• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni në ushtri/ Gazetari: Hetime edhe në nivel politik. SHBA dhe NATO, të ndjeshëm në çështjet e sigurisë

09:48 : 17/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetari Klodian Tomorri ka folur në MCN Tv mbi detajet e reja nga hetimi i SPAK për korrupsionin në ushtri. Ai tha se janë një seri çështjesh që po hetohen që prekin ushtrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Ai u shpreh se deri më tani dihet që i është sekuestruar celulari komandantit të Forcës Ajrore.

Gazetari vë në dukje se hetimet s’janë të kufizuara vetëm brenda FA, por edhe në nivel politik. I pyetur nëse kanë dorë SHBA-ja, Tomori tha se është hipotezë logjike, pasi Washingtoni, por edhe NATO janë të ndjeshëm në çështjet e sigurisë.

“Është një çështje nën hetim dhe informacioni që është publik është gjithmonë i rezervuar. Ajo që dimë është që ka një hetim të SPAK për Forcat Ajrore, por jo vetëm. Ka disa hetime që prekin ushtrinë shqiptare. Në rastin e komandantit të Forcës Ajrore, është konfirmuar që i është sekuestruar telefoni celular në lidhje me disa hetime për disa tendera që kanë të bëjnë edhe me mirëmbajtjen e helikopterëve dhe veprime të tjera. Investigimet s’janë ndalur vetëm te komandanti i Flotës Ajrore, ka sekuestrime të drejtuesve të nivelit më të ulët të Forcës Ajrore, dhe ushtarakëve të tjerë, përfshirë Forcën Tokësore dhe zyrtarë civilë në Ministrinë e Mbrojtjes.  Nuk kemi vetëm një çështje që po hetohet, por disa çështje njëherësh, janë tenderat, privatizimet dhe tjetërsimet e pronave të ushtrisë. 

Janë disa hetime që prekin ushtrinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Bëhet fjalë për kohën kur ministria është drejtuar nga znj.Xhaçka. është çështja e bazës së Sarandës, që është sekuestruar, kemi çështjen e muzeut në Bërzhitë, ndërtimet pa leje brenda bazave ushtarake, e kështu me radhë. Në ushtrinë shqiptare ka hyrë korrupsion. Përvoja ka treguar edhe në vendet fqinje, që kur korrupsioni hyn në ushtri ka arrestime të bujshme. Është një hipotezë logjike që mund të kenë dorë amerikanët, sepse janë të ndjeshëm në çështjet e sigurisë. Shqipëria është vend i NATO-s dhe ajo që ndodh këtu u intereson edhe të tjerave, pasi ka akses në informacione. Nëse ushtria shqiptare gërryhet nga korrupsioni, kjo dëmton edhe vendet aleate të NATO-s. 

Vitet e fundit kemi parë zëra në rritje që denoncojnë që edhe në ushtri ka korrupsion. Për shkak të rritjes së shpenzimeve, por tenderat janë njëra anë, ana tjetër është ajo që ka ndodhur me pronat e ushtrisë, pasi ushtria ka pasur në pronësi disa nga zonat më të lakmuara të vendit, veçanërisht ato bregdetare, ku janë tjetërsuar mbi 140 ha troje, apo prona të ushtrisë, që janë nxjerrë nga plani i përhapjes. Shpesh janë tentuar të privatizohen pa u nxjerrë fare nga plani i përhapjes. Znj. Xhaçka është thirrur disa herë në SPAK, madje mund të jetë zyrtarja që është thirrur më shumë në Prokururinë e Posaçme. Kjo tregon që hetimet s’janë të kufizuara vetëm brenda FA, por edhe në nivel politik. S’e di nëse ka hetime në kohën e z.Peleshi”, tha Tomorri.

Lexo edhe:

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

Etiketa: korrupsionispakushtri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

SPAK dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut/ AKUZAT

18:31 : 04/10/2025
AKTUALITET

Kush janë kryetarët e bashkive që paguan Bujar Shegën e “Viola Green” edhe pas arrestimit nga SPAK

15:43 : 04/10/2025
AKTUALITET

Shpallet në kërkim shoferi i ‘Rrumit të Shijakut’

14:05 : 04/10/2025
AKTUALITET

Skandali “Bankers”/ Hetimet përfundojnë në SPAK, ka zyrtarë të lartë të përfshirë në aferë

12:23 : 04/10/2025
AKTUALITET

Dosja e masakrës së Shkodrës i kalon SPAK-ut, Ragip Gila do të rimerret në pyetje

22:18 : 03/10/2025
AKTUALITET

Akuza për korrupsion në zgjedhje/ Merret i pandehur kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, Kristjan Shkreli

11:03 : 03/10/2025
Para

Sterilizimi/ Detyrim paraqitje për Shefin e Kirurgjisë në QSUT, Arben Gjata

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com