• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Gati padia për TEC-et që nuk punojnë, Qeveria paguan “kot” 90 mijë euro në ditë

15:42 : 23/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Një grup qytetarësh dhe organizatash mjedisore dorëzuan një padi kundër TEC-it lundrues të Vlorës.

Ata kërkojnë rrëzimin e kontratës së qiramarrjes të TEC-it lundrues të instaluar tek porti i peshkimit në Vlorë, të sjellë nga Bangladeshi për të prodhuar energji duke djegur naftë të rëndë.

“Kontrata parashikon që qiradhënësi konsorciumi Excelerate energy + Renco paguhet me 94 000 euro në ditë për shërbimin e prodhimit të energjisë. Deri sa të saktësohet ku ndodhen këto kompanitë e konsorciumit, të cilat marrin milionat, sipas kontratës janë paditur vetëm institucionet lejedhënëse dhe firmosëse shqiptare”, thuhet në njoftimin e Mjedisi.al.

Ambientalisti Lavdosh Ferruni, i cili ka kundërshtuar TEC-in e Vlorës që prej fillimit, shprehet se ky TEC lundrues është “simbol se si lundrojnë së bashku paaftësia, korrupsioni kombëtar dhe ndërkombëtar, administrata “Yes man”, në të gjitha nivelet, ekspertë të blerë, shoqëri civile eunuke, media e kapur”.

Ferruni u padit nga kompania “Renco SPA Albania” , për deklaratat e tij kundër TEC-eve, 3 muaj më parë.

Lexo edhe:

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

Në padi kërkohet shfuqizimi i Deklaratës Mjedisore për KESH, për të zhvilluar projektin “Impiant Termik Lundrues i përkohshëm në Vlorë”, të lëshuar nga AKM në 22 Gusht të 2022.

Së dyti, shfuqizimin e vendimit për licencimin e KESH “Në veprimtarinë e prodhimit të energjisë elektrike nga Tec-i lundrues i instaluar në Portin e Triportit në Gjirin e Vlorës”, të miratuar nga Enti Rregullator të Energjisë.

Së treti, kërkohet shfuqizimi i lejes mjedisore e miratuar nga Ministria e Turizmit.

Organizatat kërkojnë po ashtu të anulohet vendimi që lejon përdorimin e burimit ujor sipërfaqësor për qëllime industriale dhe teknologjike nga KESH. Së fundmi kërkohet anulimi i të gjitha akteve dhe procedurës së zhvilluar nga KESH për dhënie me qira të asetit gjenerues termik dhe si shpenzimet gjyqësore të jenë në ngarkim të palës së paditur.

Paditësit, në këtë rast një grup qytetarësh dhe 4 organizata, argumentojnë në padi se janë legjitim për ta kryer këtë padi. Aktivistët mjedisorë dhe çështjet e mjedisit janë përballur shpesh me zvarritje në dyert e drejtësisë, pasi gjykata nuk ka pranuar paditësit si palë e prekur.

Kësisoj në padi ata kanë mbështetur legjitimitetin e tyre me 10 argumente. Përpara hapave institucional, TEC-i lundrues i Vlorës u kundërshtua dhe me protesta.

Në 9 shtator 2022, qytetarë dhe ambientalistë pritën me protestë në Vlorë anijen e parë lundruese të prodhimit të energjisë.

Po pavarësisht zërave kundër dhe protestave, të dyja anijet u ankoruan në portin e Petrolifera Italo Albanese.

Dy termocentralet lundruese janë marrë me qira për një periudhë dy-vjeçare nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) me një kosto prej 46 milionë dollarësh.

Aktivistët pretendojnë se anijet e ardhura nga Bangladeshi janë të një teknologjie shumë të vjetër dhe ka 30 vite që janë në funksion, madje në dy vitet e fundit nuk janë përdorur as nga Bangaldeshi.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku ka deklaruar se dy anijet do të prodhonin energji 55 megavat-orë secila, pra në total 110 megavat-orë për t’u shpërndarë në sistemin tonë të energjisë elektrike.

Kosto totale e qirasë për dy TEC-et dhe prodhimit të energjisë për dy vite sipas KESH do të jetë rreth 330 milion dollarë, në varësi të çmimit të karburantit të rëndë që do të shërbejë si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë.

Qeveria shqiptare këmbëngul se dy anijet termocentral, që u vendosën vetëm disa qindra metra larg termocentralit të Vlorës,- i cili edhe pse ka kushtuar 130 milionë dollarë për t’u ndërtuar, nuk u vendos në punë-, nuk janë të rrezikshme për mjedisin sikurse thonë ambientalistët. Qeveria po ashtu thekson se anijet termocentral do të sigurojnë energji më të lirë se ajo që Shqipëria mund të blejë në treg.

Qeveria ka deklaruar se puna do të niste në fillim të vitit 2023, pasi anijet të ishin fiksuar dhe lidhur me rrjetin elektrik. Korporata Eletroenergjetike Shqiptare, KESH, që i i ka marrë me qira dy anijet, ka thënë se ato u bënë të nevojshme për shkak të krizës.

Por ende sot në maj të 2023 anijet nuk kanë filluar të prodhojnë energji. Sa i përket krizës energjitike, ambientalistët kanë sugjeruar se mund të përdoren zgjidhje alternative siç është energjia fotovoltaike.

Energjia diellore fotovoltaike është një burim i pastër, i rinovueshëm i energjisë që përdor rrezatimin diellor për të prodhuar energji elektrike. Ajo bazohet në të ashtuquajturin efekt fotoelektrik, me anë të të cilit disa materiale janë në gjendje të thithin fotone (grimcat e dritës) dhe të lëshojnë elektrone, duke gjeneruar një rrymë elektrike.

Etiketa: padiaqeveriaRamaTEC

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025
AKTUALITET

Kryebashkiaku i Hasit: Nuk kemi luksin dhe as kapacitet për urdhrat e Ramës

12:57 : 18/07/2025
AKTUALITET

Rama: Një ditë do kemi një ministër nga Inteligjenca Artificiale

12:05 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ku ishit kur u bënë ndërtimet pa leje në Theth? Rama justifikohet: Nuk ka funksionuar zinxhiri

11:54 : 18/07/2025
AKTUALITET

Shkarkimet e Ramës/ Beleri: Në asnjë vend të Europës kryeministri nuk “kërcënon” kryebashkiakët

10:18 : 18/07/2025
AKTUALITET

Fadromat në Theth/ Bushati: Ka faj fshatari që ndërton pa leje apo shteti që e nxit?

08:17 : 18/07/2025
Para

Shpërblim për mbështetjen në 14 Maj, Rama i jep Salillarit 1.3 mld lekë në Berat

TË GJITHA

Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

16:21 : 18/07/2025

Analiza: Pse Starmer kërkon t’u japë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Britani?

16:20 : 18/07/2025

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025

Kina: Agjentët e inteligjencës së huaj po na vjedhin mineralet e rralla

16:03 : 18/07/2025

Grabitet shtëpia e Michel Platini në Francë, ish-kreut të UEFA-s i vjedhin 20 trofe

15:53 : 18/07/2025

Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

15:52 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com