• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratorët “i hanë kokën” edhe Farudin Arapit. Detyrohet të japë dorëheqjen

14:08 : 04/09/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Kur Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), nisi historinë e sekuestrimit të inceneratorëve, qeveria risolli “nga pensioni” administratorin e hershëm, Farudin Arapi.

Dikur menaxher i firmave piramidale, Arapit iu ngarkua menaxhimi i kompanive “Integrated Technology Service” të Klodian Zotos dhe shoqëritë që rridhnin prej saj, koncesionarin “Albtek Energy” të inceneratorit të Elbasanit dhe koncesionarin “Integrated Technology Waste Treatment” të inceneratorit të Fierit.

Farudin Arapit iu ngarkua edhe përgjegjësia për të mbrojtur aferën e inceneratorëve, duke u shprehur publikisht konsiderata të larta për këto investime abuzive të qeverisë.

Por, tashmë, dy vjet pasi iu ngarkua “barra” për të mbrojtur inceneratorët, edhe Farudin Arapi doli jashtë loje.

Lexo edhe:

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

Prej fillimit të Gushtit 2023, Arapi është larguar si administrator nga të gjitha kompanitë e sekuestruara. Jo vetëm atyre të inceneratorëve, por ai është larguar edhe nga administrimi i “Ora News”.

“Boldnews.al” mësoi se ai ka pasur përplasje të ashpra me titullarët e tij të Agjencisë së Pronave të Sekuestruara, si edhe me Ministrinë e Infrastrukturës, e cila është autoriteti kontraktor për kompanitë e impianteve të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, Fier dhe Tiranë.

Një informacion, gjithësesi i pakonfirmuar, thotë se Farudin Arapi jo vetëm që ka dhënë dorëheqjen nga pozicioni në kompanitë e sekuestruara, por ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK për disa zyrtarë të lartë qeveritarë e lokalë, për shkak të problematikave që ka konstatuar, sidomos gjatë administrimit të inceneratorit Fier.

Megjithatë, informacioni për kallëzimin penal mbetet ende në kuadrin e zërave të pakonfirmuar.

Por, ajo që është e vërtetë dhe që pranohet nga vetë Arapi, është fakti se mes tij dhe strukturave të tjera ka pasur përplasje dhe se ai është detyruar të marrë lejen, para se të kryejë shkëputjet përfundimtare nga detyra.

Diçka të tillë e ka pranuar vetë Arapi, në një komunikim telefonik me “Boldnews.al”.

Ai deklaroi se ka dhënë dorëheqjen nga administrimi i kompanive “për shkak të mospërmbushjeve të disa kushteve dhe kritereve që kisha kërkuar për realizimin e detyrës që më ishte ngarkuar”.

I pyetur se me kë i kishte pasur këto mosmarrëveshje, Farudin Arapi nuk pranoi të jepte komente më të zgjeruara.

Po ashtu, ai nuk pranoi as pyetjen nëse kishte dorëzuar kallëzim penal për zyrtarë të lartë shtetërorë e lokalë, sidomos në Fier. “Ju lutem, jam me pushime dhe më pas do të bëj dorëzimet”, u shpreh shkurt Farudin Arapi, i cili gjithësesi pranoi se nuk ishte larguar qetësisht.

“Po, u largova për shkak të mosmarrëveshjeje”, deklaroi prerë ai, pa shpjeguar natyrën e tyre.

Etiketa: Faraudin Arapiinceneratorespak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025
AKTUALITET

‘Shteti i Rrumit’ dhe skema e grabitjes së tokave në Durrës dhe Tiranë

09:48 : 09/10/2025
AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Gara për kreun e SPAK/ Sotir Kllapi i shtohet listës së kandidatëve për të zëvendësuar Dumanin

13:10 : 08/10/2025
AKTUALITET

Daily Mail: Shqiptari i kërkuar nga SPAK lëviz i lirë rrugëve të Londrës

10:04 : 08/10/2025
AKTUALITET

Sot dita e fundit për dorëzimin e dokumenteve për kreun e ri të SPAK, 4 kandidatë në garë

09:48 : 08/10/2025
Para

Ishte duke udhëtuar me makinë së bashku me djalin, pëson arrest kardiak, vdes shoferi në Himarë

TË GJITHA

36-vjeçarja në Maliq tenton të vrasë veten në banesën e saj

11:39 : 09/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja, Berisha: Urrejtja e shqiptarëve është për drejtësinë e Koçiut, jo për individin

11:36 : 09/10/2025

Besnik Brahimi merr mandatin pas dorëheqjes së Tom Doshit në Shkodër

11:31 : 09/10/2025

Porositi vrasjen e Klevis Lleshit, sekuestrohen 5 milionë euro pasuri të Aurel Hoxhës

11:26 : 09/10/2025

“Ka rënë shteti”, Bardhi: Në Aruba, qeveritarët biseduan me krimin për të pastruar para në ndërtim

11:15 : 09/10/2025

U fut në berberhane dhe sulmoi me mjet prerës 23-vjeçarin, arrestohet i riu pas 9 muajsh në kërkim

11:13 : 09/10/2025

Minatorët në protestë përpara Parlamentit: Ne vritemi për bukë, deputetët marrin 4 000 €

11:05 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com