• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mbërrin në SPAK ish-ministri Shkëlqim Cani si dëshmitar për koncesionin e sterilizimit

10:17 : 17/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Ish-ministri i Financave Shkëlqim Cani është paraqitur paraditen e kësaj të enjte në SPAK, pasi është thirrur nga prokurorët Ened Nakuçi dhe Edvin Kondili si dëshmitar për koncesionin e sterilizimit me vlerë 100 milionë euro.

Mësohet se ai do të pyetet si person që ka dijeni në lidhje me këtë koncesion, për të cilin SPAK lëshoi 8 urdhër-arreste ditën e sotme. Burime bëjnë me dije se Cani është thirrur për të dhënë shpjegime ne lidhje me një shkresë të firmosur nga Ministria e Financave në 2015 që ka lidhje me këtë tender.

Në lidhje me koncesionin e sterilizimit GJKKO ka caktuar masat “arrest me burg” për ish-zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj, si dhe biznesmenin që ka fituar koncesionin Ilir Rrapaj.

Gjithashtu, janë caktuar masat “arrest shtëpie: për: Saimir Kadiu, Drejtor Ekonomik, dhe Marsela Serjanaj, Drejtoreshë Juridike. Si dhe masat “detyrim paraqitje” për: Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri dhe Naile Ajazi.

Prej tre vitesh SPAK ka nisur një hetim në lidhje me kete koncesion. Mësohet se nga hetimet e kryera deri më tani rezulton se ky koncension është dhënë në kundërshtim me ligjin dhe bëhet fjalë edhe për shkeljet të tjera të rënda.

Lexo edhe:

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

Gjatë kohës që Beqja drejtoi Ministrinë e Shëndetësisë, dha me koncesion shërbimin e sterilizimit. Ky koncesion prej 100 mln eurosh është fituar nga “Sani Service” e biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili sipas të dhënave rezulton mik i Beqjas.

Në vitin e parë të kontratës nga buxheti i shtetit janë paguar 17 mln euro, nga 12 që parashikonte kontrata. Koncesioni i sterilizimit është në hetim prej 3 vitesh.

Në lidhje me këtë koncesion është marrë në pyetje dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili në dëshminë e dhënë për prokurorë “shiti” ish-vartësit e tij. A ka thënë se ka pasur rol vetëm në nxjerrjen e urdhrit për hapjen e procedurës koncesionare.

Edhe pse ka pranuar se firmën mbi kontratë e ka hedhur vetë ai, Beqaj ka sqaruar më tej se kushtet dhe përmbajtja e marrëveshjes koncesionare janë përcaktuar nga një ekip i përbashkët i Ministrisë dhe bashkimit të kompanive fituese.

Një pikëpyetje e madhe në lidhje me aferën e sterilizimit, përveç kostos së lartë, ka qenë kompania fituese me pronar emigrantin shqiptar në Itali, Ilir Rrapaj.

Në vitin 2000 ai kishte themeluar në Peruxhia një kompani me kapital të vogël prej 1500 eurosh, por pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, biznesmeni me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri, ku sipas BIRN, vendosi kontakte me kreun e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.

Fituesi i koncesionit së bashku me disa biznesmenë italianë, kanë pasur disa takime e kontakte me titullarin e shëndetësisë.

Pas kthimit në Shqipëri, nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, me kapital 1000 euro të regjistruar në Prishtinë me vetëm një të punësuar, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve në një bashkim kompanish, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

Ortakët e Rrapajt në këtë bashkim, tri kompani nga rajoni i Umbrias.

Në vitin 2015, ish-ministri Beqaj u pyet nëpërmjet telefonit për marrëdhënien e tij me Ilir Rrapajn, por në fillim mohoi ta njihte. Pasi BIRN i dërgoi Ministrit disa fotografi ku ai shfaqej me biznesmenin, Ilir Beqaj ka pranuar se “kishte njohje me z.Ilir Rrapaj.”

Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me vendim të Ilir Beqaj. Për shkak të kostos së lartë që u bë shkak për reduktimin e numrit të operacioneve në disa spitale, kontrata me kompaninë në fjalë u rishikua pas 5 vjetësh funksionimi në vitin 2020.

Deri në vitin 2021, sipas të dhënave të raportuara nga Ministria e Financave, buxheti i shtetit shqiptar e ka paguar subjektin “Sani Servis” që përmban bashkimin e kompanive fituese të koncesionit me rreth 58 milionë euro, ose 57% të vlerës së rishikuar të kontratës prej 12,3 miliardë lekësh. Investimi i Ilir Rrapajt nëpërmjet Investital Llc për të kontrolluar 40 % të kompanisë me koncesionin 100 milionë dollarësh është vetëm 8 mijë e 500 euro.

Etiketa: deshmitarShkëlqim Canispaksterilizimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025
AKTUALITET

Arrestimi i babait të kandidates së PSD/ SPAK: I shkoi në banesë një shtetasi dhe i ofroi para

13:58 : 12/05/2025
AKTUALITET

Të vërtetat që duhen lexuar në kutitë e votimit

12:02 : 12/05/2025
Para

14 Maji/ Akuzohen se blenë vota në Shkodër, SPAK çon për gjykim 4 persona - EMRAT

TË GJITHA

Lapaj: Mosbashkimi penalizoi partitë e vogla

20:30 : 13/05/2025

Conceição: Jemi gati për një finale të madhe, të përgatitur për çdo skenar

20:26 : 13/05/2025

Vota nga Diaspora i jep PS-së mandatin e 9-të në qarkun e Vlorës, PD zbret në 3

20:17 : 13/05/2025

Eurojust zbulon detaje nga operacioni kundër grupit të mashtrimit kibernetik

20:12 : 13/05/2025

Trump: Kina ka rënë dakord të hapë tregun e saj për produktet amerikane

20:08 : 13/05/2025

I kërkuar nga Barcelona e Inter, e ardhmja e Tah mbetet në Bundesligë?

20:05 : 13/05/2025

Kutitë e fundit në Tiranë/ Agron Shehaj i merr një mandat PD-së

20:05 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com