• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Lista e armiqve të Putin që vdiqën në rrethana të dyshimta ose u burgosën

19:24 : 24/08/2023
në BOTA

Në Rusi, rrëzimi i avionit të kreut të grupit Ëagner, Yevgeny Prigozhin duket të jetë vetëm rasti i radhës kur një kundërshtar i Vladimir Putin ndërron jetë në rrethana të dyshimta.

Lideri i grupit mercenar që luftoi në Ukrainë dhe që më 24 qershor u rebelua kundër Kremlinit duke shpallur “luftë civile”, vdiq pasi avioni i tij privat u rrëzua 60 milje larg Moskës.

E teksa Moska hesht për incidentin, Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se “nuk duhet të habitemi” për vdekjen e Prigozhin, ndërsa ukrainasit shprehen se “Putin nuk fal askënd”.

Me pak fjalë, Prigozhin duket se është i fundit në listën e gjatë të “armiqve”, kundërshtarëve të padëshiruar që në fund i paguajnë postet e tyre me jetë ose me burg nën udhëheqjen e Putin.

Një listë që përfshin aktivistë, gazetarë, ish-ministrapor edhe oligarkë dhe menaxherë korporatash.

Lexo edhe:

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini dhe një histori me shumë të panjohura

1-Yevgeny Prigozhin ishte shefi i grupit Ëagner, një organizatë mercenarësh që gëzonte marrëdhënie shumë të afërta me qeverinë qendrore në Moskë, duke përfshirë shërbimet e inteligjencës. Grupi që luftoi në Siri, Libi, Mali dhe gjithashtu në Ukrainë dhe këtu ndodhi pika e thyerjes.

Kryengritja e 24 qershorit (me Rusinë në prag të luftës civile për disa orë) u drejtua nga Prigozhin (dikur i quajtur “kuzhinieri” i Putin), teksa ai nuk ndante të njëjtat qëndrime me kreun e Kremlinit në shumë aspekte të pushtimit rus dhe kishte kritikuar hapur punën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Pikërisht dy muaj pas tentativës për grusht shteti, një aeroplan me 10 persona, përfshirë Prigozhin, u rrëzua në rajonin Tver, midis Moskës dhe Shën Petersburgut.

2-Vladimir Kara-Murza, gazetar, politikan dhe aktivist është njëri prej atyre që kanë provuar të ngrenë zërin kundër pushtimit të Ukrainës. Ai u dënua me 25 vjet burg, pasi iu nënshtrua një gjyqi me dyer të mbyllura, i kritikuar ashpër nga OKB-ja. Vendimi nga gjykata ruse u mor pasi ai akuzohej për tradhti të lartë, përhapje të lajmeve të rreme për ushtrinë dhe bashkëpunim me një organizatë të padëshiruar.

3-Ravil Maganov, ish-zëvendëskryetar dhe kryetar i bordit të drejtorëve të Lukoil, i cili vdiq më 1 shtator 2022 pasi “ra” nga dritarja e katit të gjashtë të Spitalit Qendror të Drejtorisë Administrative të Moskës, një nga më të mirët në vend. Ai ishte pjesë e atij grupi oligarkësh që bënë thirrje për “përfundim të shpejtë të konfliktit të armatosur” në Ukrainë dhe që shprehën “dhimbjen e sinqertë për të gjitha viktimat“.

4-Aleksey Navalny Lideri i opozitës ruse është një nga rastet e përfolur shumë, pasi është kundërshtari politik më i zëshëm i Putinit, i dënuar me 19 vjet burg për “ekstremizëm”. Dënimi erdhi nga një gjykatë në Moskë që vendosi se Navalny do të duhet të qëndrojë i mbyllur në një burg të sigurisë maksimale, me një regjim edhe më kufizues se ai që e konsideronte tashmë atë të klasifikuar si një kriminel të rrezikshëm. Gjyqi u zhvillua në rajonin Vadimir, ku 47-vjeçari po vuante tashmë më shumë se 11 vjet burg për mashtrim dhe krime të tjera të supozuara, për të cilat ai pretendon se janë dënime politike.

Navalny u arrestua në janar 2021, sapo shkeli në Moskë ku vinte nga një fluturim i nisur në Berlin, ku u trajtua me ndihmë mjekësore pas helmimit për të cilin dyshohen si përgjegjëse shërbimet sekrete ruse.

5-Boris Nemtsov Një nga ish-zëvendëskryeministrat e Rusisë u qëllua dhe u vra në vitin 2015, kur ishte 55 vjeç, teksa po përshkonte rrugën për në shtëpi mbi një urë të Moskës. Nemtsov kishte kritikuar hapur aneksimin e Krimesë nga Rusia në vitin 2014.

“Me sa duket Putini nuk mund ta mbajë pushtetin ndryshe. Vampirit ka nevojë për luftë“, shkroi Nemtsov (fjalë, këto, të raportuara nga Elena Kostioukovitch, autore e librit “Në mendjen e Vladimir Putin“).

Gjykata ushtarake në Moskë dënoi pesë çeçenë për vdekjen e tij, por asnjë dritë nuk u hodh mbi nxitësit e vërtetë të sulmit dhe kasetat e ÇTV që tregonin skenën e krimit nuk u panë kurrë gjatë procesit gjyqësor.

6-Ilya Yashin Politikani opozitar ndodhet në burg që nga dhjetori i vitit 2022 pasi ka përdorur terminologji të gabuar në një dalje publike. Ai u akuzua për përhapje të informacionit “të rremë” për ushtrinë ruse dhe luftën në Ukrainë, pasi përdori shprehimisht termin “luftë” në vend të “operacionit special”, siç Moska e ka pagëzuar pushtimin.

Yashin po ashtu denoncoi masakrën e Buçës dhe krimet e tjera të kryera nga rusët që në fillim të pushtimit, por për këto arsye u dënua me 8 vjet e gjysmë burg.

7-Anna Politkovskaya Vrasja e gazetares ruse është një nga ngjarjet më të diskutueshme dhe më të famshme. Ajo u qëllua për vdekje më 7 tetor 2006 në një ashensor teksa ngjitej për në apartamentin e saj në Moskë, ditën e lindjes së Vladimir Putin. Gazetarja mbuloi kryesisht situatën në Çeçeni dhe botoi libra mbi jetën në Rusi nën sundimin e Putinit. Para se të vritej, ajo po punonte për të dokumentuar torturimin dhe vrasjen e dy personave nga një organ i zbatimit të ligjit i komanduar nga lideri çeçen Kadyrov, i cili është ende shumë besnik ndaj Putinit sot.

Në vitin 2004 ajo u përpoq të arrinte në Beslan, ku terroristët kishin pushtuar një shkollë, por në aeroplan u sëmur dhe u detyrua të kthehej pas. Asokohe gazetarja pretendoi se ishte helmuar. Karriera e saj gazetareske, sidomos përmes rubrikave të gazetës “Novaja”, iu kushtua tërësisht denoncimit të krimeve dhe mizorive të kryera nga qeveria, veçanërisht në Çeçeni.

8-Alexander Litvinenko Ish-agjenti rus i FSB-së e kishte drejtuar qartë gishtin nga Putini për vrasjen e Anna Politkovskaya. Ai u arratis në Londër pasi akuzoi eprorët e tij se kishin urdhëruar vrasjen e oligarkut Boris Berezovsky. Më 1 nëntor 2006, Litvinenko u sëmur papritur dhe vdiq në spital më 23 nëntor nga ajo që më vonë do të njihej si helmim me polonium. Substanca radioaktive dyshohet se ishte hedhur në filxhanin e tij të çajit nga dy rusë gjatë një takimi në një hotel në Londër.

Oligarkët

Po ashtu ka një listë oligarkësh “kritikë” që kanë humbur jetën në rrethana të dhunshme, por në secilin prej rasteve të paqarta. Këtu përfshihen të gjithë të vdekurit që nga fillimi i luftës në Ukrainë.

Alexander Tyulyako (i varur), Mikhail Tolstosheya (u gjet i vdekur në garazh), Vasily Melnikov (u gjet i vdekur me plagë me thikë në banesën e tij), Vladislav Avaev (u vetëvra pasi vrau gruan dhe vajzën), Sergeij Protosenya (i mbytur), Andrei Krukoëski ( ra nga një shkëmb), Alexander Subbotin (vdiq nga ataku kardiak), Yevgeny Palant (i vrarë nga gruaja e tij), Dan Rapoport (u rrëzua nga një pallat).

Etiketa: Putinvladimir Putin

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

22:11 : 12/05/2025
BOTA

Manipulimi i Ditës së Fitores nga Putini dhe një histori me shumë të panjohura

09:06 : 09/05/2025
RAJONI

Midis Trumpit dhe Putinit – dështimet e Vuçiçit

08:27 : 07/05/2025
BOTA

Putin: Shpresoj që të mos ketë nevojë për përdorimin e armëve bërthamore në Ukrainë

08:55 : 05/05/2025
BOTA

Zelensky refuzon armëpushimin: S’mund të garantojmë sigurinë për 9 majin

16:33 : 03/05/2025
BOTA

Putin falenderon Korenë e Veriut për dërgimin e trupave në Kursk

11:19 : 28/04/2025
Para

Rusët që vdiqën pas përplasjeve me Kremlinin

TË GJITHA

Tragjedia me 298 të vdekur! OKB: Rusia fajtore për rrëzimin e avionit “Malaysia Airlines” më 2014

16:52 : 13/05/2025

Mbyllet epoka e Lucas Vazquez te Real Madrid, 33-vjeçari largohet me parametra zero

16:44 : 13/05/2025

Logu: Qeveria dhe DHL në shkelje të rëndë, të hetohen 53 mijë zarfe të dyshimta nga Greqi

16:43 : 13/05/2025

Tensionet dhe debatet te KZAZ 40, ministri Hoxha “zhduket” pasi zbulohen votat e dyshimta

16:39 : 13/05/2025

Rezultati/ Edhe 172 kuti votimi për t’u numëruar në rang vendi! Ja renditja e partive

16:24 : 13/05/2025

Zyrtare/ Te Vllaznia nis ‘reforma’, klubi shkodran ndan rrugët me drejtorin sportiv Tefik Osmani

16:22 : 13/05/2025

Miqësore me skuadrën e Kategorisë së Parë, Tirana rikthehet nesër në fushë

16:12 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com