• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zbulohen 4 EMRAT e tjerë që po hetohen për sterilizimin krahas Beqajt e Canit

12:19 : 20/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Veç orientimit nga Gjykata e Posaçme për thellimin e hetimeve të SPAK ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqja dhe ish-ministrit Shkëlqim Cani, janë dhe katër emra të tjerë, zyrtarë të Komisionit të Prokurimeve Publike, që po hetohen.

“Ora News” ka mësuar se 4 personat që janë në hetim quhen Gentian Këri, me detyrë ish-kryetar i Komisionit të Prokurimeve Publike; Spiro Kuro me detyrë zv/kryetar i këtij komisioni dhe dy anëtarët Leonard Gremshi dhe Hektor Balluku.

Të 4 këta persona, dy ish-ministrat, zyrtarë të tjerë në ministrinë e Shëndetësisë dhe kompaninë koncesionare “Sani Service”, janë duke u hetuar nga SPAK, pas një vendimi detyrues nga gjykata për të thelluar veprimet hetimore.

Sipas këtij dokumenti, 4 zyrtarët e KPP janë personat që në 23 shtator 2015 kanë marë në shqyrtim ankesën e Bashkimit të Operatorëve Ekonomike, “Action Laundry”, “S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente”, kompani këto që janë renditur humbëse në garën për koncesionin e sterilizimit.

Bashkimi i këtyre kompanive kërkonte nga KPP të shfuqizonte vendimin e muajit maj 2015 të Komisionit të Koncesionit në Ministrinë e Shëndetësisë për kompanitë fituese që udhëhiqeshin nga “Servizi Italia” dhe “Investital” e Ilir Rrapaj.

Lexo edhe:

Berisha: Irena Gjoka qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën, mbrohet nga Altin Troplini

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

Sipas ankesës së “Action Laundry” përllogaritej që konsorciumi i udhëhequr nga “Servizi Italia” S.p.a, që u klasifikua i pari, e ofroi shërbimin për 1 vit në vlerën e 1 miliard lekëve, kundrejt ofertës 753 milion lekë të ofruar nga grupi i operatorëve të udhëhequr nga “Action Laundry”, që u rendit e dyta.

Kompania me qendër në Durrës pretendoi se diferenca për 1 vit kap vlerën 250 milionë lekë, ose për 10 vjet një vlerë prej 2.5 miliardë lekë më pak të shpenzuara (17.8 milionë euro).

Por në shtator 2015, KPP-ja ka pranuar pjesërisht ankesën e “Action Laundry” dhe i ka kërkuar Ministrisë së Shëndetësisë të rivlerësojë ofertat, pasi ka vërejtur se mbledhja e pikëve në vlerësimin e parë kishte gabime matematikore.

Katër anëtarët e KPP-së në vendimin prej 46 faqesh argumentonin se: “…në respekt të parimit të transparencës dhe barazisë si dy ndër parimet kryesore të zhvillimit të procedurës së dhënies së koncesionit, autoriteti kontraktor (Ministria e Shëndetësisë) ka gabuar në mbledhjen aritmetike të pikëve në total… Sa më sipër, Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se autoriteti kontraktues në rivlerësimin e procedurës duhet të kryejë edhe mbledhjen e saktë aritmetike të pikëve dhënë operatorëve ekonomikë pjesëmarrës në këtë procedurë…”.

Pas këtij vendimi detyrues nga KPP, procedura e mbledhjes së pikëve është mbajtur në datën 28 shtator 2015 në Ministrinë e Shëndetësisë. Dhe pikërisht në këtë ditë është shpallur fituesi ku sërish ka qenë bashkimi i operatorëve “Servizi Italia”. Por çuditërisht, këtë herë kjo kompani ka marrë më shumë pikë se në vlerësimin e parë. Nga 73.98 pikë që kishte fituar në vlerësimin e parë, tani ishte vlerësuar me 91.03 pikë. Pra me një diferencë prej 22 pikësh më shumë.

Në anën tjetër, bashkimi i operatorëve që përfaqësohej nga “Action Laundry” ka marrë 45 pikë, nga 42.83 që kishte marrë në rivlerësimin e parë.

Pas këtij vendimi, në muajin dhjetor 2015, ministri Ilir Beqja ka firmosur kontratën koncesionare, duke kthyer koncesionin e sterilizimit të paisjeve kirurgjikale, kontratën më të shtrenjtë të partneritetit publik privat të qeverisë “Rama” në sektorin e shëndetësisë. Kjo kontratë deri në fund të vitit 2022 i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë, rreth 76 milionë euro.

Etiketa: aferaBeqajCanispaksterilizimitenderi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Irena Gjoka qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën, mbrohet nga Altin Troplini

10:42 : 20/10/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

10:30 : 20/10/2025
AKTUALITET

SPAK kontrolle tek zyra dhe shtëpia e administratorit të OSHEE, Enea Karakaçi

20:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

SPAK çon në gjyq “Çopjat”/ Si funksiononte grupi me 33 persona dhe lidhjet me drejtësinë e Policinë

16:50 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Madeira Club”/ Mashtrim 300 mln euro me kripto, bllokohen kompanitë hoteliere të spanjollëve në Shqipëri

13:21 : 18/10/2025
AKTUALITET

Hetimet për Portin e Limionit/ Qori: SPAK të marrë në pyetje Ramën, çdo vendim mban firmën e tij

21:58 : 17/10/2025
Para

Thellohet skandali/ Inceneratori i Tiranës la gropë 4 milionë euro në Tatime

TË GJITHA

Zjarri në Maliq/ Fqinja rrëfen tmerrin: Vajza ishte nxirë dhe po i binin flokët! Djali vdiq në koridor

10:50 : 20/10/2025

Berisha: Irena Gjoka qëndron në detyrë duke shkelmuar Kushtetutën, mbrohet nga Altin Troplini

10:42 : 20/10/2025

KLP mblidhet për të zgjedhur kreun e ri të SPAK, hapet procedura. Një nga anëtarët largohet

10:32 : 20/10/2025

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt, lihet në qeli

10:30 : 20/10/2025

Tragjedia në Maliq, shefi i Shërbimit zjarrfikës tregon detajet: Ja dy pistat që po hetojmë

10:27 : 20/10/2025

Sekretariati i Etikës përjashton Gazment Bardhin nga Kuvendi për 15 ditë

10:12 : 20/10/2025

Sulmet e Izraelit, 45 persona humbin jetën në Gaza

10:08 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com