• Kontakt
Friday, July 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Italianët e pagëzuan si “Zoti i drogës”, arrestohet Alket Hatija – VIDEO

15:03 : 30/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Alket Hatija, i shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, është arrestuar. Prangosja, njoftoi këtë të mërkurë policia, u krye në një hotel në Durrës, me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinjë.

Aksioni për kapjen e tij u krye nga policia e Durrësit dhe Interpol Tirana dhe sipas burimeve zyrtare erdhi “bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative”.

Hatija ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit në Milano e ka dënuar atë, me 20 vjet burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”.

“Shtetasi Alket Hatija ka bashkëpunuar me 40 shtetas të tjerë, për trafikimin e lëndëve narkotike. Gjatë periudhës 2003-2004, ky shtetas ka kryer veprimtaritë kriminale të mbajtjes, shitjes dhe trafikimit të lëndës narkotike heroinë, nga Shqipëria në Itali. 50-vjeçari ka trafikuar nga Shqipëria në Itali, me bashkëpunëtorët e tij, nëpërmjet automjeteve të transportit ndërkombëtar, sasi të mëdha droge (rreth 10 kg heroinë për çdo rast)”, thuhet më tëj në njoftimin e bluve.

Në raportimet e mediave italiane, Hatija është etiketuar si “Signore della droga” – Zoti i Drogës.

Lexo edhe:

I njohur si “Zoti i drogës”/ Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijas, i dënuar me 20 vite burg për trafik heroine

Pas ekstradimit nga Shqipëria, Alket Hatija lirohet nga Italia

Arrestimi në 2017, lirimi nga qelia dhe debati për kryerjen e dënimit

Emri i Alket Hatisë është lakuar herë pas herë në media falë raportit të tij me institucionet e ligjzbtuese.

Në vitin 2017, ai u arrestua po në Durrës, për llogari të autoriteteve italiane, për të njëjtin vendim të vënë në pranga edhe këtë të mërkurë.

Më pas, lirua nga Gjykata e Durrësit mes debatesh të ashpra ndërsa në vitin 2021, Gjykata e Lartë vendosi ekstradimin drejt Italisë.

Vendimi i Gjykatës së Lartë erdhi pas një sorollatjeje katërvjeçare nëpër dyert e drejtësisë të një çështjeje që trazoi institucionet në Shqipëri.

Hatija u arrestua në Durrës më 8 korrik 2017 për llogari të autoriteteve italiane. Gjykata e Durrësit vendosi lirimin e tij me argumentin se dënimi në Itali është dhënë me të njëjtat shkaqe për të cilat Hatija është akuzuar, dënuar dhe vuajtur dënimin në Shqipëri dhe për rrjedhojë, nuk mund të ketë dy dënime për të njëjtën vepër penale. Këtij argumenti, Hatija i mëshoi dhe në një intervistë televizive nga arratia në Nëntor 2017.

Pak javë pas vendimit të shkallës së parë, Gjykata e Apelit Durrës ndryshoi vendimin e shkallës së parë dhe vendosi arrestin me burg të Hatisë si masë sigurie në pritje të gjykimit për kërkesën e ekstradimit.

Por ndërkohë, Hatija nuk gjendej më.

Në vitin 2018, Gjykata e Durrësit e rrëzoi kërkesën për ekstradim ndërsa u deshën tre vjet e gjysmë të tjera që Gjykata e Lartë të prishë këtë vendim dhe të urdhërojë ekstradimin e tij në Itali.

Hatija është dënuar në Shqipëri në vitin 2010 me 10 vjet e tetë muaj burg për trafik droge. Ai u lirua në vitin 2014 me vendim të Gjykatës së Elbasanit me argumentin se bashkëshortja e tij vuante nga sëmundje kronike.

Etiketa: Alket Hatija

Lajme të lidhura

AKTUALITET

I njohur si “Zoti i drogës”/ Konfiskohen pasuritë e Alket Hatijas, i dënuar me 20 vite burg për trafik heroine

12:38 : 18/12/2024
AKTUALITET

Pas ekstradimit nga Shqipëria, Alket Hatija lirohet nga Italia

11:28 : 19/12/2023
AKTUALITET

‘Zoti i drogës’/ Mbërrin në Itali Alket Hatija, do kryejë dënimin me 20 vite burg

09:25 : 08/09/2023
AKTUALITET

Gjykata e Lartë pranon kërkesën për ekstradimin e Alket Hatijas drejt Italisë

15:30 : 07/09/2021
Para

Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve, Kosova i kërkon Serbisë të hapë arkivat

TË GJITHA

E shtuna me temperatura deri në 39°C! Ja cilat do të jenë qytetet më të nxehta

18:53 : 04/07/2025

“Pazari i Roskovecit”, Bardho i la mandatin Zegjinesë/ Braho: E padrejtë! Cenon sistemin zgjedhor

18:51 : 04/07/2025

Nico Williams i la “thatë”, Barcelona kthen vëmendjen te sulmuesi i Man.United

18:49 : 04/07/2025

EMRAT/ Kryen një sërë vjedhjesh në Angli, arrestohen tre ‘skifterët’ shqiptar

18:33 : 04/07/2025

Një portugez për mesfushën e Realit, “Los Blancos” gati të paguajnë 120 milionë euro

18:30 : 04/07/2025

Izrael-Turqi, rivaliteti që po “zien” në Lindjen e Mesme

18:23 : 04/07/2025

“Duam pamjet filmike të zgjedhjeve”/ PD kërkesë KQZ, akuza Celibashit: Ka prerë imazhet

18:10 : 04/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com