• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lidhjet me Deripaskën/ McGonigal pranon fajin në gjykatë, rrezikon 5 vite burg

20:27 : 15/08/2023
në AKTUALITET, BOTA, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Ish-agjenti i FBI-së, Charles McGonigal, i cili dyshohet se është paguar me 225,000 dollarë nga ish-agjenti i SHIK-ut, Agron Neza për llogari të kryeministrit shqiptar Edi Rama, ka pranuar fajësinë në një gjykatë në Nju Jork për një tjetër çështje që e lidh atë me oligarkun rus Oleg Deripaska.

Sipas CNN, ish-shefi i kundërzbulimit për Byronë Federale të Hetimeve në Nju Jork, u deklarua fajtor të martën për akuzën që e implikon atë në komplot në lidhje me një skemë në shërbim të oligarkut rus që ishte sanksionuar nga SHBA-të në vitin 2021.

Edhe pse ishte betuar për çrrënjosjen e përpjekjeve të huaja për të vjedhur sekretet jetike të sigurisë kombëtare dhe ekonomike në një nga qytetet më pjellore të botës për spiunazh, Charles McGonigal ka bërë të kundërtën.

Veterani i FBI-së, i cili doli në pension në vitin 2018, u deklarua fajtor në gjykatën federale, duke pranuar se ka shkelur Aktin Ndërkombëtar të Fuqive Ekonomike të Emergjencave (IEEPA).

Ai gjithashtu pranoi akuzat për pastrim parash, për shkak se më herët kishte negociuar dhe rënë dakord për një marrëveshjeje me prokurorët nga Zyra për Distriktin Jugor të Nju Jorkut, për pranimin e fajësisë.

Lexo edhe:

“Zgjidhet deri në fund të…”, çfarë u tha për Shqipërinë në gjyqin e McGonigal?

“Edi do dënohet në SHBA si Charls McGonigal”/ Berisha: Escobari i tha se po hetohet!

Ish-zyrtari i rangut të larte në FBI u arrestua në Aeroportin Ndërkombëtar “John F. Kennedy” në janar pasi mbi të rëndonin dy aktakuza të veçanta në Nju Jork dhe Uashington DC.

Njëra prej tyre lidhej drejtpërdrejtë me shërbimet e tij private ndaj oligarkut rus Oleg Deripaska, të cilin duhet ta mbante në mbikqyrje, porn ë të vërtetë u pagua prej tij për të lobuar në SHBA që të tërhiqeshin sanksionet.

McGonigal po ashtu u akuzua për fshehjen e qindra mijëra dollarëve që kishte marrë nga një ish-punonjësi i agjencisë së inteligjencës shqiptare (Agron Neza), gjatë kohës që shërbente ende si zyrtar i lartë në byronë e hetimit.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati i McGonigal, Seth DuCharme i tregoi gjykatësit federal në Uashington se ata mund të zgjidhin çështjen e lidhur me Shqipërinë deri në fund të muajit.

Në gjykatë të martën, McGonigal iu përgjigj një sërë pyetjesh në lidhje me skemën e paligjshme me Deripaskën dhe kompetencën e tij mendore përpara se gjyqtarja e qarkut Jennifer Rearden të binte dakord me deklaratën e tij për pranimin e fajësisë.

“Mendimet i kam të kthjellëta”, i tha ai gjyqtares, duke shtuar se ndihej “shkëlqyeshëm“. 55-vjeçari më tej shtoi se ndihej “thellësisht i penduar” për veprimet e tij.

“Unë paraqitem para jush në këtë gjykatë për të marrë përgjegjësinë e plotë pasi veprimet e mia nuk synonin kurrë të lëndonin Shtetet e Bashkuara, FBI-në, familjen dhe miqtë e mi”, tha McGonigal, duke u dukur herë pas here edhe emocional.

“Kam rënë dakord me një palë tjetër për të mbledhur informacion nënçmues me burim të hapur për një oligark rus të quajtur Vladimir Potanin, i cili ishte një konkurrent biznesi i Oleg Deripaska. E dija se Deripaska ishte vendosur në listën e sanksioneve nga qeveria amerikane. Unë e kuptoja se informacioni që mblodha në fund do të përdorej për ta futur Potanin në listën e sanksioneve të SHBA-së. E kuptova që puna që bëra do t’i jepte njëfarë përfitimi Deripaska-s dhe sipas ligjit të SHBA-së, nuk duhej t’i ofroja asnjë shërbim Deripaskës, qoftë edhe indirekt”, deklaroi ai.

McGonigal tani mund të përballet me një dënim maksimal prej pesë vjetësh në burg për akuzën të cilën ai pranoi sot, sipas gjyqtares Rearden.

Gjyqi i radhës ku ish-zyrtarit të FBI do ti komunikohet edhe dënimi është caktuar për në 14 dhjetor.

Ndërkohë, avokatët e tij treguan se do t’i kërkojnë gjykatësit të marrë në konsideratë një ofertë të klasifikuar informacioni në lidhje me punën e McGonigal për qeverinë amerikane përpara se të shqiptojnë dënimin e tij.

Etiketa: charles McConigal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Zgjidhet deri në fund të…”, çfarë u tha për Shqipërinë në gjyqin e McGonigal?

20:51 : 15/08/2023
AKTUALITET

“Edi do dënohet në SHBA si Charls McGonigal”/ Berisha: Escobari i tha se po hetohet!

22:39 : 08/05/2023
AKTUALITET

Përplasjet në Kuvend/ Zhduket Rama, Spiropali përballë PD për aferën McGonigal

11:32 : 02/02/2023
AKTUALITET

PD denoncon në Kongresin Amerikan “korruptimin e agjentit të FBI nga Rama”

17:33 : 01/02/2023
AKTUALITET

Dosja amerikane, Bardhi: SPAK po bënte sikur s’e kishte dëgjuar

21:27 : 31/01/2023
AKTUALITET

A u shantazhua Ilir Meta si president nga McGonigal?

20:36 : 31/01/2023
Para

Akuzohen për spiunazh, arrestohen pesë persona

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Fillime të reja, ndarje të vjetra dhe kthesa të papritura”/ Horoskopi javor 19-25 maj: Ja çfarë parashikojnë yjet

13:11 : 19/05/2025

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025

Lirohet Safet Gjici, ish-kryebashkiaku lë qelinë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore

12:56 : 19/05/2025

Julia Ilirjani dështoi me votat për deputete, ironizon vajza e aktores: Na mori fytyrën!

12:51 : 19/05/2025

Terror në një lokal në Itali! Shqiptari dhunon brutalisht ish të dashurën – DETAJE

12:42 : 19/05/2025

Konflikt i dhunshëm në mes të Tiranës, i riu i merr armën policit dhe tenton të qëllojë/ VIDEO

12:18 : 19/05/2025

Lufta në Ukrainë/ Trump do të telefonojë sot Putinin dhe Zelenskyn

12:04 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com