• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DW: Riformatohet qeveria Rama pas goditjeve nga SPAK! PS-së po i plasin skandale korrupsioni njëri pas tjetrit

Riformatimi i qeverisë së Tiranës nuk është i papritur. Kryeministri Rama e kishte paralajmëruar atë pak javë më parë, kur shkarkoi të gjithë kupolën drejtuese të PS, kryetar i së cilës ai është që nga viti 2005.

11:11 : 05/09/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ndryshimet në qeverinë shqiptare vijnë kur në këto 2 vite të para të mandatit të tretë qeverisës, PS po i plasin skandale korrupsioni njëri pas tjetrit. Struktura e Posaҫme Anti-Korrupsion, (SPAK) po heton ministra, ish-ministra dhe zyrtarë të lartë socialistë ndërkohë që një duzinë prej tyre janë në arrest me burg për korrupsion. Ish zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj, i shkarkuar nga kryeministri Rama vitin e kaluar, u arratis para dy muajsh dhe tani është në kërkim ndërkombëtar. SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe ka për atë një mandat arresti.

Kryeministri Rama u shpreh në Asamblenë e PS, që i parapriu paraqitjes të hënën të riformatimit të qeverisë se “nuk do të mbrojë  asnjë pushtetar që do të përballet me drejtësinë.”

Kush largohet dhe kush vjen në qeverinë Rama?

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaҫka largohet nga kabineti qeveritar i kryeministrit Rama. Ajo ka qënë pjesë e qeverive Rama si ministre e Mirëqenies Sociale, Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme. Opozita i kërkon Gjykatës Kushtetuese heqjen e mandatit të deputetes pasi bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, është shpallur investitor strategjik nga qeveria Rama dhe është lejuar të ndërtojë në bregdetin e Jonit, në Dhërmi të Himarës një kompleks turistik, në një tokë të blerë prej tij, për të cilën ka një padi në SPAK për falsfikim dokumentash pronësie. Në vend të Olta Xhaҫkës, Kryeministri Rama emëron Igli Hasanin, ish përfaqësues i Shqipërisë në OSBE, 2018-2021, aktualisht koordinator i OSBE-së për Ekonominë dhe Klimën.

Lexo edhe:

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj

Një tjetër ministre që largohet është ajo e Bujqësisë, Frida Krifca. Në korrik të këtij viti Komisioni Europian (KE) njoftoi ndërprerjen e përkohëshme të financimit për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural në kuadër të Programit IPARD II.  Sipas delegacionit të BE në Tiranë, ndërprerja u bazua “në informacionin nga Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit, pas hetimit lidhur me akuzat për korrupsion në zbatimin e programit IPARD II.” Në vend të saj në qeveri rikthehet deputetja socialiste Anila Denaj, ministre e  Financave dhe Ekonomisë, 2018-2021.

Protesta të opozitës kundër qeverisë, mars 2023
Protesta të opozitës kundër qeverisë, mars 2023Fotografi: Ani Ruci/DW

Ministrja e Financave Delina Ibrahimaj shkarkohet dhe merr detyrën e ministres pa portofol të sipërmarrjes. Në vend të saj Kryeministri Rama emëron Ervin Meten, ish zëvendësministër në  Ministrinë e Financave, aktualisht drejtor i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare.

Evis Kushi largohet nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve. Në vend të saj emërohet Ogerta Manastirliu,  Ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale që nga viti 2017. Ministre e Shëndetësisë emërohet Albana Koҫiu, drejtore e Departamentit të Administratës Publike. Ministrja e shtetit për Shërbime dhe Standartet, Milva Ekonomi, ajo e Arsimit dhe Sporteve, Evis Kushi propozohen për në sekretariatin e PS.

Opozita: Qeveria Rama nuk i shpëton dot drejtësisë

Kryetari i PD Lulzim Basha e quajti PS pas riformatimit të saj “të damkosur nga SPAK për aferën e inceneratorëve që nuk i shpëton drejtësisë me tubime partiake” “Drejtësia duhet të vijojë punën e saj për hetimin e aferës së inceneratorëve, sterilizimit dhe çdo denoncimi për korrupsionin shtetëror në çdo hallkë. E pandikuar nga presioni qeveritar apo politik i kujtdo qoftë. Kjo është mënyra e vetme për të vënë para drejtësisë abuzuesit me pasuritë e shqiptarëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre” theksoi Basha të hënën në median sociale. Riformatimi i qeverisë Rama pritet të miratohet me dekret nga presidenti Bajram Begaj./Dw

Etiketa: Edi Ramakorrupsionqeveriqeveria Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025
AKTUALITET

Këlliçi: Aksioni jonë mbaron kur të dërgojmë Ballukun dhe Ramën tek Erion Veliaj

19:11 : 17/11/2025
AKTUALITET

Berisha: Rama i pamëshirë! Deklaroi se të sëmurët me kancer mbetën pa ilaçe se ishin shumë

18:52 : 17/11/2025
AKTUALITET

Çollaku: Prokuroria do kërkojë largimin e Ballukut nga qeveria Rama brenda javës

17:54 : 17/11/2025
AKTUALITET

“Paqja fiskale”, Qeveria përgatitet të falë miliarda lekë borxhe ndaj tatimeve e doganave

17:17 : 17/11/2025
AKTUALITET

Kërkesa për ekstradim, reagon Ahmetaj: Situatë e iniciuar! Është bërë që në 2023

15:30 : 17/11/2025
Para

Rritet çmimi i qirave për studentët

TË GJITHA

Zbulohen emrat e disa prej banorëve të Big Brother VIP 5

20:38 : 17/11/2025

Mali i Zi akuzon ambasadorin rus: Mesazhet e tij, kërcënim për sovranitetin e vendit

20:28 : 17/11/2025

Troket “java e metamorfozës”, Meri Shehu: Ndryshime me përmbysje të mëdha, më të ndikuar…

20:14 : 17/11/2025

Ndryshime në sistemin e azilit në Britani, katërfishohet pritja për shtetësi

20:09 : 17/11/2025

Zbulohet gjendja e Armando Brojës pas dëmtimit të rëndë në këmbë

19:59 : 17/11/2025

Foltorja 2/ Opozita protestë para Kryeministrisë: Të largohet “Palloshi i gjatë” dhe Lubi Balluku

19:53 : 17/11/2025

Mbyllet protesta përpara Kryeministrisë, Berisha: Kjo foltore nuk ndalet!

19:45 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com