• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekuestrimi i mbi 11 mijë dozave/ Policia zbardh skemën: Ekstazi vinte me autobusët Prishtinë-Tiranë

11:26 : 15/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Tiranës ka dalë me një komunikatë zyrtare në lidhje me operacionin e koduar “PUNISHER 2”, ku janë sekuestruar një sasi e madhe tabletaash ekstazi MDMA.

Si rezultat të hetimeve është goditur grupi i trafikut të drogës, ku janë arrestuar shtetasit Mit’hat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Pesë personat e mësipërm janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Policia ka sekuestruar tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare.

SKEMA

Lexo edhe:

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.

Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.

 

Deklarata e plotë e Drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj:

Jam sot këtu së bashku me Zëvendësdrejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Zëvendësdrejtorin për Sigurinë Publike dhe shefin e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, për të bërë prezente rezultatet e operacionit të koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u godit një grup që trafikonte nga Kosova në Shqipëri dhe shpërndante lëndë narkotike ekstazi MDMA.

Në janar të këtij viti, është finalizuar operacioni policor i koduar “PUNISHER”, në kuadër të cilit u godit një grup shpërndarësish të drogave sintetike, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpall në kërkim një tjetër, si dhe u sekuestruan 1007 tableta ekstazi MDMA.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, në vijim të veprimeve të thelluara në drejtim të hetimit të furnitorëve për grupin e arrestuar në janar, kanë rënë në gjurmët e një rrjeti që trafikonte sasi të mëdha droge sintetike, nga Kosova në Shqipëri.

Pas një hetimi disamujor me metoda speciale të hetimit, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, u siguruan prova ligjore për dokumentinin e veprimtarisë kriminale të këtij grupi që përbëhej nga 5 persona.

Mbi bazën e provave të siguruara gjatë hetimit, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “PUNISHER 2”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit:

Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasit e arrestuar janë lokalizuar në kryqëzimin e rrugës “Myslym Shyri” dhe “Sami Frashëri”, së bashku me dërgesën me lëndë të dyshuar narkotike, prej 11300 tabletash ekstazi MDMA, me peshë 5.093 kg dhe vlerë tregu rreth 400 mijë euro.

Nga hetimet ka rezuluar se këta shtetas, duke shfrytëzuar fluksin e sezonit turistik i kalonin dërgesat nëpërmjet linjave të autobusave Prishtinë-Tiranë.

Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci.

Tabletat e ekstazisë MDMA, së bashku me një sasi lënde narkotike kanabis, një automjet, si dhe 5 aparate celulare, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë mbetet e angazhuar maksimalisht për të parandaluar dhe luftuar veprimtarinë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shpërndarjes së drogave të lehta dhe të forta.

Dëshiroj të falenderoj publikisht drejtuesin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë z. Arenc Çela dhe prokurorin e çështjes z. Ndini Tavani, për drejtimin me profesionalizëm dhe vendosmëri të këtij hetimi.

Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë që operojnë në qarkun e Tiranës së fundmi edhe në territorin e Bashkisë Krujës po vijojnë me përkushtim luftën e pandërprerë kundër çdo paligjshmërie dhe në këtë kuadër ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me strukturat policore me qëllim, krijimin e një ambienti akoma edhe më të sigurtë për qytetarët, vizitorët dhe turistët, e mbi të gjitha për të ardhmen e fëmijëve tanë.

Etiketa: Ambra MyftariBesnik MujeciDaniel AvdijaekstaziKalem PicarikosoveMit'hat RamadaniprishtineTirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025
AKTUALITET

Konferenca e NATO-s kufizon qarkullimin në Tiranë, ja akset rrugore që do të bllokohen

16:00 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhduket 15-vjeçarja në Tiranë, familja apelon për ndihmë

11:31 : 08/10/2025
AKTUALITET

Nxiste 13-vjeçarin për të kryer vjedhje, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

09:33 : 08/10/2025
AKTUALITET

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Skenar i stilit Zelensky”/ Media greke: Florian Binaj sfidon Edi Ramën për Tiranën

19:42 : 07/10/2025
Para

Dyshohet se mund të jetë vetëmbytur në lumin Buna, nisin kërkimet për 75-vjeçarin

TË GJITHA

Linda e AKSHI-t i jep Gentian Likajt tenderin 355 mln lekë për mirëmbajtjen e sistemit LIMS

22:16 : 08/10/2025

Qytetari i pafajshëm, por jo telefoni! Zvarritet 1 vit për ta marrë nga komisariati i Vaut të Dejës

22:02 : 08/10/2025

Kontrata klienteliste? Pronat e shtetit lihen në degradim, shpenzohen mln për qira zyrash te privatët

21:48 : 08/10/2025

“Binaj i jashtëzakonshëm”/ Salianji: Do kandidoja në Tiranë, po t’ma ofronin, por ma kanë ndaluar!

21:27 : 08/10/2025

Tualetet e shkollës 9-vjeçare në Maqellarë të bllokuara, nxënësit kryejnë nevojat në dysheme

21:16 : 08/10/2025

Rama po mendon të shtojë edhe një tjetër taksë për karburantet

21:00 : 08/10/2025

Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Lutfi Dervishi: Nuk ka reflektim, do të harrohet pa ndryshim real

20:53 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com