• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

‘Armata e Veriut’: Kukësi s’është pronë private, por i kuksianëve!

22:51 : 04/09/2023
në SPORT

Dy humbje në po kaq ndeshje në këtë fillim sezone, një skuadër aspak kompetitive dhe një e ardhme që nuk të ngroh.

Tifozët e Kukësit duan që skuadra e qytetit të tyre të mos konsiderohet pretendentja e parë për të rënë nga kategoria, por të kthehet me petkun e pretendentes, siç ka qenë për një dekadë.

Në një reagim në rrjetet sociale, “Armata e Veriut” u kërkon pronarëve aktuale të klubit t’u hapin rrugëve investitorëve të rinj, për ta kapërcyer këtë situatë të vështirë.

“Klubi i Kukësit, pavarësisht se është një shoqëri aksionare, aksionet e së cilës janë të ndara mes familjes Gjici dhe biznesmenit Marsel Braka, kurrsesi nuk mund të trajtohet si një pronë private për sa kohë bëhet fjalë për një skuadër që përfaqëson një qytet.

Klubi i Kukësit ka shkruar historinë në dekadën e fundit, teksa familja Gjici ka merita të padiskutueshme në fitimin e titullit kampion, Kupave të Shqipërisë dhe Superkupës, në ecurinë dhe përfaqësimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

Lexo edhe:

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

Kukësi ishte skuadra që u tregoi të gjithëve se mund të përballemi denjësisht me çdo kundërshtar. Askush, asnjëherë nuk do i mohohen meritat familjes Gjici për atë çka ka dhënë për këtë klub.

POR, në situatën ku ndodhet, kurrsesi nuk mund të lejohet që një skuadër, e cila për vite e vite me radhë ka garuar në për titull, të jetë ndër skuadrat më të kuotura për të rënë nga Kategoria.

Pa dashur të drejtojmë gishtin nga persona të përveçëm, ne duam që të lihet rruga e hapur për investitorët e rinj, të cilët kanë shfaqur interesin për të financuar te klubi i Kukësit.

Nuk është e logjikshme, në kushtet kur janë mundësitë për të mos investuar, të mos hapet udha për biznesmenë të tjerë, që të vijojnë të mbajnë ekipin në nivele të larta.

Futbolli është sporti më i dashur më botë e skuadra e Kukësit i ka mundësuar për vite e vite me radhë popullit kuksian të argëtohet, si nga të paktat aktivitet.

Nuk është zgjidhje largimi i ish-kapitenit Rraman Hallaçi, mosaktivizivimi i lojtarëve kuksianë apo fshirja e komenteve, siç po bën klubi në javët e fundit.

Ndaj, i kërkojmë bordit drejtues të shohë e të analizojë mirë situatën, për të vendosur më të mirë e klubit, duke shtuar investimin ose duke hapur kahun për të mirën e klubit, në mënyrë që investitorë të rinj të vazhdojnë rrugën e artë që kemi shtruar.

Ne, nuk duam të kthehemi një dekadë mbrapa, nuk mund ta pranojmë kurrsesi.

Mendoni mirë e jepini një zgjidhje për këtë situatë, para se të jetë shumë vonë.

Kukësi është i kuksianëve, nuk është biznes privat, me interes individual!”

Etiketa: armata veriutKukësikuksianetprone

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kukës/ Tentoi të vriste me armë zjarri një person pas konfliktit banal, arrestohet 47-vjeçari

16:01 : 17/09/2025
AKTUALITET

Paradoksi/ Kukësi qarku më i varfër i vendit ka shkallën më të lartë të punësimit

15:28 : 04/09/2025
AKTUALITET

Sigurimi i detyrueshëm nga tërmetet, juristët: Duhet të përfshihen edhe zjarret e përmbytjet

13:24 : 14/08/2025
SPORT

Mesfushor nga Argjentina që vjen nga amatorët, Kukësi prezanton përforcimin e radhës

18:18 : 04/08/2025
SPORT

Miqësorja ndaj Kukësit, ja kush do të drejtojë sot Partizanin

09:03 : 02/08/2025
AKTUALITET

Ylli Manjani: Kodi i Ri Penal është “arma” e qeverisë për grabitjen e pronës

22:22 : 29/07/2025
Para

Kur do heqë dorë nga politika? Ja si përgjigjet Vjosa Osmani

TË GJITHA

Horoskopi, e enjte, 9 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:09 : 08/10/2025

Aksident në aksin Qafë Mali-Fierzë, makina del nga rruga dhe përfundon 300 metra në humnerë

23:03 : 08/10/2025

Artan Hoxha: Mond Çekiçi, truri i bandës së Shijakut! Menaxhonte portin e Durrësit

22:57 : 08/10/2025

Nga familjarët e burrit te ish-deputetë dhe zyrtarë të PS/ Kujt ia dha Frida Krifca fondet IPARD?

22:43 : 08/10/2025

Vuçiç: Jam i tmerruar nga Turqia, po armatos Kosovën!

22:29 : 08/10/2025

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com