• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama “fal” Syrin e Kaltër/ Këlcyra me ujësjellës 2.2 mln euro s’ka ujë të pijshëm

17:28 : 20/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT

Uji i burimit të Syrit të Kaltër, që ndodhet mes Sarandës dhe Delvinës, do të jetë me shumë gjasë kostoja që shqiptarët do duhet të paguajnë për vizitën private të “motrës” së Edi Ramës, Giorgia Meloni në rezidencën qeveritare në Vlorë.

Pa ia bërë syri tërr dhe i lumtur për çfarë ka negociuar me kryeministren italiane në katër ditët e pushimeve shqiptare të Melonit, Rama konfirmoi për “La Stampa” se uji nga burimet në Jug të vendit do të shkojë për bujqësinë dhe rubinetat e qytetarëve të Puglia-s.

“Ka kaq shumë gjëra që kemi në pritje. Së shpejti, Komiteti Strategjik për Investimet Italiane, i krijuar me Di Maio, do të mblidhet për herë të dytë. Biseduam për projektin e ujësjellësit, të cilin Andreotti dhe Berlusconi e dëshironin tashmë, nga Shqipëria në Puglia. Kjo do të ishte e rëndësishme. Bëhet fjalë për përdorimin e burimeve në Shqipërinë e Jugut për t’i lidhur ato me Italinë”, deklaroi Rama.

Duket se projekti për të cilin foli rreth një vit më parë presidenti i rajonit të Puglia-s, Michele Emiliano, gjatë një konference për shtyp në Bari ka marrë jetë në darkat e dy liderëve në Vlorë.

Kështu parashikohet që 150 milionë metër kubë ujë të shkojnë në Puglia përmes tubacionit që do të ndërtohet për katër vite me fondet e BERZH dhe do të kushtojë 1 miliardë euro.

Lexo edhe:

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

Por, ajo çka është paradoksale në gjithë këtë histori lidhet me faktin se Rama “fal” pa të keq burimin e një parku kombëtar te Italia, në kushtet kur qytete si Saranda, Delvina apo Këlcyra në jug të vendit vuajnë ende për ujë të pijshëm.

Saranda, edhe pse qyteti me potencialin më të lartë turistik në vend, gjatë sezonit përballet me mungesën e ujit të pijshëm. Lagjia nr. 4 e qytetit ka qenë ndër vite më problematikia sa i përket ndërprerjve të ujit dhe situata është përkeqësuar pas vendosjes në funksion të ujësjellësit të ri.

Ndërkohë në Këlcyrë, situate është edhe më absurde. Në këto ditë të nxehta të gushtit edhe pse buzë Vjosës e jo shumë larg në vijë ajrore nga “Syri i Kaltër” apo liqeni i Viroit në Gjirokastër, burime ujore të cilat Rama i ka hedhur në tryezën e diskutimit me Melonin, në mënyrë paradoksale qyteti vuan mungesën e ujit të pijshëm.

Dhe kjo mungesë sipas banorëve nuk vjen se nuk kanë burime uji, por se administrimi nga ujësjellësi lë për të dëshiruar. Skena të tilla në Këlcyrë ku punonjës të ujësjellësit hapin herë pas here tubacionet, për shkak të defekteve të shumta janë bërë thuajse të përhershme.

“Çuditem që është qytet dhe s’ka ujë. U bënë gjithë ato investime, gjithë ato para u derdhën dhe në çdo dy javë këtu çahen tubat”, tha një banor i Këlcyrës.

“S’kemi ujë. Tani ça të themi neve. Ja doja ti hidhja një grusht ujë surratit, të lahesha njëçik, po nuk ka”, shtoi një tjetër.

Sipas banorëve, ata po vuajnë punën e dobët të bërë në ndërtimin e ujësjellësit të ri të qytetit.

“S’lahemi dot në dush. S’lajmë dot rrobat, na morën rrobat era në lavatriçe. Ujësjellësi i ri, kanalizime të reja. Të mbajnë përgjegjësi. Të mbajë përgjegjësi ai që i ka bërë këto, inxhineri i Këlcyrës, inxhineri i Tiranës. Pse ta vuaj unë, apo i gjithë qyteti në ditët korrik, gusht, pa pikën e ujit”, u shpreh një qytetare për mediat.

“As ka patur, as do ketë. Edhe çahen ditë për ditë aty”, nënvizoi një tjetër qytetar i irrituar.

Tre vite më parë u investuan plot 2.2 milionë euro nga qeveria shqiptare për rrjetin e ri të Ujësjellësit të Këlcyrës, por duket qartë sesi investimi ka shkuar.

Në atë periudhë, banorët u ankuan pasi firma zbatuese, po kryente punime me cilësi të dobët dhe jashtë standardit.

E ndërsa në atë kohë ankesat e qytetarëve ranë në vesh të shurdhër, sot Këlcyra vuan pikërisht defektet e linjës së re të ujësjellësit.

Etiketa: Edi Ramakelcyresyri i kalteruji i pijshem

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Droga si meritë biografike”/ Denoncimi: Rama emëron kriminelin Ergys Hoxha në krye të IKMT

13:09 : 24/08/2025
AKTUALITET

“Limon i shtrydhur”? Tenderat mln euro, Arlinda Pogaj “sulm” medias për t’u justifikuar para Edi Ramës

15:37 : 23/08/2025
AKTUALITET

Unioni i Gjyqtarëve reagon për sulmet e Ramës: Po denigrohemi pa të drejtë, KLGJ të mbajë qëndrim

14:08 : 23/08/2025
AKTUALITET

Bullizimi i Ramës ndaj gjyqësorit hedh në erë shpresën për shtet të së drejtës

13:20 : 23/08/2025
AKTUALITET

Lobist në Tiranë/ Massimo D’Alema deklaron 10 mijë euro fitim në vit, më pak se një emigrant shqiptar

10:40 : 23/08/2025
AKTUALITET

Ligji i ri i qeverisë ngre shqetësime për cënim të autonomisë në administratën publike

17:45 : 22/08/2025
Para

FOTO/ Zjarr në Berat, digjet një sipërfaqe me shkurre dhe pisha

TË GJITHA

Modeli i republikës tonë

16:53 : 24/08/2025

“I ka lidhjet shpirtërore me krimin”/ Berisha publikon VIDEO-n: Kur Nano fliste për kërcënimet nga Rama

16:41 : 24/08/2025

VIDEO/ Përplasja me a*më e policisë me dy grabitësit, publikohen pamjet e para

16:27 : 24/08/2025

Izraeli sulmon rebelët Huthi në Jemen

16:14 : 24/08/2025

E trishtë/ Ndahet nga jeta aktori i njohur

16:02 : 24/08/2025

VIDEO/ Ajeti dhe Seferi tundin rrjetën në Turqi, i japin fitoren Bodrumsporit

15:45 : 24/08/2025

Zelensky: Ukraina nuk do ta humbasë luftën kundër Rusisë

15:34 : 24/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com