Aty ka rrezikshmëri të lartë”, thotë Hajdini.

Ai tregon se, në të kaluarën, ka qenë administrator i fshatit dhe se kërkesë për t’i mbyllur këto kazino ka bërë edhe zyrtarisht.

“Zyrtarisht u kam kërkuar [nivelit lokal dhe qendror]. Të gjitha [kazinotë] punojnë në të zezën, të gjitha”, thotë Hajdini.

Radio Evropa e Lirë pyeti misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, nëse ka ndonjë përgjegjësi sa i takon vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, sidomos zonës neutrale mes dy shteteve, por nuk mori përgjigje.Në këtë vijë kufitare ka pasur disa incidente dhe aksione të policisë kundër kontrabandës me mallra, kontrabandës me kafshë dhe trafikimit me njerëz.

Që nga aksionet e para për mbylljen e lojërave të fatit në vijën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Karaçevë, penalisht janë proceduar më shumë se 90 persona të arrestuar në aksione të ndryshme./rel

Etiketa: Kazinotë e KaraçevëskosoveSerbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

14:56 : 27/06/2025
RAJONI

Kosovë/ Deputetët pajtohen ta shtyjnë seancën konstituive, pas aktgjykimit të Kushtetueses

14:21 : 27/06/2025
RAJONI

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente në Gazimestan

13:18 : 27/06/2025
RAJONI

Bllokimi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës, Haxhiu: Tërhiqem nëse s’i marr 61 vota

11:14 : 27/06/2025
RAJONI

Paralajmërimi i Kushtetueses për Kuvendin, Albin Kurti fton në takim krerët e partive

10:37 : 27/06/2025
BOTA

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

20:43 : 26/06/2025
Para

Berisha publikon çmimet: Në Shqipëri nafta më e shtrenjtë se në Gjermani

TË GJITHA

E rëndë në Turqi, i riu vret të fejuarën që ngeli shtatzënë nga përdhunimi

18:17 : 27/06/2025

Taulant Xhaka i befason të gjithë, i rikthehet futbollit të luajtur. Ja ku firmosi mesfushori

18:17 : 27/06/2025

Paga minimale rritet ndjeshëm në Gjermani

18:10 : 27/06/2025

“Paqja nuk është më e garantuar”, Britania blen 12 avionë luftarakë F-35 nga SHBA

18:00 : 27/06/2025

U aludua se ka krizë në çift, Luiz Ejlli: Po bëjmë sikur jemi bashkë

17:57 : 27/06/2025

Michelle Obama rindez thashethemet për divorc me Barack Obama

17:56 : 27/06/2025

Zyrtare/ E papritur nga Anglia, klubi i njohur shkarkon trajnerin

17:54 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com