• Kontakt
Friday, May 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Çfarë thuhet për “planin destabilizues të Serbisë” për të cilin paralajmëroi Osmani?

08:18 : 06/09/2023
në RAJONI

Bastisja e një shtëpie në Zveçan – komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës – rezultoi me gjetjen e “një sasie të madhe të armatimit”, njoftoi të martën ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Ai tha se shtëpia e bastisur është përdorur “për grumbullim dhe shpërndarje armësh për grupet kriminale serbe”.

Sipas tij, policia gjeti aty “armë automatike, fishekë, granata dore dhe eksplozivë”.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, tha për Radion Evropa e Lirë se dyshimet për shtëpinë në fjalë, janë ngritur pas pranimit të informatave nga disa qytetarë lokalë.

Lexo edhe:

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh për inteligjencën serbe

Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

“Informacionet i kemi pasur se në një shtëpi, e cila përdoret si objekt dytësor dhe jo shtëpi banimi, ka armë dhe municion dhe mjete shpërthyese. Kemi shkuar, kemi bastisur dhe kemi gjetur disa kallashnikovë, disa granate dore, eksploziv, fishekë, karikatorë dhe pajisje të tjera”, tha Elshani.

Në të njëjtën komunë, në muajin gusht, policia kreu një aksion të ngjashëm, gjatë të cilit konfiskoi mbi 1.200 fishekë.

Më 23 qershor, në afërsi të objektit komunal po në Zveçan, u kap një tjetër sasi armatimi në “një veturë me targa të Beogradit”, siç tha atëkohë ministri Sveçla.

Sipas tij, ajo do të shërbente për “realizimin e sulmeve terroriste ndaj qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Njoftimi i tij për sasinë e re të zbuluar të armëve erdhi vetëm një ditë pasi presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se “Serbia vazhdimisht fut armatim në Kosovë, ilegalisht”.

Osmani, po ashtu, tha se Serbia po synon të zbatojë një plan destabilizues në Ballkanin Perëndimor, të ngjashëm me, siç u shpreh, atë që e realizoi Rusia në Ukrainë, në vitin 2014.

Ajo i bëri deklaratat gjatë një vizite në Shqipëri më 4 shtator, por nuk nxori në pah ndonjë provë që do t’i mbështeste pretendimet e saj.

“Nuk ka javë që kalon që dikush nga Serbia nuk gjuan me armë policët e Kosovës që janë në territorin e Kosovës”, tha ajo.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Zyrës së Presidentes së Kosovës me pyetjen se cila është baza për argumentet e presidentes, lidhur me një plan të Serbisë për të destabilizuar Ballkanin Perëndimor, por, deri në përmbyllje të këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, tha përmes një deklarate për media se deklaratat e presidentes Osmani janë “të kota”, ndërsa politikën e Serbisë e përshkroi si “të përgjegjshme” dhe “paqebërëse”.

“Deklarata të sforcuara”

Mentor Vrajolli, drejtor ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Radion Evropa e Lirë se deklarata e presidentes Osmani lidhur me një plan destabilizues për Ballkanin Perëndimor, mund të jetë “e sforcuar”, për të tërhequr vëmendjen e Perëndimit kah zhvillimet në rajon.

Por, ndonëse presidentja nuk ka dhënë ende ndonjë fakt të prekshëm lidhur me deklaratën e saj, ajo përkon me realitetin, shton ai.

“Serbia, përfundimisht, është aktor detabilizues në rajon. Nuk është [aktor] destabilizues vetëm në Kosovë, por është dëshmuar që është destabilizues edhe në vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Është vërejtur tendenca destabilizuese që ka ndikuar mjaft negativisht në Mal të Zi. Më herët ishin tendencat për të bërë një lloj grushtshteti edhe në Maqedoni [të Veriut]. Ndikimi destabilizues i Serbisë tashmë është i dëshmuar dhe mendoj se, në vazhdimësi, është prezent, më shumë sesa është folur për të në publik”, vlerëson Vrajolli.

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Verolub Petroniq, nga Qendra Humanitare në Mitrovicë, i cilëson po ashtu si të sforcuara deklaratat e presidentes Osmani.

Ai nuk beson se shteti i Serbisë fut armatim në veri të Kosovës, në mënyrë të organizuar.

“Nëse dikush do të blejë armë, ai më parë do ta blejë në Kosovë, sesa ta sjellë nga Serbia. Ekzistojnë kontrolle rigoroze të policisë kufitare dhe mendoj se nuk ka gjasa të kalojë dikush. Mendoj se dikush mund të sjellë një ose dy pushkë, por një sasi më të madhe, më serioze të armëve, është vështirë ta përbirosh pa u ditur, sepse AKI-ja [Agjencia e Kosovës për Inteligjencë] ka rrjet të informatorëve mjaft mirë të shtrirë në veri, madje edhe në mesin e serbëve”, thotë Petroniq për Radion Evropa e Lirë.

Incidentet në veri

Radio Evropa e Lirë pyeti Policinë e Kosovës për të shtënat nga territori i Serbisë në drejtim të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës – të ngritura si çështje nga presidentja Osmani – por ky institucion sugjeroi REL-in që t’iu referohet raporteve të përditshme policore.

Raportet e tilla, gjatë këtij viti, nuk përmendin raste të të shtënave nga territori i Serbisë në drejtim të Policisë së Kosovës.

Një incident ka ndodhur më 14 qershor, kur forcat e Serbisë kanë arrestuar tre policë të Kosovës. Sipas autoriteteve në Prishtinë, ata janë “rrëmbyer” në territorin e Kosovës, por zyrtarët në Beograd kanë thënë se ata janë kapur në territorin e tyre.

Tre policët, ndërkohë, janë liruar për t’u mbrojtur në liri për “armëmbajtje pa leje” – vepër me të cilën i ka ngarkuar Serbia.

Sipas raportimeve të fundit të Policisë së Kosovës, brenda territorit të Kosovës, më 11 gusht, ka pasur të shtëna me armë zjarri në Zubin Potok. Incidenti ka ndodhur derisa policia po kryente një operacion për ndalimin e pesë personave të dyshuar për kontrabandim të mallrave jolegale. Të gjithë ata u arrestuan.

Sulme ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës në veri ka pasur në disa raste qysh në fund të majit.

Në atë kohë ka nisur edhe rritja e tensioneve në zonë, pasi kryetarët shqiptarë të komunave me shumicë serbe kanë marrë detyrën, përkundër revoltës së banorëve lokalë serbë.

Çfarë thotë komuniteti ndërkombëtar?

Radio Evropa e Lirë pyeti Departamentin amerikan të Shtetit nëse është në dijeni për ndonjë plan për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, të pretenduar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në përgjigje, DASH-i nuk specifikoi të jetë në dijeni për një gjë të tillë, por një zëdhënëse e tij tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës “e mbështesin plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë, që ka për qëllim arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të normalizimit”, e që “SHBA-ja beson se duhet ta ketë në qendër njohjen eventuale të ndërsjellë”.

Sipas kësaj zëdhënëseje, angazhimi konstruktiv dhe tentimet e sinqerta të mirëbesimit nga Kosova, por edhe nga Serbia, “do të sillnin përfitime afatgjate për qytetarët”, përfshirë rritjen ekonomike, dhe “do të siguronin stabilitet rajonal afatgjatë”.

“Ne duam të shohim përparim në zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të dialogut, përfshirë obligimin e Kosovës për ta themeluar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Është qëndrimi ynë që të gjitha marrëveshjet e kaluara, të arritura brenda kornizës së dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, të zbatohen”, tha zëdhënësja e DASH-it.

“Dialogu dhe kompromisi janë tejet të rëndësishëm. Nuk janë shenja dobësie, të dyja janë thelbësore për ta arritur një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, që mbështetet nga brenda, që mbetet tejet e rëndësishme për realizimin e aspiratave të të dyja vendeve në BE”, shtoi ajo.

Për pretendimet e presidentes Osmani, Radio Evropa e Lirë pyeti edhe misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe Bashkimin Evropian, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje./rel

Etiketa: destabilizimkosoveSerbivjosa osmani

Lajme të lidhura

BOTA

Prokuroria e Kosovës ngre aktakuzë ndaj një të dyshuari për spiunazh për inteligjencën serbe

16:40 : 23/05/2025
RAJONI

Dështon për të 20-ën herë seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

12:10 : 23/05/2025
RAJONI

Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

10:41 : 23/05/2025
BOTA

BE nis heqjen e masave ndaj Kosovës, Kallas bën thirrje për zhbllokim të ngërçit politik

17:51 : 22/05/2025
RAJONI

Tragjike në Kosovë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë i spitalit, ndërron jetë në vend

09:49 : 22/05/2025
RAJONI

Kryediplomatja europiane: Dialogu Kosovë – Serbi, domosdoshmëri për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së

09:31 : 22/05/2025
Para

Lajm i trishtë! Ndërron jetë nobelisti shqiptar, Ferid Murad

TË GJITHA

Mediu: Ja pse SHBA nuk e ka uruar Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit

22:19 : 23/05/2025

“Më ço foto lakuriq ose të bëra…”/ Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar

22:16 : 23/05/2025

Sulmi me thikë në stacionin e trenit në Hamburg, 17 të plagosur, arrestohet 39-vjeçarja

22:11 : 23/05/2025

Lëshuan tituj “pa hesap”, Universiteti i Arteve “lë në baltë” profesionistët e vërtetë

21:59 : 23/05/2025

Shpata e Napoleonit shitet për 4.7 milionë euro në ankand

21:58 : 23/05/2025
Screenshot

Rama pret urimet/ Ambasada e SHBA i sjell mesazhin e prokurores Pam Bondi

21:34 : 23/05/2025

Banda e “Visit të Pojës”/ Lirohet avokati Tragaj dhe dy të tjerë, mbeten në burg 11 të akuzuar

21:22 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com