• Kontakt
Friday, October 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

BSH: Kostot e punës së bizneseve po rriten me ritme të përshpejtuara

08:10 : 25/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI

Kostot e punës për njësi janë rritur me ritme të përshpejtuara në tremujorin e parë të vitit 2023.

Sipas analizës së fundit të Bankës së Shqipërisë, rritja e treguesit të kostos së punës për njësi u shpejtua në 3.9%, krahasuar me nivelin prej 2.3% të tremujorit të mëparshëm.

Efekti nga rritja e pagës ka mbetur mbizotërues ndaj rritjes së produktivitetit, prirje kjo e nisur prej tremujorit të dytë të vitit të kaluar.

Rritja vjetore e pagës mesatare në sektorin privat rezultoi 9.5% nga 14.2% një tremujor më parë. Rritja e pagës është mbështetur kryesisht nga sektorët e “Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, “Industrisë” dhe “Administratës publike dhe mbrojtjes”.

Megjithatë, ngadalësimi i normave të rritjes së pagës mesatare lidhet me sektorë me paga relativisht më të larta si ato në aktivitetet e “Pasurive të paluajtshme”, “Informacion dhe komunikacionit” dhe “Aktiviteteve financiare dhe të sigurimit”.

Lexo edhe:

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

Ishin pikërisht këta sektorë ata që nxitën fillimisht rritjen e pagave në ekonomi në gjysmën e dytë të vitit 2021. Ndërkohë, rritja më e dobët e produktivitetit të punës është ndikuar edhe nga ngadalësimi i aktivitetit ekonomik në tremujorin e parë të vitit.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vëren se kostot e tjera prodhuese janë rritur me ritme të ngadalësuara krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Çmimet e prodhimit në tërësi u rritën me 9.4%, nga niveli 21.4% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

Çmimet e prodhimit për tregun vendas u rritën me 9.3%, nga niveli 19.4% një tremujor më parë. Rritja e çmimeve të prodhimit në eksport ra në 9.1%, nga 24.2% në tremujorin e fundit të vitit të kaluar. Ndërkohë, indeksi i kushtimit në ndërtim u rrit me 5.3%, nga niveli 7% një tremujor më pare.

Ekonomia shqiptare po përballet me mungesë të forcës së punës, që ka nxitur rritje të pagës mesatare me ritme të larta, prej disa tremujorësh radhazi. Rritja e kostove të punës mund të gjenerojë presione të reja inflacioniste dhe të dëmtojë më shumë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, që nuk shquhet për nivele të larta të produktivitetit.

Të dhënat krahasuese nga Organizata Ndërkombëtare e Punës tregojnë se Shqipëria ka produktivitetin më të ulët në Rajon dhe ndër më të ulëtit në Europë, duke lënë pas vetëm Ukrainën dhe Moldavinë. Statistikat krahasuese përdorin si njësi matëse dollarin ndërkombëtar, njësi monetare hipotetike që përdoret në funksion të paritetit të fuqisë blerëse.

Prodhimi i Brendshëm Bruto për orë pune në Shqipëri vlerësohej në 15.57 dollarë. Mes vendeve të rajonit, Shqipëria paraprihet nga Serbia, me 17.38 dollarë, Maqedonia e Veriut, me 20.64 dollarë, Bosnje Hercegovina, me 25.3 dollarë dhe Mali i Zi, me 26.14 dollarë.

Banka e Shqipërisë konstaton se këtë vit dobësimi i presioneve të huaja inflacioniste nuk ka arritur të përhapet gjerësisht tek komponentët më të qëndrueshëm të inflacionin, për shkak të presioneve të larta nga tregu i punës dhe pagat.

Si rezultat, vlerat e inflacionit total vijojnë të diktohen nga normat e larta dhe mbi objektiv të inflacionit bazë dhe të brendshëm, me një kontribut rreth 81% në formimin e inflacionit total./ MONITOR

Etiketa: Banka e Shqiperisebizneset

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Exchange: Rrjetet e fshehta financiare pas grupeve të narkotrafikut shqiptar

09:09 : 15/10/2025
AKTUALITET

A i është prekur pavarësia Bankës së Shqipërisë?

20:23 : 13/10/2025
AKTUALITET

BSH: Indeksi i çmimit të banesave u rrit me gati 42%. “Fluturojnë” edhe qeratë

15:08 : 24/09/2025
AKTUALITET

Bizneset në krizë për punonjës, por shkalla e papunësisë mbetet e njëjtë

19:47 : 10/09/2025
AKTUALITET

Shpopullimi/ Bizneset në rënie në të gjitha qarqet, turizmi nuk e rriti numrin e hoteleve

08:03 : 07/09/2025
AKTUALITET

Banka e Shqipërisë i vendos masa kufizuese UBA Bank të Kadri Morinës, pezullon dhënien e kredive

13:04 : 17/08/2025
Para

Historike/ Donald Trump në burg, Presidenti i parë që fotografohet si i pandehur

TË GJITHA

Fshehu në kamion tre persona të shpallur në kërkim, arrestohet shoferi në portin e Durrësit

08:40 : 31/10/2025

Putini dhe propaganda me raketën me energji bërthamore

08:35 : 31/10/2025

“Mëshira” e Liderit/ Si Rama do i lejojë një “fitore” të vogël Veliajt në Kushtetuese

08:23 : 31/10/2025

SPAK i kërkon Belinda Ballukut të paraqitet sot për t’u njohur me akuzat

08:13 : 31/10/2025

Këmbimi valutor 31 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:10 : 31/10/2025

Rikthehen reshjet e shiut, parashikimi i motit për këtë të premte

08:08 : 31/10/2025

Horoskopi, 31 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:57 : 30/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com