• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama si kryekadiu i drejtësisë së re

23:17 : 26/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në një konferencë të gjatë kryeministri Edi Rama foli sikur të ishte drejtues i SPAK-ut, ose ndonjë ambasador me peshë që nuk ka lënë zyrë të institucioneve të reja të drejtësisë pa u futur, duke u njohur edhe vrimat nga “dalin minjtë”. I ndodhur para skandaleve të mëdha që bashkëpunëtorët më të afërt po përballen me akuza të rënda, ose janë në proces hetimi për abuzime me qindra milionë euro, kryeministri Rama tenton të shfaqë qetësi, duke e konsideruar punën e drejtësisë si “reformën e tij”.

Jo një herë por disa herë, Rama përmend se qëkur miratoi reformën në drejtësi e kishte të qartë se kjo situatë do të ndodhte dhe se ai është krenar që “kjo reforme e iniciuar prej tij” po jep rezultatet dhe se do e përkrahë drejtësinë në çdo nismë të saj, duke iu gjendur pranë. Me këto qëndrime, Rama qartësisht po tenton të japë në publik idenë se ky njeri i ndershëm bëri reformën në drejtësi që të zhdukë korrupsionin në nivele të larta, duke mos ia përtuar as “shokëve të partisë” dhe të kabinetit që drejton. Pra nuk është “drejtësia e pavarur” por drejtësia e Ramës ajo që po bën punën.

Kryeprokurorit të SPAK-ut, prokurorëve, oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjyqtarëve të GJKKO-së ua bënë të qartë se janë aty sepse ashtu donte Rama. Sa herë ata bëjnë ndonjë procedim apo lëshojnë ndonjë urdhër-arresti, sërish duhet t’i jenë mirënjohës kryeministrit që SPAK, BKH, KLGJ, KPK, KPA, ILD, KLGJ dhe çdo KÇK (kap ç’të kap nga propaganda) po bëjnë drejtësi, sepse ai vetë është “i drejti”.

Politikisht, kjo reformë është votuar nga 140 deputetë në korrikun e vitit 2016, mazhorancë dhe opozitë. Madje, një nga deputetët ishte nën hetim për plagosje me armë dhe u fut sa për të votuar dhe iku. Disa të tjerë i hëngri ligji i dekriminalizimit pasi ishin të dënuar për trafik droge, shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese apo edhe vrasje. Që të gjithë deputetë të PS-së së Ramës, ose aleatë të tij në qeverisje që votuan këtë drejtësinë e re.

Lexo edhe:

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

Nëse ajo reformë kur u miratua dhe u duartrokit gjatë edhe nga dyshja e zellshme Lu-Vlahutin, përkatësisht ambasadori i SHBA-ve dhe i BE-së në atë kohë, rrjedha që ndoqi nuk ishte gjë tjetër përveçse kapje e institucioneve që po ngriheshin. Për të pasur një statistikë dhe treguar se ajo nismë për shkundjen e sistemit të drejtësisë nuk dështoi, sot po përballen me akuza disa ish-kryebashkiakë, ish-ministra, apo zëvendësministra. Arsye mëse të mjaftueshme që çdo kryeministër që i kishte zgjedhur në kabinet të jepte dorëheqjen. Po a është ky standard i Ramës? Përkundrazi, ai po hedh në publik idenë se pas çdo ndalimi apo procedimi është ai që i jep një “dorë drejtësisë së pavarur”, duke u mburrur se reformimi i saj ishte nismë personale e tij.

Në këtë pikë paradosksalisht Rama ka plotësisht të drejtë dhe duhet besuar kur shprehet se është ai, ndaj janë ata… Edhe pse është e qartë se pa “izmin” e tij vështirë të lëvizë drejtësia, sërish ka harruar gjënë më thelbësore që nëse do ishin vërtetë një vend demokratik, me këto deklarata Rama do ishte kryqëzuar politikisht qindra herë.

Në Kushtetutën e vendit, teorikisht institucionet janë të ndara dhe duhet të veprojnë në mënyrë të pavarur. Sistemi legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor (drejtësia) janë  në hendeqet e tyre, ku sidomos drejtësia as nuk duhet të përmendet nga politika në pushtet e aq më pak të yshtet prej saj. Koha po tregon se Rama ka të drejtë, drejtësia është kështu siç është sipas midesë së tij dhe qëllimit të kahershëm që institucionet e reja të drejtësisë ti jenë mirënjohës një njeriu që mburret se është ai që i lë të punojnë duke bërë dy role edhe të kryeministrit edhe të “kryekadiut”.

Etiketa: drejtesiadrejtesia e reEdi Ramaspak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

VIDEO/ Trafikoi 11 ton kokainë, Vilson Pepa ekstradohet nga Republika Domenikane

09:00 : 07/09/2025
AKTUALITET

Socialistët po përgatiten për zgjedhje në bashkitë pa kryetarë, pritet të mbahen në tetor

21:22 : 06/09/2025
AKTUALITET

Do merrte pjesë dhe Rama/ Ambasada e SHBA anulon koncertin “Flagship” në Durrës, “mister” arsyet

17:43 : 06/09/2025
AKTUALITET

Rama i kthen tokat e djegura në zona betoni, dyshimet mbi keqmenaxhim të qëllimshëm të flakëve

17:12 : 06/09/2025
AKTUALITET

Vazhdon “show”/ Farage: Do takohem për drekë me Ramën, do e mbush avionin me shqiptarë

15:39 : 06/09/2025
AKTUALITET

Reformë ruso-kineze në drejtësi nga Rama-Charles-Soros

11:29 : 06/09/2025
Para

Zbardhet takimi i fundit Putin-Prigozhin pas rebelimit

TË GJITHA

Skandali/ Specat me pesticide të kapur në Slloveni u certifikuan me vulë sigure nga autoritetet shqiptare

12:04 : 07/09/2025

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis paketë masash me vlerë 1.6 mld euro

11:50 : 07/09/2025

Europa, kapitujt dhe sallatorët e hematisur të Sulltanit

11:37 : 07/09/2025

EMRAT/ Zbulohen rreth 13 mijë bimë kanabisi, 14 të arrestuar e 10 në kërkim, mes tyre gra e vajza

11:20 : 07/09/2025

Kush tentoi ta helmojë Nuredin Dumanin? Autoritetet po e hetojnë si pistë

11:03 : 07/09/2025

Protestë pro-Palestinës, mbi 425 të arrestuar në Londër

10:48 : 07/09/2025

Përqëndrimi i ekonomisë në Tiranë – Durrës po rrit pabarazinë rajonale

10:35 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com