• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Udhëzimet, si të përfitosh pasaportën amerikane nëse s’je qytetar i asnjë shteti

22:27 : 28/08/2023
në BOTA

Zhvillimet gjeopolitike, siç janë luftërat apo shpërbërja e shteteve, si në rastin e rënies së Bashkimit Sovjetik, mund t’i lënë njerëzit pa shtet. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, mbi 200 mijë vetë në Shtetet e Bashkuara, nuk kanë asnjë shtetësi.

Karina Ambartsoumian-Clough që banon në Shtetet e Bashkuara, nuk është qytetare e asnjë shteti.

“Kam lindur në një shtet që nuk ekziston më,” thotë ajo.

Ajo është një nga rreth 218,000 persoma në Shtetet e Bashkuara, që nuk kanë shtetësi. Aktualisht, Departamenti amerikan i Sigurisë Kombëtare po përcakton udhëzime të reja për të qartësuar se çfarë nënkupton të jesh “pa shtet”, për çështjet e emigracionit.

“Kanë bërë një hap të madh përpara, për të njohur njerëzit si ne në këtë vend,” thotë ajo.

Lexo edhe:

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

Ambartsoumian-Clough ka lindur në Odesa në Ukrainë, në vitin 1988.

“Unë jam fëmijë i një martese të prindërve me dy etni të ndryshme; jam gjysmë armene dhe gjysmë ukrainase, dhe kjo prejardhje ishte problematike. Babai im vihej në shënjestër për shkak të prejardhjes së tij etnike, në Odesa, në Ukrainë. Nëna ime humbi një shtatzëni në qytetin e babait tim, sepse e rrahën në rrugë,” rrëfen ajo.

Familja e saj u largua për në Kanada. Më vonë, në vitin 1996, ata erdhën në Shtetet e Bashkuara, ku kërkesa e tyre për azil u refuzua. Tashmë, Bashkimi Sovjetik ishte shpërbërë në vitin 1991, dhe Ukraina ishte shtet i pavarur.

“Shkuam tek Ambasada ukrainase për të marrë pasaporta dhe dokumente udhëtimi për t’u kthyer. Dhe, atëherë na thanë, ‘ne nuk ju njohim si shtetasit tanë.’

Në Shtetet e Bashkuara, njerëzit që nuk kanë shtet, nuk kanë dokumente ligjore apo të identifikimit për të dëshmuar se kush janë dhe nga vijnë. Ndonëse disa, siç është rasti i Karinës, mund të kenë një çertifikatë të pavlefshme të lindjes…

“E vetmja gjë që kisha në atë kohë për të dëshmuar se kush jam, ishte një çertifikatë e skaduar e lindjes nga një shtet që më nuk ekziston. Çertifikata ime sovjetike e lindjes, me një kopje të përkthimit të noterizuar. Kjo ishte gjithçka që kisha.”

Të tjerët nuk kanë asgjë. Dhe për shkak të mungesës së dokumenteve, e kanë të vështirë të gjejnë punë apo qoftë edhe një shtëpi për të jetuar.

“Jetojnë pezull. Por fizikisht, brenda SHBA-ve, dhe nuk ka kuptim që ne të mos gjejmë një zgjidhje,” thotë zonja Margaret Stock, avokate emigracioni.

Sipas njoftimit, Departamenti për Siguri Kombëtare, premton se do të ofrojë shembuj rreth informatave dhe dëshmive që mund t’u tregohen zyrtarëve të emigracionit për të ndihmuar njerëzit që nuk kanë shtet të sigurojnë dokumente, siç është karta e gjelbër amerikane.

“Me njerëzit që nuk kanë shtet, vazhdimisht hasim në probleme madhore, sepse ata thjesht nuk mund të dëshmojnë se përmbushin parimet për kartën e gjelbër ngase nuk mund të marrin dokumentet e nevojshme nga vendi i tyre,” thotë zonja Stock.

Por, njerëzit pa shtet nuk mund të dëbohen, sepse nuk kanë shtet se ku mund të kthehen. Njëkohësisht, nuk ka ligj ndërkombëtar që i detyron njerëzit të kenë shtetësi në një vend të caktuar. Disa shtete ofrojnë shtetësinë nëse ke lindur aty. Disa shtete jo.

“Si përfundim, është shumë, shumë e mundur që njerëzit të mbesin pa shtet,” thotë zonja Stock.

Mbetet e paqartë nëse rregullat e reja amerikane do të lejojnë, që një pjesë e këtyre njerëzve të marrin dokumente identifikimi të lëshuara nga qeveria amerikane, apo autorizim për të punuar në këtë shtet. Zonja Ambartsoumian-Clough shpreson që më në fund, udhëzimi i Departamentit të Sigurisë Kombëtare do të ndihmojë njerëzit e lënë pezull, si puna e saj./VOA

Etiketa: pasaporteSHBAudhezimet

Lajme të lidhura

BOTA

Trump dhe Xi Jinping takohen nesër pas 6 vitesh: A do t’i japin fund kaosit tregtar global

18:49 : 29/10/2025
BOTA

SHBA-ja e heq Millorad Dodikun nga lista e zezë

15:43 : 29/10/2025
BOTA

Më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

15:39 : 29/10/2025
BOTA

‘Anti-Greta’/ Aktivistja gjermane kërkon azil në SHBA, Elon Musk e merr në mbrojtje

11:36 : 29/10/2025
BOTA

“Ngritja e Kinës nuk do të jetë paqësore”, teoria që po trazon Pekinin

22:56 : 28/10/2025
BOTA

SHBA godet katër anije të dyshuara për trafik droge në Paqësor, 16 viktima

22:00 : 28/10/2025
Para

VIDEO/ Hapet “kapsula e kohës” e groposur 200 vjet më parë, çfarë kishte brenda saj?

TË GJITHA

DASH: Vendimet e fundit të Republikës Sërpska ndikuan në heqjen e sanksioneve ndaj Dodikut

08:53 : 30/10/2025

Skandali me analizat te “Intermedica” në Institut, nga femër e kthejnë mashkull/ VIDEO

08:32 : 30/10/2025

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com