• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shpresë për kthesë në Bruksel? Takim i ri Kurti-Vuçiç

Konfirmimi për takimin e ri mes Kurtit e Vuçiçit erdhi pas bisedimeve intensive që i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak zhvilloi gjatë javës së shkuar me kryeministrin Kurti e presidentin Vuçiç.

09:53 : 04/09/2023
në RAJONI

Pas një periudhe tensionesh në veri dhe përplasjes në  distancë me një retorikë të ashpër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen me 14 shtator në Bruksel nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Takimin e ka konfirmuar kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, dhe i dërguari i tij për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ecejake diplomatike të të ngarkuarit të BE

Javën e kaluar, Lajçak takoi ndaras dy udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë dhe tha se “dy liderëve ua ka rikujtuar se gjitha marrëveshjet e dialogut janë valide dhe se ato duhen zbatuar plotësisht dhe pa vonesa”.

“Në Bled, unë kisha takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Ne biseduam për përgatitjet për takimin e radhës të nivelit të lartë në shtator, me përqendrim te normalizimi i marrëdhënieve dhe zbatimi i deklaratës së BE-së të 3 qershorit. Po ashtu kam ngritur shqetësimin rreth situatës në veri të Kosovës”, shkroi  Lajçak në facebook.

Lexo edhe:

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

Nga Bledi, Lajçak udhëtoi për në Beograd, ku takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. “Kemi biseduar në detaje për përpjekjet për ulje të tensioneve dhe mbajtje të zgjedhjeve të reja në veri të Kosovës, si dhe zbatimin e gjitha marrëveshjeve të dialogut. Ua kam kujtuar të dy liderëve se të gjitha marrëveshjet e dialogut mbesin valide dhe detyruese për të dyja palët dhe duhet zbatuar plotësisht dhe pa kushte apo vonesa”, shkoi Lajçak, pas takimit me Vuçiq.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq në maj 2023 në praninë e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të ngarkuarit të BE për dialogun, Lajçak
Takimi i fundit Kurti-Vuçiq në maj 2023 në praninë e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe të ngarkuarit të BE për dialogun, LajçakFotografi: Fred Sierakowski/AP Photo/picture alliance

BE kërkon hapa të tjerë nga Kosova për shtensionimin e situatës

Kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiq,  për herë të fundit janë takuar katër muaj më parë, më 2 maj, vetëm pak kohë pas mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, zgjedhje këto të cilat janë bojkotuar nga serbët lokal. Në muajin qershor, Bashkimi Evropian kërkoi uljen e tensioneve me kërkesë të qartë; pezullimin e operacioneve policore në veri, zhvendosjen e  kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar se tashmë ka përgjysmuar praninë e njësive të policisë në ndërtesat komunale në veri dhe është pajtuar për organizimin e zgjedhjeve të reja. Në këtë rrethanë të re, qeveria kërkon që Bashkimi Evropian të heqë masat ndëshkuese ndaj Kosovës të cilat u vendosën, sipas BE, në “mungesë të koordinimit dhe sjellje jo evropiane lidhur me zhvillimet në veri. Bashkimi Evropian ka thënë se veprimet e fundit të qeverisë në drejtim të shtensionimit të situatës në veri, janë hapa të rëndësishëm në drejtimin e duhur, por, nevojiten hapa të tjerë për të zbutur krizën në veri me zgjedhjet e parakohshme që duhet të mbahen sa më shpejt./DW

Etiketa: albin kurtiAleksander Vucickosove/serbi

Lajme të lidhura

RAJONI

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025
RAJONI

Albin Kurti: Serbia po ndërhyn në zgjedhjet në Kosovë, BE të reagojë

13:27 : 07/10/2025
RAJONI

Osmani akuzon Vuçiç-in se tentoi të prishte takimin e Bërdo-Brijunit

15:00 : 06/10/2025
RAJONI

Kurti: Dallimet me SHBA-në kanë të bëjnë me taktikat, jo me vlerat dhe qëllimet strategjike

20:28 : 01/10/2025
RAJONI

Kurti takim me kongresistin amerikan Mike Lawler, në fokus thellimi i partneritetit Kosovë-SHBA

15:42 : 29/09/2025
RAJONI

Kurti për pezullimin e Dialogut me SHBA-në: S’mund të bëj kompromise me sundimin e ligjit në veri

17:14 : 28/09/2025
Para

Fatos Nano del nga intubimi, si është gjendja e tij shëndetësore

TË GJITHA

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025

Vizita në Shqipëri “i kushton shtrenjtë” kryebashkiakut të New York-ut

20:44 : 08/10/2025

Raporti i BB: Ngadalësohet ekonomia e Ballkanit Perëndimor

20:31 : 08/10/2025
Screenshot

VENDIMI/ Shpallen sekrete shpenzimet e Edi Ramës për udhëtimet jashtë vendit

20:16 : 08/10/2025

Përplasen dy makina në Fier, njëra përfundon në kanal, dy të plagosur

19:58 : 08/10/2025

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com