• Kontakt
Tuesday, September 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Oazi Surrelian dhe kullat e kancerit në Tiranë

18:35 : 11/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kryeministri çdo ditë mendon sesi ta bëjë këtë vend fanar ndriçues, për të sfiduar qoftë edhe për pak kapitalizmin botëror me fuqinë e parasë, forcën e dijes dhe përulësinë si “shërbyes” i popullit. Nën emrin “zhvillim”, kryeministri Rama mbrojti një nga shumë kullat që janë ngritur dhe do të ngrihen në bashin e zemrës së Tiranës, sheshin ndërmjet zonës së nëntë katëshave dhe Teatrit të Operas dhe Baletit. Për atë kullë 64 kate ka reaguar ca si shumë gjatë kreu i qeverisë. Më një fjalor sa linçues për ata që kundërshtojnë aq edhe përbetues se se ka mendjen te paraja por zhvillimi, Rama hodhi baltë më shumë se ç’kanë hedhur ata që u ankua se i hodhën baltë.

“Po pse e mbaj unë këtë hall, për çfarë qëllimi tjetër përveç atij që sapo thashë?! Eh, ja këtu, mu këtu, halli im bëhet, fatkeqësisht, shumë thjeshtësisht i rëndë, sepse s’ka Zot apo më saktë, sepse përveç Zotit dhe atyre që më njohin sadopak nga afër, më është e pamundur, absolutisht e pamundur, t’ia rrëfej gjykatës laramane, po edhe ndjekësve të saj të etur për baltë, gjak e teori konspiracioni, se halli im nis e mbaron me realizimin sa më bukur të një vepre si kjo apo si çdonjëra nga kullat, ndërtesat, shkollat, spitalet, rrugët, bulevardet, muzetë e me radhë, që po e ndryshojnë këtë vend dita – ditës, po që nuk mjaftojnë e duhen bërë më shumë, më shumë, më shumë…”-shkruan kryeministri ndër shumë radhë të tjera.

Duke i besuar të “baltosurit padrejtësisht” Edi Ramës që thotë se mendon vetëm për vepra të bukura të inspiruara nga kullat, shumë pyetje lindin, pikërisht nga qytetarët. Ata të pazëshmit që u hiqet një lulishte e mbetur. Atyre prindërve që në pamundësi për të dërguar fëmijët në shkolla ku të “mbyt” gjelbërimi në periferi të Tiranës, apo për të jetuar në oazin Surrelian me oborr të madh nën ullinj shekullorë, kënaqeshin disi teksa fëmija rrëzohet në barë apo luan pas një pemëze në rritje. Edhe këtë nuk do e kenë më…

Nuk do e kenë më sepse aty do ngrihet një kullë, të cilën kryeministri e mbrojti si një “vepër arkitekturore” që sjell zhvillim dhe përmbush shijet e tij artistike që si penel është big-matrapiku i zhurmshëm dhe si bojë e kësaj pikture të frikshme është betoni i oligarkisë së ndërtimit. Edhe një copëz lulishte e mbetur u kthye në truall kulle. Njeriu që vetëm mendoka për zhvillim dhe me fjalën zhvillim nënkupton kulla beton që të zënë sytë e frymë, a ka pyetur ekspertët sesi jetohet sot në Tiranë? Sa është ulur metri katror i gjelbërimit për banorë? Nga katër metra katrorë që ishte 12 vjet më parë, sot është ulur në 0.7 metër për banorë. Oksigjeni u mungon, sëmundjet janë shtuar për qytetarët.

Lexo edhe:

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

Provat i ka në spitale, aty ku mjekët e pazëshëm që friken nga thënia e së vërtetës konfirmojnë se sëmundjet kancerogjene janë shtuar ndjeshëm. Këtë e lidhin kryesisht me ndotjen e madhe. Po nga vjen kjo ndotje e madhe? Mos ndoshta nga “balta” që i hedhim “padrejtësisht” njeriut që se zë gjumi natën për të mirën qytetare e asfare se ka mendjen tek paraja, pasuria personale?

Zona urbane e Tiranës është kthyer në një qejf-qenef për majën e politikës në pushtet që si “arkitektë” ka dyshen Rama-Veliaj. Lejet e ndërtimit për pallate dhe kulla shumëkatëshe jepen pa hesap, pa një plan të mirëfilltë urbanistik. Kjo ka shtuar lukuninë e ndërtimeve, por çuditërisht asnjë prej politikanëve me pushtet të madh e bosëve të ndërtimit nuk jeton në qytetin që përçudnon. Vetë Rama gjumin e bën në Surrel, në banesën e tij që mbart beton e mermer, por pa kate tjera shtesë mbi krye, pa ia zënë diellin kullë apo pallat, pa ia prishuar kush oborrin e stolisur. Ca më “modest” hiqet kryebashkiaku që gjithsesi ka vendosur të jetojë në kryeqytet, por në periferinë e saj, ku gjen hapësirë dhe oaz të mirë në zonën e “Kodrës së Diellit”.

Po oligarkët e ndërtimit që qendrën e Tiranës apo zonën brenda unazës e kanë mbytur në beton, ku i zë gjumi? Të gjithë në periferi në vilat luksoze që kanë të llogaritura si metrat katrorë pa hesap të ndërtimit, ashtu edhe gjelbërimit, sigurisë dhe ajrit të pastër.

Sa si shumë çudi që halli i Ramës qenka zhvillimi me kulla për qytetarët që objekte të tilla vetëm i shohin se as nuk i prekin dot e jo më të blejnë aty. Ky sorollp i pushtetshëm në botën e majës politike dhe oligarkisë së ndërtimit, ha, pi dhe frymon qetë në periferi, ndërsa jashtëqitjen e përzier me erën e rëndë të korrupsionit e zbrazin në zonën urbane të Tiranës. Aty në kullë, pallat dhe shkatërrim të çdo hapësire të mbetur gjelbërimi. E bënë “kullën mullar”…, me “baltën” që po I hedhin atij që mendon për zhvillim…!

Etiketa: Edi Ramakullakulla ne tirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Koka: Rama dhe Soros mbajnë Shqipërinë jashtë BE-së, integrimi një iluzion

19:40 : 01/09/2025
AKTUALITET

Rama synon Shqipërinë pa para cash/ Ekspertët: Plan jorealist dhe i rrezikshëm

19:01 : 01/09/2025
AKTUALITET

Shqipëria në rrugën drejt BE-së? Realiteti përtej optimizmit të Komisioneres Kos

17:26 : 01/09/2025
AKTUALITET

“Rama dhe Manastirlliu duhet të hetohen”, Vokshi: 5 vite pa drejtësi për aferën e tenderave të COVID-it

15:58 : 01/09/2025
AKTUALITET

Negociatat me BE-në, Rama: Nuk ka vend për nxitim, por në fund do “martohemi”

15:15 : 01/09/2025
AKTUALITET

Berisha: FBI të hetojë udhëtimet e Ramës dhe Sorosit, transportonin para dhe drogë me valixhe

13:41 : 01/09/2025
Para

I nxehti dhe ataket kardiake/ Kardiologu: Proces që përfshin çdo moshë

TË GJITHA

Horoskopi ditor, 2 Shtator/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 01/09/2025

Enigma e Lindjes së Mesme dhe aspiratat e Netanyahut/ Kush do të sundojë në Gaza?

22:58 : 01/09/2025

Juventusi zbulon shifrat e transferimit në zyrtarizimin e Edon Zhegrovës

22:45 : 01/09/2025

Andi Mustafaj heq dorë nga drejtimi i Departamentit “Brain Gain” në PD

22:35 : 01/09/2025

Legjenda e Hollywood-it, Denzel Washington: Nuk shoh më filma, jam lodhur prej tyre

22:32 : 01/09/2025

EMRAT/ I riu shqiptar v*et me th*kë kushëririn në Britani

22:25 : 01/09/2025

Vizionarët e rinj/ “The Times” shpall figurat më me ndikim në IA, kryeson Sam Altman

22:09 : 01/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com