• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Lombrozianët në Tiranë

10:34 : 11/08/2023
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Genc Pollo, ish-ministër dhe ish-deputet

Cesare Lombroso është një kriminolog e psikolog italian i shekullit 19 sipas të cilit prirja e natyra kriminale e një personi është e përcaktuar gjenetikisht dhe dallohet edhe nga veçoritë anatomike, sidomos nga forma e kafkës e tiparet e fytyrës. Sipas tij socializimi dhe edukimi i personit ndikojnë vetëm anësisht tek predispozicioni individual për të respektuar apo dhunuar moralin e ligjin. Teoria lombroziane pati ithtarë e kritikë të shumtë; madje ajo u shërbeu si frymëzim e referencë themeluesit të psikanalizës Sigmund Freud.

Duke ndjekur debatin politik të dekadës së fundit shpesh kam menduar se qeveria Rama shpjegon apo justifikon abuzimet e korrupsionin (ky i fundit është një formë e kriminalitetit) që ajo bën në mënyrë disi lombroziane. Për t’u sqaruar më mirë: këto shpjegime dhe justifikime kanë nëntekstin se abuzimi e korrupsioni në qeveri janë natyrorë e të vetëkuptueshëm; dhe se ato mund të verifikohen e të korrigjohen vetëm nga faktorë jashtë ekzekutivit.

Së pari: “Ne bëjmë gabime sepse opozita është e dobët”.

Me këtë tezë Rama doli në vijim të zgjedhjeve parlamentare të v2017 mbasi kishte marrë njollën e kanabizimit 2016 dhe ishte detyruar të shkarkonte Tahirin. Ai e shprehu njëherë në plenaren e Kuvendit; ministrat e deputetët dolën në media duke zhvilluar variacione të tezës por më shumë e përdorën me ndërkombëtarët. Po qe se e marrim seriozisht këtë tezë do të diskutonim seriozisht ndarjen e pushteteve që e kufizon dhe sipas rastit korrigjon ekzekutivin, median e shoqërinë civile që vë në pah problemet me ekzekutivin ushtron trysni të butë për vetëkorrigjim. Diku në mes ndodhet opozita politike e cila ndryshe nga aktorët e tjerë synon të zëvendësojë drejtuesit e ekzekutivit. Por trajtimi seriozisht është edhe kurthi i synuar sepse nuk bëhet fjalë për gabime që teorikishit janë të (vetë) korrigjueshme. Bëhet fjalë për krime (vepra penale në kuptimin e ligjit) me autorë të painteresuar për korrigjim. Në rastin teorik më të mirë ata kanë pezulluar aktivitetin “me gabime” dhe janë të interesuar vetëm për mosndëshkim ligjor. Të tilla janë kritikat e fajësimet dhjetëvjeçare të opozitës në adresë të qeverisë të cilat kanë diapazon nga kanabizimi tek PPP.  Këto fajësime janë me natyrë penale dhe për pikërisht për këto çështje një numër në rritje politikanësh rilindistë sot janë nën arrest. Por qeveria nuk i vuri veshin ndonjëherë; siç e dëshmoi së fundmi Edi Rama në fjalimin e fundit të tij për ish ZvKM Ahmetaj ku mallkoi opozitën në vend që t’a falenderonte për shërbimin me “forcën e largpamësisë”. Rama dëshmoi kështu sërish hipokrizinë e tezës “Ne bëjmë gabime sepse opozita është e dobët”. Dhe duke të lenë përshtypjen se sipas kësaj mendësie vetëm një opozitë që të ndalon përmes dhunës fizike është mjaftueshëm “e fortë”. Fatkeqsisht është reduktuar shumë debati mbi politika publike të qeverisë ku idetë prevalojnë dhe ku gabimi e korrigjimi i mundshëm nuk ka lidhje me Kodin Penal por me procesin politik. Por që të kthehemi tek argumenti lombrozian teza e qeverisë Rama në v2017 të jep idenë e një qeverie që shëmbëllen me një organizatë me prirje kriminale të brendëshme. Edhe më fort e shpreh këtë prirje slogani rilindist vijues.

Lexo edhe:

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

Së dyti: “Çoje në prokurori!”.

Sa herë që përballeshin në Kuvend me kritika konkrete për gabime, abuzime “Çoje në prokurori!” ishte përgjigjja tipike e ministrave rilindistë dhe deputetëve të zellshëm të mazhorancës. Ironia është se kjo këshillë u ndoq dhe, siç u tha më lart, shumë politikanë e burokratë të pushtetit rilindist për pasojë janë nën hetim e disa syresh nën arrest. Por ky nuk është thelbi i çështjes. Një problem është përdorimi i artificeve verbalë nga ana e qeverisë për të shmangur një debat substancial mbi problemin e për të evituar shpjegimet e llogaridhënien përkatëse. Por domethënëse është se edhe në ato raste kur mund të mos bëhej fjalë për shkelje ligjore të dënueshme sipas Kodit Penal prapë të tregonin derën e prokurorisë. Duket si një lapsus freudian i shndërruar në ritual, i cili me ndërgjegje apo subkoshiencë dëfton vetëperceptimin e organizatës. Ajo nuk shfaqet si dialoguese apo edhe negociuese siç do të ishte natyrale për një trupë politike. Por sapo has në konfrontim politik organizata e devijon çështjen në shtigje penale duke pretenduar pafajësi por duke nënkuptuar kriminalitet.

I fundit ishte rasti i Inspektorit të Lartë të Drejtësisë zotit AM. Kur Shefi i Opozitës ekspozoi implikimin e AM në skandalin e inceneratorëve reagimi i këtij të fundit ishte ….”çoje në prokurori!”! Ky shembull është domethënës. AM nuk është se ka namin e zyrtarit grabitqar; ai konsiderohet si jurist i kujdeshëm por partiak. 7 vjet më parë AM, asokohe drejtor ligjor në kryeministrinë Rama, tentoi të bindte një grup zëvendësministrash që të shpallnin emergjencën mjedisore. Kjo shpallje absolutisht e kundraligjshme do të shërbente si pretekst për të famshmet 17 VKM-të e inceneratorëve të miratuara të tëra brenda një dite në dhjetor 2014. Nuk ka të dhëna se AM është ndër ofiqarët e paguar prej gugalleve. Madje AM arsyeshëm mund të pretendojë se kur u foli zv-ministrave ai nuk kishte dijeni për megaprojektin korruptiv e nuk mund të hamendësonte pasojat e tmerrshme të aferës së inceneratorëve. Por kjo nuk e çliron nga detyrimi i llogaridhënies dhe i transparencës që do të vlenin moralisht edhe për një ish zyrtar tashmë person privat. Dhe vini re: AM nuk është person privat por një titullar i organeve të reja drejtësisë me përgjegjësi të inspektojë shkeljet e dyshuara të prokurorëve e gjykatësve; edhe të atyreve që ndjekin “inceneratorët”. Dhe meqë AM tha se do të japë sqarime kur t’a shohë të arsyeshme mbase edhe Kuvendi i Republikës që e ka emëruar atë Inspektor të Lartë të Drejtësisë me 3/5 e votave (kujtoni opozitën jeniçere!) mund t’a shohë të arsyeshme t’a sjellë AM në dëgjesë/seancë pyetjesh para Komisionit të Ligjeve. Të paktën opozita e sotme lipset të lëvizë në këtë drejtim.

Që të fillojmë të largohemi nga sindroma lombroziane “Çoje në prokurori!”

Etiketa: genc polloLombrozianëtne Tirane

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi i Gjykatës Europiane për Pasaportat e Arta dhe pasojat në Tiranë

09:17 : 30/04/2025
AKTUALITET

Shigjeta e Zenonit dhe Shqipëria në BE

09:52 : 17/04/2025
AKTUALITET

Marrëveshja mes tre vendeve për mbrojtjen, Pollo: Hap pozitiv! Rama dështoi në politikën e jashtme

21:48 : 26/03/2025
AKTUALITET

A i mbështet vërtet Bashkimi Europian vlerat themelore të tij në Ballkan?

09:21 : 19/03/2025
AKTUALITET

Primaret dhe kontrasti

12:40 : 08/03/2025
AKTUALITET

Genc Pollo: Nuk kandidoj për deputet, e ndava mendjen katër vjet më parë

11:40 : 21/02/2025
Para

Vrasje dhe atentate, SPAK çon për gjykim Dumanin dhe 19 të arrestuarit e "Plumbit të Artë"

TË GJITHA

Trafik droge me vlerë 3.3 mln euro/ SPAK kërkon 17 vite burg për Islam Sefën

10:28 : 09/05/2025

Asteroidi 500 metra i afrohet Tokës

10:14 : 09/05/2025

Në prag të zgjedhjeve, Ambasada Amerikane nxit qytetarët të marrin pjesë në votime

10:02 : 09/05/2025

Sherr mes shqiptarëve në Itali, m*sakrohet me thikë 35-vjeçari! Plagoset edhe 21-vjeçari që ndërhyri për të mbrojtur viktimën

09:49 : 09/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Policia publikon planin e masave, 7600 efektivë në terren

09:48 : 09/05/2025

Greqi – Bombola shpërtheu teksa gatuanin në kuzhinë, 15-vjeçarja shqiptare pëson djegie të rënda

09:35 : 09/05/2025

Gjyqi me Agron Shehajn/ Adriatik Lapaj në GJKKO, kreu i “Shqipëria Bëhet” e paditi për shpifje

09:33 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com