• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rreziku i nënvleftësuar i hipertonisë tek fëmijët

Duket se askujt nuk i shkon mendja se një fëmijë mund të ketë tension të lartë të gjakut. Por në fakt fëmijët ashtu si edhe të rriturit mund të vuajnë nga hipertonia dhe pasojat janë të ngjashme në të dyja grupmoshat.

18:12 : 03/09/2023
në AKTUALITET, BOTA, SHENDETI

Fëmijët dhe të rinjtë që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut, e njohur si hipertoni, rrezikohen që të vuajnë edhe në moshë madhore prej saj.

Sipas një studimi në Kanada, publikuar më 2022 nga National Library of Medicine, hipertonia është një ndër shkaqet më të shpeshta të vdekjeve në botë, por që në fakt mund të parandalohen, nëse ajo trajtohet në kohën e duhur. Numri i fëmijëve me hipertoni dekadat e fundit është shtuar ndjeshëm.

Cilat janë shkaqet?

Shkaqet më të shpeshta janë adipositas, mungesa e lëvizjes ose një sëmundje kronike e veshkave. Edhe pesha e ulët në lindje mund të jetë një faktor i mundshëm rreziku, po ashtu si edhe predispozita gjenetike, kur edhe prindërit vuajnë nga hipertonia.Nëse prindërit pijnë duhan edhe kjo ndikon negativisht në tensionin e gjakut tek fëmijët.

Lexo edhe:

EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

Fëmijë duke luajtur
Fotografi: picture alliance/Uli Deck/dpa/

Kur një fëmijë ka marrjemendsh, mospërqendrim në mësim e lexim ose gjakderdhje nga hundët, askujt nuk i shkon mendja, se tensioni i lartë mund të jetë shkaku.

“Eshtë e rëndësishme, që qysh në fëmijëri dhe në moshë të re t’i kushtohet vëmendje tensionit”, këshillon Robert Dalla-Pozza nga Klinika e Universitetit Ludëig-Maximilian të Mynihut.

“Kjo vlen kryesisht për fëmijët, të cilët kanë kaluar infeksion në kanalet urinare apo u janë prekur edhe veshkat nga infeksioni, ose për fëmijët e lindur me veshka difektoze, me cist të veshkave apo ngushtim të arterieve të veshkave”, shpjegon Dalla-Pozza. Veshkat janë një pjesë e rëndësishme e një qarkullimi të rregullt kompleks dhe rregullojnë presionin e gjakut.

Çfarë ndodh me tensionin e lartë?

Ushqyerja jo e shëndetshme është një ndër arsyet, përse shumë fëmijë vuajnë nga tensioni i lartë. Kjo vlen në mbarë botën, thotë Dalla-Pozza. “Kur fëmijët në vendet në zhvillim ndjekin mënyrën perendimorë të jetesës, ata çuditërisht jo vetëm preken nga sëmundjet tipike të civilizimit, si mbipesha, por si rrjedhojë e kësaj preken edhe nga hipertonia.”

Fëmijët në vendet afrikane duke përdorur p.sh. fast food shumë shpejt shtojnë në peshë duke vuajtur edhe pasojat e saj gjatë jetës
Fëmijët në vendet afrikane duke përdorur p.sh. fast food shumë shpejt shtojnë në peshë duke vuajtur edhe pasojat e saj gjatë jetësFotografi: ASHRAF SHAZLY/AFP/Getty Images

Fëmijët në vendet afrikane duke përdorur p.sh. fast food shumë shpejt shtojnë në peshë duke vuajtur edhe pasojat e saj gjatë jetës, thotë, thotë Dalla-Pozza: “çdo enë e qarkullimit të gjakut vjetërohet, nuk është më elastike dhe ngurtësohet. Ky është një proces normal i plakjes. Por ky proces fillon qysh në moshën e fëmijërisë nëse ata vuajnë nga hipertonia, si rrjedhojë me kalimin e moshës ata përballen me procesin e përforcuar të plakjes.”

Përse është tensioni i lartë i gjakut tek fëmijët kaq i rrezikshëm?

Nga tensioni i lartë gjaku vazhdimisht pompohet me shumë presion nëpër paretet e enëve të gjakut dhe në trup. Enët e gjakut tendosen. Kjo është e rrezikshme tek fëmijët, sepse arteriet dhe venat e tyre kanë një diametër më të vogël se tek të rriturit.

Sforcimi prej tensionit të lartë mund të rrisë tek fëmijët rrezikun për arteriosklerozën. Kalçifikimet në paretet e enëve të gjakut përbëhen nga kolesterol, yndyrna dhe kalcium. Si rrjedhojë arteriet ngushtohen dhe gjaku nuk qarkullon më lirshëm. Pasoja janë sëmundjet e zemrës dhe të qarkullimit të gjakut e në rastin më ekstrem mund të ndodhë goditje në tru që në moshë të re.

Lëvizja dhe ushqimi i mirë janë mjaft të rëndësishme për shëndetin dhe shmangin hipertoninë
Lëvizja dhe ushqimi i mirë janë mjaft të rëndësishme për shëndetin dhe shmangin hipertoninëFotografi: Gudrun Petersen/JOKER/picture alliance

Dëmtimi i syve është një pasojë tjetër e mundshme. Nëse fëmijët shfaqin shqetësime me shikimin patjetër duhet konsultuar me mjekun okulist. “Mjeku okulist konstaton p.sh. ndryshim të indit. Në indin e syrit ndodhen kapilarë të gjakut, që mund të ndryshojnë prej tensionit. Madje ato mund të shkaktojnë edhe hemoragji”, shpjegon Dalla-Pozza.

Si mund të trajtohet hipertonia tek fëmijët?

Meqënëse adipositas është një ndër shkaqet kryesore për tensionin e lartë, në plan të parë duhet të jetë lëvizja, sa më shumë aktivitete fizike si dhe një mënrë e shëndetshme të ushqyeri. Nëse këto masa nuk japin efekte pozitive për një gjysmë viti, fëmijët duhet të trajtohen me medikamente si p.sh. me frenues të ACE-së.

Ashtu si edhe shumë sëmundje të tjera tensioni i lartë luftohet me një jetë të shëndetshme, me ruajtjen e një peshe normale, sa më pak ushqime fast food dhe sa më pak kripë. Edhe pijet që rrisin tonalitetin (energydrinks) dhe preferohen nga fëmijët e të rinjtë./Dw

Etiketa: fëmijëtensioni

Lajme të lidhura

AKTUALITET

EUROPOL: Të miturit gjithnjë e më shpesh në shënjestër të propagandës terroriste

14:30 : 03/06/2025
AKTUALITET

Qershori çel regjistrimet në kopshte, 20 ditë afat! Procedurat që duhet të ndiqen hap pas hapi

09:12 : 03/06/2025
AKTUALITET

Shqiptarja e kthyer nga Gaza mesazh Ramës: Të shohim të vërtetën, aty po vriten fëmijë të pafajshëm

16:12 : 02/06/2025
AKTUALITET

Çfarë hanë fëmijët në kopshte? Ekspertët japin këshillat dhe apelojnë për kontrolle të shtuara

19:28 : 01/06/2025
SHENDETI

Pesë shenjat e hershme që tregojnë se vuani nga tensioni i lartë

22:27 : 30/05/2025
AKTUALITET

Helmimi i fëmijëve/ Resuli: AKU po bën krim, rrezikon çdo ditë shëndetin e qytetarëve

19:53 : 30/05/2025
Para

Aksident pranë fakultetit të Gjuhëve të Huaja, makina përplas vajzën tek vizat e bardha

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com