• Kontakt
Thursday, October 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mitsotakis mbledh në Athinë liderët e rajonit/ Shmang Ramën, fton Begajn, por presidenti e refuzon

15:30 : 18/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE, RAJONI

Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis do të mbledhë më 21 gusht për një takim joformal në Athinë liderët e rajonit dhe përfaqësues të Bashkimit Europian.

Media greke Protothema raporton se në këtë takim do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, ai i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou. Po ashtu, pjesëmarrës do të jenë dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka shmangur ftesën për homologun e tij shqiptar, kryeministrin Edi Rama, teksa Shqipëria është ftuar në nivel presidenti.

Por, kreu i shtetit Bajram Begaj ka refuzuar ftesën, dhe në një reagim të shkurtë për mediat, Presidenca thotë se shkak është bërë axhenda. “Ftesa ishte thjesht për një darkë informale dhe nuk mund të marrim pjesë për shkak të axhendës”, reagoi Presidenca për mediat.

Nuk dihet nëse arsyeja për shmangien e kryeministrit Edi Rama ka qenë çështja “Beleri”.

Lexo edhe:

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

Rama u takua me Mitsotakisin për herë të fundit më 11 Korrik, gjatë samitit të NATO-s në Vilinus të Lituanisë. Në atë takim, Mitsotakis i ka kërkuar zgjidhjen urgjente të çështjes së Belerit, teksa i ka theksuar Ramës se në Shqipëri ka një pikëpyetje të madhe të shtetit të së drejtës, dhe sipas tij, ky element është një nga kriteret e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Artikulli i plotë i medias greke:

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së të rajonit do të mirëpriten mbrëmjen e së hënës së 21 gushtit, në orën 20.15 nga Kyriakos Mitsotakis në Megaro Maximos për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”.

 

Nisma specifike e kryeministrit shënon rolin udhëheqës që luan Greqia si një shtyllë e stabilitetit, paqes dhe sigurisë së energjisë në Ballkan dhe Evropën Juglindore dhe kthimin e saj në Ballkan nga viti 2019.

 

Madje, ftesës së kryeministrit i janë përgjigjur dhe do të marrin pjesë në darkë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel. Pjesëmarrja e tyre në darkë është sa kuptimplote dhe simbolike. Simbolike, sepse më 21 qershor u bënë 20 vjet nga “Deklarata e Selanikut” e Samitit BE- Ballkani Perëndimor që u zhvillua gjatë Presidencës greke të Këshillit të BE-së dhe që hapi rrugën për përfshirjen e disa vendeve të rajonit në Union.

Vihet re se Kyriakos Mitsotakis ka riafirmuar vazhdimisht mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivën evropiane të rajonit, e cila bëhet edhe më e rëndësishme në mjedisin e ri të sfidave të krijuara nga pushtimi rus i Ukrainës. Plotësimi i 20 viteve nga Samiti i Selanikut dhe ftesa e kryeministrit drejtuar liderëve të rajonit është një mundësi për të nënvizuar se Greqia, e cila ka forcuar gjurmën e saj gjeopolitike dhe energjetike në rajon gjatë katër viteve të fundit, qëndron në krah të Ballkanit Perëndimor si anëtar i familjes evropiane, por edhe si ekonomia më e madhe në rajon dhe dëshira për integrimin e tyre evropian, për të cilin ka kushte.

Në Athinë, konkretisht në hotelin “Britania e Madhe”, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i Malit të Zi, Jakov Milatovic, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, i Kosovës, Albin Kurti do të takohen për të marrë pjesë në darkën joformale.

Shqipëria, e ftuar në nivel presidenti, nuk do të përfaqësohet, ndërsa lideri i Sllovenisë nuk ka mundur të përgjigjet pozitivisht.

Në diskutim do të marrin pjesë edhe liderët e vendeve të rajonit që janë anëtare të BE-së dhe më konkretisht kryeministri i Bullgarisë Nikolai Denkov, i Kroacisë Andrej Plenkoviç dhe i Rumanisë Ion-Marcel Ciolakou.

Etiketa: athineBegajbelerimitstakisRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Flor Binaj/ Polici i pavarur dhe policët e Ramës

18:15 : 23/10/2025
AKTUALITET

Edhe “bufi i kënetës” në raportin për ’11 Majin’/ OSBE-ODHIR: Sulme personale mes Ramës dhe Berishës

12:54 : 23/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
AKTUALITET

Kampi i Gjadrit/ La Repubblica: Mbi një milion euro për person për kampe bosh

18:49 : 20/10/2025
AKTUALITET

Shehu: Rama rrëzoi rezolutën për gjenocidin serb, për të mbajtur marrëdhëniet me Vuçiçin

17:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

Bushati: Përdorimi i atyre që janë në burg, për politikën e ditës, ju bën dëm atyre që janë në Hagë

20:35 : 17/10/2025
Para

Në kërkim për kultivim dhe tregtim të kanabisit, arrestohet 29-vjeçari në Durrës/ EMRI

TË GJITHA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025

Salianji: Kam ambicie për kryetar PD-je, por ky nuk është momenti

19:59 : 23/10/2025

Dy avionë rusë shkelin hapësirën ajrore të Lituanisë

19:50 : 23/10/2025

Greqia “studion” krizën e banesave, Qeveria dy strategjitë për të frenuar mungesën e strehimit

19:47 : 23/10/2025

Prokurori Stojani akuzon kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani për shkelje të ligjit

19:25 : 23/10/2025

Tensione në drejtësi, kreu i KLGJ nuk  fton në ceremoninë e gjyqtarëve të rinj Sokol Sadushin!

19:24 : 23/10/2025

Përplasja për aksionet e aeroportit/ Pacolli ia kalon fajin noteres: Ka bërë deklarime të pavërteta!

19:12 : 23/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com