• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Beteja për ujin: Banorët vuajnë pasojat e HEC-eve në bujqësi dhe turizëm

18:54 : 28/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Më 25 gusht, banorët e fshatit Grabovë e Sipërme në Gramsh u mblodhën për të dhjetën herë në protestë kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve, për të cilat thonë se do t’u thajnë ujin dhe dëmtojnë turizmin malor që po lulëzon në zonë.

Banorët e zhvilluan protestën në qafën e Grabovës, aty ku kompania ndërtuese po hap kanalin e tubacionit që parashikohet të mbledhë ujin.

“Ne kemi dalë në qafën e Grabovës për të protestuar sërish. Herën tjetër do marrim gratë, fëmijët e pleqtë e do jemi prapë këtu, e ujin nuk e lemë të na e marrin,” thotë Todi Buzo, një prej banorëve në protestë.

Xhorxho Paço, një tjetër banor i zonës thotë se askush nuk i ka pyetur për ndërtimin e hidrocentralit dhe bën thirrje që të verifikohen firmat.

“Ne nuk kemi vdekur si fshat, ndaj i bëjmë thirrje shtetit të verifikojë se kush ia ka dhënë firmat për të ndërtuar hidrocentral, pasi ne si fshat nuk kemi hedhur firma,” pretendon ai.

Lexo edhe:

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

Koncesionet për ndërtimin e hidrocentraleve Grabova 1 dhe Grabova 2 u miratuan në vitin 2017 në favor të bashkimit të kompanive “Vëllezërit Hysa dhe “Hidropower” sh.p.k. Ato do t’u shtohen dhjetëra hidrocentraleve të tjera të ndërtuara në bashkitë e Librazhdit dhe Gramshit gjatë viteve të fundit.

Eksperti mjedisor, Kristi Bashmili i tha BIRN se HEC-et në zonat e Librazhdit dhe Gramshit kanë dëmtuar habitatin mjedisor si dhe kanë përkeqësuar jetën dhe ekonominë e banorëve.

“HEC-et s’kanë kursyer habitatet e rëndësishme në zona të mbrojtura, veçanërisht të Parkut Kombëtar të “Shebenikut”, apo zona të tjera natyrore me rëndësi, si dhe kanë përkeqësuar ekonominë dhe jetesën e banorëve lokalë, kryesisht në Rrapun, Dragostunjë, fshatrat përgjatë lumit të Gostimës, në Polis si dhe në territorin e Gramshit,” tha Bashmili.

Banorë të zonave të prekura nga HEC-et i thanë BIRN në intervista të veçanta se problemeve të tyre të vjetra u është shtuar edhe mungesa e ujit për vaditje – duke nxitur shumë prej banorëve që të largohen nga vendi.

Në fshatin Dardhë të Librazhdit, kundërshtimi ndaj HEC-eve është një luftë e vjetër. Të mbetur pa zgjidhje, mbi 20 familje e braktisën fshatin vetëm gjatë vitit të fundit.

Bedri Rrenga i tha BIRN se jetesa e tyre është vështirësuar që prej kohës kur nëpër kanale nuk qarkullon më ujë.

“Luftën me HEC-et e kemi të vjetër, por ne nuk na e kanë fajin ata, por shteti. Askush nuk kujtohet për ne që të na ndihmojnë që të qëndrojmë, pasi nëse s’ka ujë, nëse s’ka rrugë e infrastrukturë, zgjidhja e vetme është largimi,” thotë Rrenga, që vazhdon të rezistojë pa u larguar nga vendlindja e tij.

Në Gostimë të Elbasanit, qindra banorë ndjehen të kërcënuar nga mungesa e ujit në të ardhmen, ndërsa një HEC po ndërtohet në afërsi të fshatit Fushë-Buall.

“Ndërtimi i HEC – it në afërsi të fshatit Fushë Buall, ndikon drejtpërsëdrejti në 250 – 300 familje, të cilat përdorin ujin e lumit për të ujitur rreth mbi 300 ha tokë bujqësore. Kështu, banorët e fshatrave përgjatë kësaj rrjedhe lumi, do të humbasin përgjithmonë traditën e kahershme të plazhit lumor dhe peshkimit,” tha Kristi Bashmili.

Eksperti mjedisor thekson se pasojat mund të shihen me sy në zona të ndryshme të Librazhdit. “Ndikime negative të tilla dallohen qartë në pjesën e poshtme të lumit Rrapun. Bimësia ujëdashëse e zallishtës si dhe zonat ripariane tashmë janë tkurrur ndjeshëm, si pasojë e mungesës së ujit,” shtoi ai.

Në Dragostunjë të Librazhdit, banorët kanë gjetur një zgjidhje të mesme me pronarin e HEC-it, i cili lejon një sasi uji për vaditje gjatë stinës së nxehtë. Por banorët ankohen se të rinjtë kanë ikur dhe tokat kanë mbetur djerrë.

“Kush gjeti mundësinë e iku nga këtu. Ne që kemi mbetur po përpëlitemi. Jemi krysisht të moshuar që po mbajmë me thonj tokat që të zhvillojmë pak bujqësi e blegtori. Rinia ka ikur,” thotë një i moshuar.

Eksperti Kristi Bashmili thotë se dhënia pa kriter e licensave për HEC-e i ka dhënë tashmë efektet negative në bujqësi dhe zhvillimin e turizmit.

“Degradimi i burimeve natyrore dhe biodiversitetit sjell ndikim të pakthyeshëm negativ edhe në aspektet e zhvillimit ekonomik të komuniteteve lokale, të cilët lidhin ngushtë aktivitetin e tyre me këto burime,” theksoi Bashmili.

“Pamundësia e zhvillimit të bujqësisë tradicionale dhe ulja e potencialit turistik të këtyre zonave, mbeten ndikime tejet serioze, ku në shumë raste nuk janë marrë në konsideratë nga institucionet politikëbërse dhe qeverisëse,” shtoi ai.

Të tjera dëme që rendit eksperti janë prishja e peizazhit natyror dhe rritja e erozionit në brigje dhe sipërfaqe ku mungon bimësia.

“Në disa prej lumenjve dhe përrenjve ku HEC – et kanë devijuar ujin, kanë prishur përgjithmonë balancën e ekosistemit, duke e shkatërruar atë,” shtoi ai.

Në fshatin Grabovë e Sipërme të Gramshit, banorët thonë se nuk do të ndalen derisa leja e hidrocentralit të anulohet.

“Ne këtu do jemi me gjithë familjet dhe ujin nuk e lemë,” thotë Sokrat Paço, një tjetër protestues. “Ne do vazhdojmë të rezistojmë,” përfundoi ai./ BIRN

Etiketa: BujqesiBujqesiaEdi Ramapasojat e HEC-eveqeveriaturizem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025
AKTUALITET

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025
AKTUALITET

Rama takohet me vëzhguesit e OSBE/ODIHR në një hotel disa orë para zgjedhjeve

20:18 : 10/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet/ Kalemaj: Rama luan poker politik, deklaratat për mandatet tregojnë pasiguri

19:14 : 10/05/2025
AKTUALITET

Sekreti i 11 majit, Ai kontrollon gjithçka… veç nesh

16:23 : 10/05/2025
AKTUALITET

SPAK, një flluskë elektorale

12:48 : 10/05/2025
Para

4 shtetet e NATO-s: Do të mbyllim kufirin me Bjellorusinë në rast incidentesh

TË GJITHA

Shqipëria voton, ja sa është pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 10:00

10:53 : 11/05/2025

Rama dhe bashkëshortja e tij votojnë në Surrel: Të presim cfarë do të thotë populli

10:49 : 11/05/2025

Gol dhe asist për të mbajtur gjallë ëndrrën, sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet në Bundesligën 2

10:46 : 11/05/2025

Sali Berisha pas votimit: Do kemi një ditë të dytë vere! Ja mesazhi për qytetarët

10:32 : 11/05/2025

Denoncimi/ Zyrtarët e bashkisë Kamëz ndalojnë qytetarët jashtë qendrave të votimit

10:32 : 11/05/2025

I shoqëruar nga familja e tij, Berisha voton në shkollën “Kosova” në Tiranë

10:26 : 11/05/2025

Zgjedhjet/ Emigrantët kthehen për të votuar, rritet fluksi në doganën e Kakavijës

10:07 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com