• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korporata e Investimeve e mbylli vitin me humbje, po bordit i dha 20 mln lekë honorare

08:15 : 08/09/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Korporata Shqiptare e Investimeve e mbylli edhe vitin e kaluar pa asnjë të ardhur nga aktivitetet ekonomike.

Sipas pasqyrave të audituara financiare të shoqërisë, viti 2022 u mbyll me humbje neto në vlerën e 69 milionë lekëve, shifër kjo në rritje me 253% krahasuar me vitin 2021.

Megjithëse nuk ka ende aktivitet ekonomik, Korporata e Investimeve vitin e kaluar raportoi një rritje të ndjeshme të shpenzimeve. Në pjesën më të madhe, shpenzimet e kompanisë konsistojnë në shpenzime personeli, shpenzime të tjera operative dhe shpenzime për shërbime.

Në fund të vitit të kaluar kompania raportonte 11 punonjës, ndërsa shpenzimet vjetore të personelit arritën në pothuajse 34 milionë lekë, duke përfshirë pagat, kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, sigurime shtesë dhe trajnime.

Por, një zë tjetër me shumë peshë në shpenzimet e shoqërisë është ai i shpenzimeve për shërbime, për një vlerë të përgjithshme prej 20.3 milionë lekësh. Sipas shënimeve të pasqyrave financiare, shpenzimet për shërbime konsistojnë në honorare për Këshillin Mbikëqyrës të shoqërisë.

Lexo edhe:

Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve

Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë

Një shifër kaq e lartë honoraresh është e pazakontë për anëtarët e organeve drejtuese me kohë të pjesshme dhe për më tepër të një shoqërie që nuk ka ende asnjë aktivitet ekonomik.

Në praktikën e zakonshme të shoqërive tregtare, anëtarët e organeve drejtuese të që nuk janë të angazhuar me kohë të plotë nuk kanë përfitime të krahasueshme me drejtuesit ekzekutivë me kohë të plotë. Një logjikë e tillë ndiqet edhe në pagesën e anëtarëve me kohë të pjesshme në Këshillat apo Bordet e institucioneve publike.

Aksioner i vetëm i Korporatës së Investimeve është qeveria shqiptare, nëpërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, që ka rrjedhimisht edhe tagrin për të emëruar anëtarët e organeve drejtuese të shoqërisë. Siç ndodh zakonisht në këto raste, anëtarët e Këshillit Drejtues janë kryesisht funksionarë të lartë të institucioneve qendrore.

Korporata Shqiptare e Investimeve aktualisht ka një Këshill Mbikëqyrës të përbërë prej shtatë anëtarësh.

Nuk është e pazakontë që prania në bordet e institucioneve apo ndërmarrjeve publike të përdoret si formë shpërblimi për të “rrumbullakosur” pagën e funksionarëve të lartë publikë, por në rastin e Korporatës Shqiptare të Investimeve duket se është tepruar me bujarinë, në kurriz të fondeve publike.

Korporata Shqiptare e Investimeve i ka kushtuar deri tani taksapaguesve 4.4 miliardë lekë, vlera e investimit të deritanishëm të qeverisë në kapitalin e saj aksioner. Deri tani, kompania nuk ka asnjë aktivitet. Vetëm këtë vit, ajo ka nisur procedurat e përzgjedhjes së konsulentëve për të nisur projektet e investimit në energjinë fotovoltaike./Monitor

Etiketa: asnje te ardhurhonorareKorporata e Investimeveme humbjevitin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kullat në pronat publike/ Thirrjet “pa garë” dhe “pa llogari” të Korporatës së Investimeve

11:32 : 02/04/2025
Lajmet e Dites

Tabaku: Korporata e Investimeve, një mjet abuziv që po shkatërron ekonominë

16:35 : 09/01/2025
AKTUALITET

Pas zhgënjimit me Korporatën e Investimeve qeveria ndryshon ligjin

21:37 : 20/03/2023
AKTUALITET

Qeveria çon dy miliardë lekë për shtesë kapitali të Korporatës së Investimeve

08:05 : 28/12/2021
AKTUALITET

Korporata e Investimeve, Rama var në qafë çelësin e pasurisë së vendit

14:15 : 19/10/2019
Para

Ra nga makina dhe përplasi kokën, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar në Itali

TË GJITHA

Rama bën llogaritë: Ja pse dhe ku do i marrim 78 mandate në 11 Maj

21:34 : 09/05/2025

Grupi Houthi sulmon aeroportin e Tel Aviv, paralajmëron Izraeli: Do të përgjigjemi

21:31 : 09/05/2025

Berisha nga mitingu: Nesër në pushtet do bashkëpunojmë ngushtë me Trump dhe Merz

21:24 : 09/05/2025

Ethem Aga, kandidati i veçantë i PD-së, Farkë-Francë dhe rikthim!

21:20 : 09/05/2025

AMP Tiranë pezullon tre punonjës policie

21:16 : 09/05/2025

Zgjedhjet/ Berisha thirrje të rinjve: Më 11 maj, vota është edhe për dinjitetin tuaj

21:13 : 09/05/2025

Në kërkim të një mesfushori, Juventus “hedh sytë” nga Portugalia

21:02 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com