• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shtyhen aplikimet për Akademinë e Sigurisë, rritet kriteri i moshës

15:28 : 28/08/2023
në AKTUALITET

Është shtyrë deri më datë 15.09.2023, afati i aplikimeve për shtetasit që aplikojnë për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, të cilët kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në ato kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit bën me dije se ndryshon kriteri i moshës, nga 30 vjeç në 35 vjeç.

“Nisur nga kërkesat e shumta, të adresuara në Policinë e Shtetit dhe në Ministrinë e Brendshme, për rishikimin e kriterit të moshës për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, Ministri i Brendshëm, ka miratuar urdhrin për ndyshimin e kriterit të moshës, nga 30 vjeç në 35 vjeç, si dhe për shtyrjen e afatit të aplikimeve, deri më datë 15 shtator 2023, për t’iu dhënë mundësinë më shumë studentëve ekselentë, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit. Bazuar në parimet e meritokracisë dhe shanseve të barabarta, si dhe me qëllim plotësimin e organikës, me profesionistë të mirëpërgatitur dhe të mirëtrajnuar, për përmbushjen e objektivave të Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, më datë 10.08.2023, çeli aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, për studentët që kanë përfunduar ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në shkencat juridike, shkencat ekonomike dhe kompjuterike, dhe që kanë mesataren e notave mbi 8, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë në këto degë”, njofton Policia e Shtetit.

Kuotat e pranimit në Akademinë e Sigurisë, të shtetasve që kanë përfunduar ciklin e parë dhe të dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, ekonomike ose kompjuterike, janë 100.

Aplikimet bëhen pranë të gjitha Drejtorive Vendore të Policisë (si pranë atyre që kanë shpallur kuota pranimi në momentin e çeljes së aplikimeve, ashtu dhe pranë Drejtorive Vendore të Policisë që deri më tani nuk kanë shpallur kuota pranimi).

Lexo edhe:

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

Pas përfundimit të konkurrimit, renditja e aplikanteve fitues sipas rezultateve të arritura  do të bëhet në nivel qarku ku ata kanë aplikuar, në bazë të kuotave të shpallura për konkurrim.

Kanë të drejtë të aplikojnë shtetasit që plotësojnë kriteret e përgjithshme, standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin, si vijon:

Kriteret e përgjithshme janë:

  • të jetë shtetas shqiptar;
  • të mos jetë i përjashtuar nga Policia e Shtetit, strukturat e tjera të sigurisë kombëtare dhe të mos jetë larguar nga shërbimi civil;
  • të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • të jetë në gjendje të mirë shëndetësore dhe i aftë fizikisht për të kryer detyrën;
  • të mos jetë i dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale me dashje;
  • të ketë dëshmi të aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit B;
  • të plotësojë standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin;
  • të plotësojë kriteret për t’u pajisur me vërtetim besueshmërie.

Standardet dhe kriteret e veçanta që lidhen me konkurrimin janë:

  • të ketë përfunduar studimet në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë, në shkencat juridike, shkencat ekonomike ose në shkencat kompjuterike;
  • të jetë në moshë jo më shumë se 30 vjeç;
  • të ketë mesataren mbi 8 të notave, në ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë;
  • të jetë me gjatësi jo më pak se 170 cm për meshkujt dhe 160 cm për femrat;
  • të zotërojë gjuhën e huaj angleze, në nivelin mbi 60 pikë, sipas standardit ALCPT;

Aplikantët duhet të paraqesin pranë strukturave të burimeve njerëzore në drejtoritë vendore të policisë, dokumentacionin e mëposhtëm:

Formularin e aplikimit

Diplomën dhe listën e notave të noterizuar të ciklit të parë dhe të dytë të studimit. (Të dy nivelet e diplomave të jenë të së njëjtës fushë studimi, në programe studimi të akredituara).

Nota mesatare e ciklit të dytë të studimeve duhet të jetë e përllogaritur nga institucionet arsimore të arsimit të lartë.

Aplikantët që kanë përfunduar arsimin e lartë jashtë vendit, duhet të bëjnë njëvlershmërinë e diplomave të fituara jashtë vendit dhe përllogaritjen e notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve, në Qendrën e Shërbimeve Arsimore, në Ministrinë e Arsimit Sportit dhe Rinisë.

Fotokopje të kartës së identitetit;
Fotokopje të dëshmisë së aftësisë së drejtimit të automjetit, të tipit “B”;
Certifikatë të gjendjes gjyqësore (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);
Certifikatë familjare (nxirret nga struktura e Policisë ku kryhet aplikimi);
Vërtetim nga gjykata;
Vërtetim nga prokuroria;
2 fotografi me përmasa 4 cm x 6 cm.

Fazat e vlerësimit.

Aplikantët që plotësojnë kriteret dhe paraqesin dokumentacionin e kërkuar i nënshtrohen fazave të vlerësimit si më poshtë:

a) Vlerësimi sipas notës mesatare të ciklit të dytë të studimeve në të njëjtën fushë studimi;
b) Vlerësim me testim i zotërimit të gjuhës angleze, sipas standardit ALCPT;
c) Intervistimi i aplikantëve;
d) Kontrolli shëndetësor;
e) Marrja e shenjave të gishtave;
f) Verifikimi përfundimtar i aplikantit.

Listat e aplikantëve fitues do të jenë sipas kuotave të shpallura për konkurrim në nivel qarku.

Aplikantët duhet të dorëzojnë dokumentacionin e përcaktuar brenda afatit të aplikimit. Në momentin e dorëzimit të dokumentacionit, aplikantit i jepet numri i aplikimit.

Aplikantët që nuk plotësojnë kriteret apo nuk kanë paraqitur dokumentacionin e kërkuar brenda afatit të aplikimit, njoftohen me shkrim nga strukturat vendore të burimeve njerëzore për arsyet e skualifikimit.

Aplikantët kanë të drejtën e ankimimit tek drejtori i drejtorisë vendore të Policisë, brenda 2 ditëve nga data e njoftimit të përgjigjes për skualifikim. Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë shqyrton dhe kthen përgjigje brenda 2 ditëve pune nga data e marrjes së ankesës.

Aplikanti i shpallur fitues dhe që përfundon me sukses trajnimin në Akademinë e Sigurisë, nënshkruan kontratë pune me Drejtorinë e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, dhe emërohet në strukturat vendore të policisë, sipas nevojave të Policisë së Shtetit.

Etiketa: Akademia e Sigurisëpolicia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

E rëndë në Rrogozhinë, automjeti përplas për vdekje 2-vjeçaren

15:19 : 15/11/2025
AKTUALITET

Qarkullonte në qytet me armë zjarri, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

14:21 : 15/11/2025
AKTUALITET

EMRAT/ Zbulohet shtëpia e barit në Shkodër, e pësojnë 5 persona, mes tyre punonjës të OSHEE-së

13:39 : 15/11/2025
AKTUALITET

Ktheu lokalin në laborator droge, arrestohet 43-vjeçari në Lezhë

12:30 : 15/11/2025
Foto ilustruese
AKTUALITET

Digjen dy makina të parkuara në Shkodër, detajet

12:14 : 15/11/2025
AKTUALITET

Mashtroi një person dhe i mori 21 mijë euro, arrestohet 40-vjeçari në Tiranë

12:00 : 15/11/2025
Para

Bayern Munich merr lajme të mira, dy liderët e ekipit rikthehen në stërvitje

TË GJITHA

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025

Horoskopi, 16 nëntor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:02 : 15/11/2025

VIDEO/ Qentë bien viktima të një akti të qëllimshëm helmimi nga punonjëset e AMK

23:02 : 15/11/2025

Policia blindon zonën ku ndodhi përplasja me armë në Shkodër, PAMJE nga vendngjarja

22:51 : 15/11/2025

Noka: Kur Luftar Hysa takonte Edi Ramën, me makinën e tij gjezdiste i biri i El Chapos

22:38 : 15/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com