• Kontakt
Thursday, July 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gazetari: Deklarata e Ramës për sterilizimin, ndërhyrje në sistemin e drejtësisë

15:43 : 29/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Gazetari Klodian Tomorri, raportin e KLSH për Onkologjikun për mosfunksionimin e aparaturave dhe mungesën e medikamenteve, e sheh si shokues, duke nënvizuar se është një repart me ndjeshmëri më të madhe, pasi ka të bëjë me grupin e sëmundjeve tumorale.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai tha se e njëjta situatë është edhe me grupin e pavioneve dhe spiraleve në Shqipëri, ku mungesa e ilaçeve është parë te diabetikët, apo te shumë sëmundje të tjera, por se te Onkologjiku është më e prekshme për shkak të natyrës së sëmundjeve dhe kostove të larta që ka trajtimi.

Tomorri deklaron se arsyeja është shumë e thjeshtë, pasi qeveria erdhi në pushtet në vitin 2013, i gjeti shpenzimet për shëndetësinë në masën 3% dhe janë prapë 3%.

“Nuk mjaftojnë 3%, kjo është arsyeja pse pacientët shqiptare dhe pavionet kanë ato mungesa dhe arsyeja pse qytetarët shqiptarë gjysmën e trajtimit e paguajnë nga xhepi i tyre. Mjekësia duhet të kishte buxhet më të lartë se 3% është buxhet gati minimal për të adresuar problematikat e shëndetësisë”.

Deklaratën e Kryeministrit Edi Rama se koncensioni i sterilizimit nuk do të ndërpritet pavarësisht kërkesës së Gjykatës, e sheh si një deklaratë që shkon përtej rolit të kreut të qeverisë.

Lexo edhe:

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

“Mund të interpretohet si ndërhyrje në sistemin e drejtësisë se nëse do arrihet në konkluzionin për të sekuestruar kompaninë që ka koncensionin e sterilizimit, është prokuroria që administron faktet dhe gjykata që vendos mbi këto fakte. GJKKO ka orientuar ILDKPKI që të nisë procesin në rrugë gjyqësore për të kërkuar sekuestrimin e koncensionit mbi bazën e konfliktit të interesit. Në këtë kontratë ka konflikt të pastër interesi, për shkak të njohjes së ish-zëvendësministrit të Shëndetësisë me pronarin e kompanisë. Mbi këtë bazë gjykata i thotë IDKPKI shko në gjykatë dhe anulo koncensionin. Është ndërhyrje në punët e drejtësisë dhe Kryeministri nuk mund të ndërhyjë në çështjet hetimore por duhet të pranojë çfarë thotë prokuroria dhe gjykata. Arsyen e kësaj deklarate nuk e di, por mendoj se sekuestrimi në shtet nuk do të cenonte punën. Është e njëjta situatë që po ndodh me inceneratorin e Tiranës. U sekuestrua kompania, nuk po mbytemi nga plehrat. Nuk ka sens t’i thuash drejtësisë mos sekuestro se jam unë garanti. Në çdo rast ndërhyrja që duhet bërë është ndërprerja e vjedhjeve”.

Sa i takon ankesave të qytetarëve për problemet në aksesimin e kadastrës online, Tomorri foli për një problem disa vjeçar, ku tha se janë shpenzuar rreth 40 milionë euro para të buxhetit të shtetit dhe donatorëve, për të ndërtuar një sistem normal të titujve të pronësisë. Fillimisht për ti regjistruar dhe më tej dixhitalizuar. Është krijuar një situatë, që shumica e regjistrimeve janë bërë gabim.

“Se ata që fitonin tenderat, duhet të shkonin në terren dhe të verifikonin gjendjen fizike të pronës, por nuk kanë shkuar në terren. Kanë marrë hartat e vjetra dhe i kanë regjistruar. Shto këtu korrupsionin dhe mbivendosjen. Janë prokuruar fonde për të dixhitalizuar kadastrën shqiptare, por shpesh modulet e përdorura kanë qenë jo funksionale dhe sistemi i ndërtuar nuk pranonte update dhe për një pronë mund të jenë dixhitalizuar veprimet deri në një farë kohe dhe nëse do e shisje këtë pronë, nuk e përditësoje dot se sistemi nuk e pranonte veprimet. Veprimet e kryera pas dixhitalizimit, kanë qenë në dokumente fizik se nuk pranonte sistemi t’i përditësoje se është vjedhur në tendera. Nëse kërkoje origjinën e pronës, punonjësi i Kadastrës kishte regjistrimin online dhe dokumentet fizike dhe kthente përgjigje më vonë. BE doli në konkluzionin se sistemi aktual i Kadastrës është problematik. BE dhe qeveria dolën në konkluzionin se sistemi aktual nuk është funksional dhe ranë dakord nëpërmjet programit IPA të ndërtonin një sistem të ri kadastre, për të kryer procesin e regjistrimit të titujve të pronësisë.

Kontrata prej 15.7 milionë euro ishte e para dhe u tenderua nga vetë BE, u përzgjodh kompania fituese dhe në momentin që do fillonte puna në terren. Qeveria shqiptare dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës njoftuan BE de nuk na duhet më se do hapim tender të ri dhe në fund të muajit qershor AKSHI hapi tender të ri mbi 4 milionë euro për llogari të Kadastrës dhe në këtë moment anulohet fondi i BE. Ndalimi i tenderit të BE u bë se duan të bëjnë tendera vetë. Krijohet dyshimi se duan të fusin duart te titujt e pronësisë. Mund të jenë dhe arsye dashamirëse që me donatorët procedurat zgjasin shumë dhe po vendosim ta bëjmë vetë. Potencialisht janë të gjithë opsionet. Por anulimi i tenderit në këtë mënyrë për ta hapur në krahë tjetër është shumë e dyshimtë. Se qeveritë nuk qeverisin mbi bazën e interesave të momentit”.

Etiketa: Edi RamaKlodian Tomorristerilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Projektet e Kushner, Rama e quan Zvërnecin si tokë private: Po negociojmë për Sazanin që i përket shtetit

22:52 : 30/07/2025
AKTUALITET

Tirana e Edi Ramës, një shkretëtirë me kulla dhe ngjyra

22:36 : 30/07/2025
AKTUALITET

Rama e pranon për mediat gjermane: Në qeverinë time ka individë të përfshirë në korrupsion

21:31 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Boeri”/ Kepi: Afera korruptive, projektet e prezantuara me bujë nga Rama janë flluskë

16:54 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Kodi i mafias s’mund të jetë kodi penal i Shqipërisë”, Zhupa: Cënojnë gazetarët në ushtrimin e profesionit

12:35 : 30/07/2025
Gjatë një kërkimi shkencor në fushën e arkeologjisë
AKTUALITET

“Shqipëria jashtë loje”: Të fundit në garën për fondet e BE-së për shkencën dhe inovacionin

11:57 : 30/07/2025
Para

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, shtrohet në reanimacion

TË GJITHA

Tjetërsimi i votave/ KAS i kërkon Celibashit që të nisë hetim ndaj numëruesve

16:29 : 31/07/2025

I dërguari i Trumpit takohet me Netanyahun për ndihmën në Gaza

16:14 : 31/07/2025

Milani shkëlqen në miqësore, triumfon 9-0 ndaj ekipit australian

16:11 : 31/07/2025

PD në Sarandë votoi për t’i dhënë 60 ha tokë Xhindolit e Buzit/ Berisha: Se di kush janë biznesmenët

16:07 : 31/07/2025

Vlerësimi negativ: Shqipëria s’po rregullon dot imazhin në sytë e investitorëve të huaj

16:04 : 31/07/2025

Abraham publikon videon, ndoqi “live” përmes celularit plaçkitjen e shtëpisë së tij

15:52 : 31/07/2025

“Tragjikomike”/ Ish të burgosurit politikë në Shqipëri ende në pritje të dëmshpërblimit

15:45 : 31/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com