• Kontakt
Thursday, September 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PD nxjerr detajet: Si dhe kush i vodhi të dhënat e TIMS-it në Polici dhe ku janë dërguar (EMRAT)

14:07 : 07/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme vjedhjen e të dhënave të sistemit të TIMS në Policinë e Shtetit nga drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit, Ervin Muça.

Në një deklaratë për mediat nga selia blu, sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka deklaroi se ky akt është bërë me urdhër direkt të kryeministrit Edi Rama, ku sipas tij, janë urdhëruar verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm.

Flamur Noka shtoi më tej se Ervin Muço, duke përdorur punonjës të dy kompanive private të IT Soft & Solution të Ermal Beqirit, dhe kompaninë “Horizon”, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza”, kanë kryer eksportin e të dhënave.

Deputeti demokrat u shpreh se databazen e të dhënave te sistemit TIMS e kanë eksportuar në Qipro dhe se procesi i eksportimit është bërë në prani të Besjon Tanuzit, i cili prej një javë ka ardhur si drejtor me mision pikërisht këtë vjedhje, sipas tij.

Flamur Noka u shpreh se, gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI e Policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Çollaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave

Lexo edhe:

“Ksamilin s’ja lemë më në dorë privatit”/ Rama kujtohet për gjelbërimin, pasi betonizoi bregdetin

Ka 12 vite në pushtet/ Rama: IMT-të dhe policitë bashkiake janë bërë vende qokash të tmerrshme

Sipas tij, të dhënat e sistemit TIMS, do përdoren për tregëti të dhënash me bandat e krimit, për pazare dhe shantazhe dhe prishje provash thelbesore të veprimeve kriminale të pushtetarëve të sotëm të regjistruara në sistemin TIMS.

“Rikujtojmë këtu se në këtë sistem janë të regjistruara të gjitha udhëtimet jashtë vendit te Olsi Ramës, me grupin e Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës, janë të regjistruara 54 udhëtimet e Taulant Ballës me Edmond Begon, trafikantin dhe zevëndësin e Aldo Bares, janë të regjistruara hyrjet dhe daljet dhe takimet me Edi Ramën të anëtarëve të kartelit të Sinaloas të Meksikës.” – tha ndër të tjera deputeti demokrat.

DEKLARATË PËR MEDIA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM, FLAMUR NOKA

Prej dy ditesh ka shpërthyer superskandali i vjedhjes dhe eksportimit të të gjitha të dhënave të sistemit të TIMS të narkoshtetit të parë dhe të vetëm në Europë, të Krim-ministrit, Edi Rama.

Më datën 2 gusht 2023 Ervin Muça, Drejtori i Departamentit të Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit, i sapo-emëruari me urdhër direkt dhe jashë çdo kriteri, dhe në kundershtim flagrant me ligjin, nga Krim-Ministri Edi Rama, ka urdhëruar verbalisht gjithë punonjësit e databazës dhe serverave të kryejnë eksportim të menjëhershëm të të gjitha bazës së të dhënave të TIMS në një harddisk të jashtëm, që mbahej personalisht nga ky person.

Këto të dhëna sekrete, sipas ekspertëve që njohin sistemin, përfshijnë të gjitha hyrjet dhe daljet e personave nga kufijtë e vendit, dokumentat biometrike, gjeneralitetet, ngjarjet kriminale dhe jo kriminale, aksionet e policisë, dosjet hetimore, lista terroristash, gjobat e makinave, informacion territorial sekret etj.

Këtë urdhër te paligjshem gojor e ka kundershtuar menjeherë shefi i sektorit te sistemit Ardit Muço, i cili ka informuar eproret nga ministri te drejtori i Përgjithshëm i Policisë e poshtë. Por njoftimi i tij ka rënë në vesh të shurdhër, dhe Ervin Muço, duke përdorur punonjës të dy kompanive private të IT Soft & Solution të Ermal Beqirit, dhe kompaninë “Horizon”, të cilët kanë ardhur gjatë orarit të mbasdites pranë laboratorit të DTI-së, në rrugën “Mine Peza”, kanë kryer eksportin e të dhënave.

Gjatë pritjes së përfundimit të procesit të eksportit, këta persona janë shprehur se janë, njëri punonjës IT i QKB, dhe dy të tjerë nga kompania “Horizon”. Por sipas burimeve te mirë informuara punonjësit janë nga kompania “Horizon”, me NIPT K52225004V, kanë eksportuar në Qipro databazen e të dhënave te sistemit TIMS. Procesi i eksportimit u bë në prani të Besjon Tanuzit, që ka një javë që me urdher të Taulant Ballës, në kundërshtim me ligjin, dhe pa certifikatë sigurie, ka ardhur si drejtor me mision pikërisht këtë vjedhje.

Gjatë eksportit kanë qenë të pranishëm nga DTI e Policisë, Albana Vrapi nga Sektori i databazës, Enkli Hoxha nga Sektori i serverave, Egis Hidri nga Sektori i Serverave, Xhulja Çollaku nga Sektori i Serverave, Elvis Hysi nga Sektori i Serverave.

Kurse dergimi i të dhenave te mediat e qeverisë ka qëllime kriminale. Një gjë është e sigurtë, se ato do përdoren për tregëti të dhënash me bandat e krimit, për pazare dhe shantazhe dhe prishje provash thelbesore të veprimeve kriminale të pushtetarëve të sotëm të regjistruara në sistemin TIMS.

Rikujtojmë këtu se në këtë sistem janë të regjistruara të gjitha udhëtimet jashtë vendit te Olsi Ramës, me grupin e Hakmarrjes për Drejtësi të Xibrakës, janë të regjistruara 54 udhëtimet e Taulant Ballës me Edmond Begon, trafikantin dhe zevëndësin e Aldo Bares, janë të regjistruara hyrjet dhe daljet dhe takimet me Edi Ramën të anëtarëve të kartelit të Sinaloas të Meksikës.

Partia Demokratike denoncon me forcën më të madhe këtë operacion shtetëror kriminal të Edi Ramës dhe Taulant Ballës, i cili rrezikon shumë sigurinë e vendit, të rajonit dhe të Europës.

Ajo garanton shqiptarët se, në kuadrin e luftës me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar, porositësit e këtij operacioni kriminal Edi Rama-Taulant Balla, dhe zbatuesit Ervin Muço dhe çdo njeri që mori pjesë në këtë krim te shëmtuar do perballen me ligjin dhe të gjithë forcën e tij.

Etiketa: Ervin MucaFlamur NokaGrabitjeqiproRamasistemi timste dhenat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ksamilin s’ja lemë më në dorë privatit”/ Rama kujtohet për gjelbërimin, pasi betonizoi bregdetin

14:11 : 04/09/2025
AKTUALITET

Ka 12 vite në pushtet/ Rama: IMT-të dhe policitë bashkiake janë bërë vende qokash të tmerrshme

13:35 : 04/09/2025
AKTUALITET

Sulmi ndaj gjyqtarëve, si e përgatiti Rama terrenin për burgosjen e “fakirëve të ujit”

11:26 : 04/09/2025
AKTUALITET

Revolucioni Kulturor Kinez dhe pavarësia e gjyqësorit

09:04 : 04/09/2025
AKTUALITET

Tiranë/ 39-vjeçari rekrutonte të mitur për grabitje, bie në prangat e policisë

15:37 : 03/09/2025
AKTUALITET

Rama do e mbajë Asamblenë e PS-së në një kompleks privat, zyrtarizohet vendi dhe ora

14:13 : 03/09/2025
Para

Tarraca e banesës u ra mbi kokë, ndërron jetë kryefamiljari/ EMRI

TË GJITHA

A do të vijojë Erion Veliaj të jetë kryebashkiak i Tiranës? Ja si përgjigjet Rama

22:15 : 04/09/2025

Rama “sytë katër” për plehrat, por mbyll të dy sytë për vjedhjet në qeveri

22:08 : 04/09/2025

Rama justifikon prishjet në Theth, fajin e hedh te inspektorët: Nuk kemi pasur dijeni!

22:02 : 04/09/2025

“Menaxhim katastrofë i zjarreve”, Salianji: Rama flet me përçmim për shqiptarët e Kosovës e Maqedonisë

21:57 : 04/09/2025

Samiti i NATO-s në Tiranë, Rama: Do ta mbrojmë Trumpin me dronë “Made in Albania”

21:52 : 04/09/2025

Nesho: Amerikanët të shqetësuar për McGonigal dhe korrupsionin në Shqipëri

21:45 : 04/09/2025

Rama pranon betonizimin e bregdetit: Do të ulim intensitetin e ndërtimeve

21:36 : 04/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com