• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama mbron sterilizimin/ VOA: Afera do të shkojë 150 mln euro, kërkohet hetimi i Beqajt

19:28 : 29/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama vizitoi të martën një nga qendrat e sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë, gati dy javë pasi Prokuroria e posaçme arrestoi ish zëvendës ministrin e Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe sipërmarrësin Ilir Rrapaj, i cili zotëron 40 për qind të aksioneve të kompanisë e cila në vitin 2015 fitoi kontratën për realizimin e sterilizimit për të gjithë spitalet e vendit.

Zoti Rama tha se vizita e tij synonte që të vinte në dukje dallimin mes përfitimit të sistemit shëndetësor nga ky proces, dhe atyre që kanë një cështje të hapur me drejtësinë

Zëri i Amerikës

Arrestimet për kontratën e sterilizimit ishin goditja e dytë, pas hetimeve për inceneratorët në Elbasan, Fier e Tiranë, ndaj disa prej projekteve madhore, të vëna në jetë nga qeveritë e kryeministrit Edi Rama, e të mbrojtura fort prej tij personalisht, pavarësisht dyshimeve të shumta, që në mënyrë të përsëritur ishin ngritur si nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, e po ashtu dhe nga media e opozita.

Pak ditë më parë, zoti Rama tha se edhe po të kthehej pas, ai do t’i mbështeste sërish këto partneritete publike private, duke anashkaluar faktin se kritikat më së shumti kanë qenë të fokusuara te mënyra se si ato u realizuan dhe procedurat e ndjekura. E vërteta është se sot ndodhen në arrest disa ish anëtarë qeverie, si dhe zyrtarë apo ish zyrtarë të thuajse të gjitha niveleve.

Lexo edhe:

Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish seanca për Beqajn, ish-ministri: Nuk di si do të mbrohem

Përpara një tavoline ku ishin ekspozuar, siç u tha nga mjekët që e shoqëronin, instrumentat kirurgjikalë të cilët përdoreshin më parë, kryeministri deklaroi se vizita e tij në një nga 17 qendrat e sterilizimit, kishte për qëllim që të bënte dallimin “midis përfitimit të madh që ka patur sistemi dhe çfarëdo qoftë, individë të caktuar mund të kenë bërë pas shpine po themi, që është çështja e tyre me drejtësinë”

Sipas autoriteteve, procesi i sterilizimit ka sjellë në një ulje të infeksioneve spitalore, të ditëqëndrimit të pacientëve si dhe të përdorimit të antibiotikëve. Edhe kryeministri Rama u shpreh se “vetëm ulja e ditëve pas operacionit të qëndrimit në spital, ka sjellë një përfitueshmëri financiare që është më e lartë sesa gjithë shpenzimit total që është bërë për këtë proces, dhe gjithë kostoja e përgjithshme që është parashikuar për procesin sot që flasim”.

Por kjo është vetëm njëra anë e medaljes. Kontrata fillestare ishte parashikuar që për 10 vite të kushtonte 100 milionë euro, ndërsa në fakt, sipas përllogaritjeve, pritet të rritet me afro 50 për qind. Prokuroria ka vënë në dukje kosto të fryra artificialisht, dhe një studim fizibiliteti po ashtu të manipuluar. E gjitha për të favorizuar kompaninë që sipas hetimeve dyshohet se ishte paracaktuar për shkak të lidhjeve mes sipërmarrësit shqiptar Rrapaj dhe drejtuesve të atërhershëm të ministrisë së Shëndetësisë.

Sipas Gjykatës së Posaçme madje, rrethi i të hetuarve nuk duhej të ndalej vetëm te ish zëvendësministri Rjepaj, apo dhe 6 anëtarët e komisionit të vlerësimit, por të zgjerohej dhe me ish ministrin Ilir Beqaj, pasi vlerësonte se evidentoheshin “shkelje, të cilat ngrihen në nivelin e përgjegjësive penale” për të, por dhe ish ministrin e Financave Cani, si dhe për katër komisionerë të prokurimit publik./ VOA

Etiketa: aferahetimi i Beqajtsterilizimivoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera “Bankers” në SPAK/ Gazetarja: Të përfshirë një ish ministër i Ramës dhe një deputet socialist

22:03 : 16/10/2025
AKTUALITET

“Sterilizimi”/ Shtyhet sërish seanca për Beqajn, ish-ministri: Nuk di si do të mbrohem

14:43 : 14/10/2025
AKTUALITET

Afera e rrugës Korçë-Ersekë/ Inxhinieri Nazarko: Në SPAK kallëzova Ballukun dhe Verdhon, jo Erion Isain

20:50 : 30/09/2025
AKTUALITET

Rama gjen zgjidhje për të shpëtuar nga afera e Tigrave, llamarinat e ndryshkura do konvertohen me gaz

22:53 : 24/09/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Socialistët në Këshillin Bashkiak, bashkëpërgjegjës për aferat e Veliajt

17:14 : 23/09/2025
AKTUALITET

Shtyhet seanca për dosjen “Sterilizimi” në GJKKO

15:09 : 17/09/2025
Para

Zjarri i madh në Moskë, magazinat e hekurudhave ruse po digjen pranë sheshit (VIDEO)

TË GJITHA

Bardhi: SPAK të provojë dhe të rikthejë 50 milionë eurot e zhdukura në Tunelin e Llogarasë me firmën e Ballukut

17:39 : 01/11/2025

Sezoni i ri “Big Brother VIP Kosova” nis me ndryshime, moderatori zbulon gjithçka

17:36 : 01/11/2025

CNN: Strategjia e tarifave e Trump po e vendos Amerikën përballë aleatëve të saj

17:31 : 01/11/2025

Barometri i Sigurisë 2025: Korrupsioni dhe krimi, kërcënimet kryesore për shqiptarët

17:19 : 01/11/2025

Masakra me 2000 plumba në Kretë, si nisi hakmarrja mes dy familjeve pas shpërthimit në një shtëpi

17:06 : 01/11/2025

Rrëzohet një avion i vogël pas përplasjes me një pemë në SHBA, humb jetën piloti

16:49 : 01/11/2025

Shijak/ Dhunoi mjekun në qendrën shëndetësore, arrestohet 49-vjeçari

16:30 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com