• Kontakt
Tuesday, November 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Skandal në Klinikën e Onkologjisë, vidhen ilaçet e të prekurve nga kanceri

22:24 : 04/09/2023
në RAJONI

Skandali në Klinikën e Onkologjisë në Spitalin Shtetëror të Shkupit ka nxitur reagime të shumta në opinionin publik, në mesin e punonjësve mjeksorë por edhe tek partitë politike. Pas një shkrimi në gazetën maqedonase Fokus për vjedhjen nga personeli mjeksor të ilaçeve dhe terapisë nga Klinika e Onkologjisë dhe shitjen e tyre në tregje të tjera, Prokuroria Themelore në Shkup konfiskoi dy kompjuterë në këtë spital dhe bastisi dy banesa private në Shkup, por pa dhënë hollësi të tjera lidhur me rastin.

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë bën thirrje që të mos damkoset e gjithë klinika dhe profesionistët e mjeksisë në përgjithësi për një individ të dyshuar si keqbërës në këtë rast.

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti dhe Drejtorja e Klinikës së Onkologjisë dhe Radioterapisë, Violeta Klisarova lanë të kuptohet sot në një konferencë shtypi, se një infermiere e punësuar më parë në këtë spital dhe e pushuar nga puna në pranverë të këtij viti ishte akuzuar më parë për vjedhje të terapisë së pacientëve, ndërkohë që ata nuk deshën të flasin për përgjegjësinë gjatë periudhës kur nuk kanë pasur rol menaxhues.

Zoti Mexhiti thotë se duhen zhvilluar hetime të pavarura dhe se askush në sistemin shëndetësor nuk do të mund t’i mbrojë ata që janë përfshirë në veprime të tilla kriminale.

“Autorët e krimit kanë emër dhe mbiemër dhe në procesin e zbulimit dhe sanksionimit ne duhet të mbrojmë mjekët dhe të gjithë personelin mjekësor. Inkurajojmë të gjitha shoqatat e pacientëve me kancer, individëve ose grupeve që mund të ndihmojnë me këtë hetim që të na kontaktojnë ne dhe institucionet e hetimit”, tha Ministri Mexhiti.

Lexo edhe:

Grabitja me dhunë e lokalit në Kashar, arrestohen 6 persona (EMRAT)

Grabitën argjendarinë në Bulqizë, arrestohen dy ‘skifterët’

Ndërkohë, tek një pjesë e pacientëve apo familjarëve që kanë humbur të afërm nga sëmundjet e kancerit po shtohen dyshimet për manipulimet me barëra në klinikën shtetërore të Onkologjisë.

Se a ka mundur të ndodh që pacientëve gjatë terapisë t’u jepet solucion fiziologjik në vend të citostatitkëve, siç ka dyshime – këtë duhet ta dëshmojë hetimi i Prokurorisë.

Rasti ka thelluar përplasjet midis opozitës dhe partive në pushtet.

VMRO-DPMNE e quan aktin një bashkim kriminal dhe monstruoz të disa personave nga fusha e mjeksisë, të afërm me partitë në pushtet. “Në vend që ilaçet t’u jepen atyre të cilët kanë më së shumti nevojë për to apo që vdesin nga dhimbjet, ata i stërshesin barërat duke lënë pacientët në mëshirë të fatit”, u shprehHristijan Mickovski, kryetar i VMRO-së, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike.

Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se nuk do të ketë falje për askënd dhe se pas 20 vjetësh po pastrohet, siç tha, kriminaliteti në Onkologji.

“Bëhet fjalë për kriminalitet shumëpartiak dhe shumetnik që patjetër duhet të pastrohet”, tha zoti Kovaçevski.

Bashkimi Demokratik për Integrim kërkon që politika të qëndrojë larg nga hetimet rreth kësaj çështjeje, ndërsa personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Ndërsa, Presidenti maqedonas Stevo Pendarvoski shikon dështim tek sistemi shëndetësor dhe humbjen e besueshmërisë jo vetëm tek të personat e sëmurë, por vë pikëpyetje edhe tek cilësia e trajtimit të pacientëve në të ardhmen. Shoqatat e pacientëve të prekur nga kanceri kanë paralajmëruar protesta para qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë./ VOA

Etiketa: Grabitjemedikamenteshkup

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Grabitja me dhunë e lokalit në Kashar, arrestohen 6 persona (EMRAT)

15:55 : 06/11/2025
AKTUALITET

Grabitën argjendarinë në Bulqizë, arrestohen dy ‘skifterët’

12:40 : 05/11/2025
AKTUALITET

Morën peng biznesmenin italian dhe i grabitën 300 mijë€, arrestohet dhe “skifteri” shqiptar/ Emrat – Detaje

12:47 : 04/11/2025
BOTA

Francë/ U maskuan si oficerë policie, banda e “skifterëve” grabit punishten e arit në Lyon

18:04 : 30/10/2025
BOTA

Grabitja e muzeut të Luvrit, ADN-ja nxori zbuluar autorët. Ende asnjë gjurmë nga bizhuteritë

09:51 : 27/10/2025
BOTA

Arrestohen dy persona për grabitjen spektakolare të muzeut të Luvrit

10:53 : 26/10/2025
Para

Mourinho merr vendimin, Kumbulla i dëmtuar në listën e Europa League

TË GJITHA

Horokopi për ditën e martë, 11 nëntor 2025

23:02 : 10/11/2025

A do shkojë Balluku drejt arrestit? Ja çfarë thotë ish-prokurori

22:55 : 10/11/2025

U plagos me thikë pas një sherri, 30-vjeçari në gjendje kritike për jetën

22:49 : 10/11/2025

Arrestimi i Kevi Muçllarit/ Banorët mblidhen te Komisariati i Pogradecit, thirrjet për policinë

22:37 : 10/11/2025

Klodiana Lala: SPAK mund të thërrasë edhe Edi Ramën për 21 Janarin

22:25 : 10/11/2025

Hetimi ndaj Ballukut/ Shkullaku: A po shkon SPAK drejt Ramës dhe sistemit të tenderave ?

22:17 : 10/11/2025

“Libër llogarish kriminale”/ Media spanjolle: Si ‘ditari’ i kreut të klanit shqiptar fundosi rrjetin e kanabisit në Katalonjë

22:09 : 10/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com