• Kontakt
Wednesday, May 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Maliqi publikon “çarçafin e zi të krimit shtetëror elektoral” për Hajdarin e Kuçovës

10:02 : 16/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Kuçovës, Lefter Maliqi ka publikuar në rrjetet sociale, “çarçafin e zi të krimit shtetëror elektoral”, duke ironizuar me këtë frazë dhe kryeministrin Edi Rama, dhe ka renditur të gjitha faktet e manipulimit të zgjedhjeve të 14 Majit për Bashkinë e Kuçovës në favor të kandidatit socialist Kreshnik Hajdari.

Maliqi në postimin e tij rendit nga akuzat për oligarkun Pëllumb Salillari, tek asfalti dhe çakulli elektoral, blerja e votave, shpërndarja e ndihmave, e deri tek manipulimet që janë bërë në qendrat e votimit dhe në qendrën e numërimit. Ai shton më tej se të gjitha këto prova tashmë ndodhen n♪7 SPAP me 7 kallëzime të bëra nga ana e opozitës.

“Hajdari i Rilindjes ‘pengu’ i ish-fatorinos Salillari, vazhdon detyrën në karrigen që i përket popullit, duke qënë nën hetim në SPAK, për disa kallëzime radhazi dhe njëkohësisht i dënuar në Greqi, i akuzuar për shpërdorim detyre, mosdeklarim,tendera korruptivë, imoralitet ne zyre të përhapura në Kuçovë, në media e portale, me keq se Gjici i Kukësit.” – shkruan më tej Maliqi.

Ai paralajmëron më tej se këtë “çarçaf të zi” do e djegin, pasi sipas tij mbart krim, korrupsion, paaftësi e abuzim.

Postimi i plotë:

Lexo edhe:

Ndër më të votuarit, Maliqi: Nuk fitova mandat për shkak të kodit zgjedhor të korruptuar

Përfshihet nga flakët një banesë në Kuçovë

“Çarçafi i Zi i Krimit” 👎

Ju njoh dhe informoj me ‘çarçafin e zi’ të krimit shtetëror elektoral, të grabitjes së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Kuçovë nga narkoshteti, në ditën e zezë, në mes të errësirës, në vendin e krimit, në “KZAZ 64”.

Ky ‘çarçaf i zi krimi’, i mbushur me zullume dhe batërdi elektorale si asnjëherë tjetër, duke filluar nga ‘çakulli dhe asfalti elektoral’ i ish-fatorinos, tanimë Oligarkut Salillari, pengmarrësit të Hajdarit të Rilindjes si edhe nga 2 firma ndërtimi të tjera, që punojnë për llogari të tij, duke vazhduar me drejtues dhe ish-drejtues të policisë dhe forcave operacionale, të cilët me urdhër të ish-Ministrit të Rendit Çuçi, i shkarkuar me turp, nga blerja e votës dhe presionet ndaj votuesve, nga ndihmat e shpërndara.

Gjithë shteti bashkë me ish-fatorinon Salillari, me qindra punëtorë të punësuar dhe nën presion nga ai në fushatë. Strukturat e pushtetit lokal dhe administratës të gjitha në fushatë të hapur.

E më tej, mbyllja e KZAZ në “11 e 20 -12 e 40”, si anjëherë në histori, duke lënë kutitë e votimit, në duart e krimit, të lëna më shumë se gjysma e tyre, pa fushë-pamje filmike, ngjitur me derën e fshehtë të krimit, në “Qendrën e Kulturës” së Bashkisë, ku reklamoheshin 2 dalje nga 3 faktike, e treta e fshehur dhe lidhëse me “Shkollën e Mesme”, totalisht në errësirë, informacion ky, që erdhi më pas, per ndërhyrje dhe ndërrim kutish. Vula te hedhura, procesverbale origjinale të mbylljes së Qendrave të Votimit mbi 10 copë mungonin; fletë votimi më shumë nga sa ishin marrë në dorëzim; formula e famëshme e njohur si ‘treni bullgar’; 3 tavolina numërimi nga 5 gjithësej, nuk kapeshin nga kamerat e sigurisë; 1257 votime në grup, të hapura dhe fotografim vote, ‘treni bullgar’ i vërtetuar me pamje filmike në 2 Qendra Votimi; në 18 Qendra të tjera Votimi, u gjetën 18 procesverbale bosh, pa informacionin e detyruar për numrin e fletëve të votimit të marra në dorëzim në çdo Qendër Votimi, e pranuar kjo si shkelje edhe gjatë seancës në “Kolegjin Zgjedhor”; në 11 Qendra Votimi, ishte përdorur hapur sprai, për të mbuluar pamjet filmike; në një tjetër Qendër Votimi, atë të Krekëzës, mbi 50 veta kanë votuar pa qënë vet fizikisht votuesi etj. etj.

Këto prova krimi ndodhen të depozituara SPAK, në funksion të zbardhjes së të vërtetës në 7 kallëzimet e bëra deri tani; në 5 seanca në KAS dhe 5 seanca si asnjëherë me pare në “Kolegjin Zgjedhor”, me përfundim vendimin e turpshëm por të pritur sipas urdhërit politik.

Hera e parë në histori ku ne fillim te Shtatorit do të bëj Padi në Gjykatën Kushtetuese, kundra KQZ dhe “Kolegjit Zgjedhor” dhe kjo aspak për interesin tim, por në interes të mbrojtjes së votës dhe demokracisë, si dhe në mbrojtje të “Ligjit të Dekriminalizimit” dhe të “Kodit Zgjedhor”.

Megjithë këtë ‘çarpaf të zi krimi’, Kryetari ‘kukull’ Hajdari i Rilindjes, pengu i ish-fatorinos, tanimë Oligarkut Salillari qëndron ende në karrigen e vjedhur, manipuluar dhe të grabitur nga ky grup i strukturuar i krimit shtetëror dhe elektoral, i cili përveç kësaj karrigeje të pamerituar, qëndron në detyrë në kundërshtim me “Ligjin e Dekriminalizimit”, të votuar nga Rilindja në Parlament, pasi ka fshehur në “Formularin e Dekriminalizimit” dy herë dënimin, 4 muaj në Janinë të Greqisë, duke qënë vet prezent në sallën e gjyqit, por mbrojtja politike dhe e ish-fatorinos tanimë Oligarkut Salillari, i pasuruar në mënyrë marramendëse nga taksat e qytetarëve, kanë bërë që mbi 5 muaj të zvarrisin marrjen e vendimit nga Gjykata e Janinës, ndërkohë që ne disponojmë vendimin origjinal nga kjo Gjykatë.

Hajdari i Rilindjes ‘pengu’ i ish-fatorinos Salillari, vazhdon detyrën në karrigen që i përket popullit, duke qënë nën hetim në SPAK, për disa kallëzime radhazi dhe njëkohësisht i dënuar në Greqi, i akuzuar për shpërdorim detyre, mosdeklarim,tendera korruptivë, imoralitet ne zyre të përhapura në Kuçovë, në media e portale, me keq se Gjici i Kukësit.

Këtë ‘çarçaf të zi’ do e djegim, pasi mbart krim, korrupsion, paaftësi e abuzime dhe do të shtrojmë ‘çarçafin e bardhë’, plot me investime dhe me një Bashki që do ju përkasë banorëve.

uçova do të kthehet në “Kantier Ndërtimi”!

Këto prova krimi, nuk i ka vetëm Organi i Drejtësisë Shqiptare, por edhe OSBE ODHI-RI dhe Ambasadat e Huaja. Një kopje me prova filmike dhe shkresore i janë dërguar edhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

S’ka kthim pas deri në fitoren e përbashkët! Beteja ligjore, politike, mediatike vazhdon më fortë se kurrë në javët dhe muajt e ardhshëm me intensivitet.
Vetëm fakti që gjysma e votuesve janë në fshat, ku i fituam të 3 ish-Komunat, me 400 vota plus dhe gjysma e votuesve i ka Qyteti ku fituam Kuçovën e Vjetër; Lagjia “11 Janari”(vidhat), me 132 vota plus dhe humbëm vetëm në tre lagjet e qytetit, ku veproj dora e krimit sipas fakteve të sipërcituara.

Pra moralisht dhe ligjërisht ne fituam 4 grupseksione kundrejt 3 grupseksioneve të fituara padrejtësisht nga krimi, në qytet, plus që kishin krahë tyre dhe rezultatin e kandidatin e Alibeajt, ku bashkimi i votave megjithë manipulimet e bëra, ishte mbi 70 vota plus opozita, e pa këto manipulime fitorja do ishte mbi 1500 vota.

Mirënjohje banorëve të Kuçovës për votën dhe fitoren morale që na dhuruan, duke na motivuar të zhvillojmë me ritme të shpejta qytetin dhe Bashkinë e mrekullueshme nesër, duke e kthyer në një ndër qytetet më të vizituara, me plot vlera Historike, Kulturore dhe Sportive siç e meriton Kuçova e intelektualëve, naftëtarëve dhe aviatorëve! Fitore!🤝🙏💪🇦🇱

Etiketa: carcafin e ziKucovelefter maliqi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndër më të votuarit, Maliqi: Nuk fitova mandat për shkak të kodit zgjedhor të korruptuar

11:11 : 20/05/2025
RAJONI

Përfshihet nga flakët një banesë në Kuçovë

08:27 : 19/05/2025
AKTUALITET

“Plasi në Kuçovë, tërmet për Rilindjen”/ Maliqi: Opozita fiton 4 mandate në Qarkun e Beratit

09:31 : 28/04/2025
AKTUALITET

Maliqi saluton Ramën/ Të fala i bëni çyrykut

10:17 : 25/04/2025
AKTUALITET

EMRI/ I shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 34-vjeçari

10:30 : 16/04/2025
AKTUALITET

“Opozita fiton 4:3 në Berat”, Maliqi: Votoni me bindje dhe zemër

12:58 : 13/04/2025
Para

EMRAT/ Lazarati i rikthehet kultivimit të kanabist, droni kap në flagrancë babë e bir

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 21 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 20/05/2025

Senati italian miraton dekretin për Gjadrin: Ndryshon pakti Rama-Meloni, Shqipëria bëhet me CPR

22:58 : 20/05/2025

Faktorët që ndikojnë në rritjen e kolesterolit

22:48 : 20/05/2025

Blerina Gjylameti del “kundër” Ramës, merr nga KQZ pamjet e numërimit të votave

22:47 : 20/05/2025

Gjendet një sasi eksplozivi në Durrës, policia rrethon zonën

22:43 : 20/05/2025

Beleri: Shteti dhe mediat në shërbim të Ramës. Votat e Greqisë janë mbushur nga e njëjta dorë

22:36 : 20/05/2025

E ardhmja e Dakut, trajneri i Rubin Kazan: Shumë shpejt vendoset gjithçka

22:31 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com