• Kontakt
Saturday, June 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRONIKE

Ahmetaj kërkon pronat nga arratia, Apeli i GJKKO lë në fuqi sekuestron

11:32 : 10/08/2023
në KRONIKE, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Katër apartamente dhe 2 llogari bankare të Arben Ahmetajt do të vijojnë të mbeten nën sekuestron e Prokurorisë së Posaçme.

Edhe pse ish-zv/kryeministri nga arratia kërkoi nëpërmjet përfaqësuesve të lij ligjorë rrëzimin e vendimit të Shkallës së Parë për sekuestron e tyre, Apeli i GJKKO-së u shpreh sot me vendim duke lënë në fuqi konfiskimin e pronave.

Ahmetaj kërkërkoi në Apel kthimin e apartamentit në zonën e Shallvareve, 3 apartamenteve të tjera dhe 2 llogarive bankare në shumën e 124 300 eurove, të cilat mbahen të bllokuara nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimit të ish numrit dy të qeverisë për 3 vepra penale.

Mbi Ahmetajn rëndon një urdhër-arresti ndërkombëtar me masë dhënë në mungesë “Arrest në burg” për veprat penale: “Korrupsion”, “pastrim parash” dhe “fshehje pasurie”.

SPAK ka arritur të provojë përfshirjen e Arben Ahmetajt në aferën e inceneratorëve, lidhjen e tij me Klodian Zoton dhe Mirel Mërtirin, pronarët “de facto” të 3 djegësave në Fier, Elbasan dhe Tiranë, si dhe përfitimet financiare të ish-zv/kryeministrit.

Lexo edhe:

Afera e inceneratorëve, Berisha: SPAK të hetojë Veliajn që ka firmosur kontratën!

Afera e inceneratorëve/ Berisha: Rama e shndërroi qeverinë në organizatë kriminale

Ahmetaj sakaq, u largua nga Shqipëria në kohën kur SPAK depozitoi në Kuvend kërkesën për marrjen e autorizimit për arrestimin e tij. Fillimisht në media qarkulloi lajmi se ai ka udhëtuar drejt Greqisë, ndërsa avokati i tij Henrik Ligori bëri të ditur në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se ish-zëvendësi i Edi Ramës ndodhet në Britaninë e Madhe.

Njoftimi i SPAK mbi sekuestron:

“Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në kuadrin e hetimit të procedimit penal nr. 277/1 të vitit 2022, të regjistruar për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsionit aktiv të funksionarëve të lartë shtetërore ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar respektivisht nga nenet 248, 260, 245, 257/a dhe 287 i K.Penal (procedim penal  i regjistruar ndër të tjerë edhe në ngarkim të personit nën hetim Arben Ahmetaj), sot, më datë 18.07.2023 ka proceduar me kryerjen e kontrolleve dhe sekuestrove si më poshtë:

Në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë me nr.295 akti datë 16.07.2023 dhe nr.297 akti datë 17.07.2023 ka ushtruar kontroll në 7 (shtatë) banesa. Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dokumente me interes për hetimin si dhe kompjuter lap – top, telefona celularë, USB etj të cilët do ti nënshtrohen verifikimeve të mëtejshme.

Në respektim të vendimit nr. 296 akti datë 17.07.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka proceduar me zbatimin e masës së sigurimit pasuror, sekuestro preventive mbi 6 (gjashtë) pasuri nga të cilat 4 (katër) apartamente (njëri i përshtatur si AIR BNB) në pronësi të personit nën hetim Arben Ahmetaj si dhe 2 (dy) llogari bankare të po këtij shtetasi në shumën 124 300 (njëqind e njëzetë e katër mijë e treqind Euro).”

Etiketa: Afera e inceneratorëveArben Ahemtaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera e inceneratorëve, Berisha: SPAK të hetojë Veliajn që ka firmosur kontratën!

20:21 : 26/03/2024
AKTUALITET

Afera e inceneratorëve/ Berisha: Rama e shndërroi qeverinë në organizatë kriminale

19:18 : 13/01/2024
AKTUALITET

Afera e inceneratorëve, Këlliçi: Prova që tregon përfshirjen e Ramës dhe Veliajt

14:52 : 11/10/2023
AKTUALITET

Rama mbron inceneratorët, hesht për 113 mln € shtesë në Elbasan e Fier

14:23 : 25/08/2023
AKTUALITET

Kostoja financiare fut inceneratorin e Fierit në 14 investimet më të mëdha të qeverisë

08:41 : 25/08/2023
AKTUALITET

Inceneratorët/ Ahmetaj në arrati, Kuvendi i ndërpret pagën, por mbetet deputet

13:54 : 24/08/2023
Para

Si Edi Rama i gënjeu "me lugë bosh" shqiptarët në Itali për pensionet

TË GJITHA

36 mijë euro fluturimi me charter/ Kryeministria: Udhëtimi i Ramës u mbulua nga “Air Albania”

08:05 : 28/06/2025

Nga çmimet më të shtrenjta, te të ardhurat më të pakta për frymë/ Për çfarë mbajmë rekorde në Europë

07:59 : 28/06/2025

Jeff Bezos martohet në Venecia, dasma “valë të artë” për ekonominë e qytetit

23:00 : 27/06/2025

Horoskopi ditor, e Shtunë 28 Qershor 2025

22:53 : 27/06/2025

Kurti i përgjigjet Vuçiçit: Ushtria jonë e pathyeshme, më e pajisur se kurrë më parë

22:47 : 27/06/2025

Kaloi grupin në Botërorin e Klubeve, zbulohet shuma e majme që fitoi Interi

22:36 : 27/06/2025

Banorët e Durrësit pa ujë, bashkia dhe ujësjellës kanalizime nuk riparojnë rrjetin

22:35 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com