• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia e kullës “përbindësh” 58 kate të Rama-Veliaj që bëri politikën shurdh-memece

11:29 : 07/08/2023
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Një grusht qytetarësh rrëzuan pasditen e së dielës (6 Gusht 2023) kangjellat e kantierit të sapo-hapur për ndërtimin e një kulle 58 kate, në lulishten pas Teatrit të Operas dhe Baletit, në qendër të Tiranës.

Revolta e tyre në mbrojtje të mjedisit dhe historisë së kryeqytetit është tërësisht e pamjaftueshme për të zhbërë një “përbindësh betoni”, i cili jo vetëm që do të jetë kulla më e lartë në Shqipëri, por do të zhduk përfundimisht oazin e vetëm të gjelbër në qendër të kryeqytetit shqiptar.

Nga politika, deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, ka pasur vetëm pak reagime “të mekura”.

Lexo edhe:

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

Brisilda Shehaj nga Partia e Lirisë ishte e para që reagoi në rrjete sociale. “Kushdo ka të drejtë të protestojë për kullën e GIMIT. Sot opozita ka për detyrë të ndihmojë në zbardhjen e aferës monstruoze të INCENERATORËVE”, shkruan ajo në rrjete sociale.

Belind Këlliçi, ish-kandidati për kryetar bashkie të Tiranës në zgjedhjet e 14 Majit 2013, shkroi në rrjete sociale se e ka denoncuar ndërtimin e kësaj kulle 10 muaj më parë.

Në mbrëmjen vonë të së dielës, Lulzim Basha, deklaroi gjithashtu në rrjete sociale se “Prishja e një prej parqeve të pakta që i kanë mbetur Tiranës për të ndërtuar aty një kullë të re është dëshmi e qartë e shkatërrimit të kryeqytetit dhe përdorjes së hapësirave publike si lavatriçe për të pastruar paratë e krimit..”.

Në foto: Projekti për kullën 58 kate

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndërmorrën në Tetor 2022 një operacion propagande, me konkurim ndërkombëtar, për t’i dhënë jetë kullës së gjashtë shumë-katëshe në një perimetër shumë të ngushtë rreth Sheshit “Skënderbej”.

Në Mars 2023, Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për projektin “Tirana Mount”, me subjekt zhvillues “Nova Construction 2012”.

Lulishte-gropë, lulishte-kullë

Lulishtja prapa Pallatit të Kulturës për shumë e shumë vite, sidomos gjatë periudhës së komunizmit, ka qenë një vend shlodhës për qytetarët e Tiranës, e mbushur me gjelbërim dhe pemë të ndryshme. Brenda tij ka qenë edhe MAPO e madhe veshëmbathjeve, ndërkohë që rrotull ka pasur shtëpi tipike tiranase.

Në fillim të viteve ’90, ky vend mori një emër të shëmtuar, “gropa e Ajdin Sejdisë”, një gropë që përmblidhte brenda saj pisllëkun e natyrës dhe të njerëzve që e “frekuentonin” atë vend.

Në foto: Lulishtja pas Teatrit të Operas për shumë vite ka qenë “gropa e Ajdin Sejdisë”

Në vitin 1991, biznesmeni nga Peja dhe me banim në Zvicër, Ajdin Sejdia, iu afrua ngushtësisht qeverisë së parë të Fatos Nanos, asaj të Tranzicionit, të krijuar pas rrëzimit të “Byrosë Politike” komuniste.

Kompania “Iliria Holding” e Sejdisë mori të drejtën nga qeveria “Nano” për të ndërtuar një godinë gjigande 50-katëshe në lulishten pas Teatrit të Operas.

Për arsye që janë mbuluar nga vitet, Sejdia arriti të hapë vetëm një gropë gjigande, ndërkohë që godina mbeti në letër.

Për shkak të problemeve me pronësinë, për gati dy dekada, qeveritë dhe bashkitë nuk arritën ta mbyllin “gropën e Ajdin Sejdisë”.

Në vitin 2012, kryetari i Bashkisë së Tiranës së kohës, Lulzim Basha, nisi projektin për shndërrimin e “gropës” në lulishte. Në prezantimin e projektit, Basha deklaroi në atë kohë se do të kompensoheshin pronarët dhe hapësira e gjelbër do të ishte në funksion të qytetarëve.

Në foto: Lulishja pas Pallatit të Kulturës është rrethuar me blloqe betoni

Për 10 vitet pasuese, deri në vitin 2022, zona pas Teatrit të Operas qëndroi një lulishte e madhe, pranë qendrës së Tiranës.

Kjo, deri në Tetor të vitit 2022.

Konkurs “plot ngjyra” për kullë

Në 1 Tetor 2022, kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, ishin të pranishëm në konkursin ndërkombëtar të zhvilluar në Tiranë, për përzgjedhjen e projektit “Tirana Multifunctional Center”.

Veliaj e konsideroi projektin “tejet ambicion në qendër të Tiranës, i cili do të forcojë më tej profilin e metropolit rajonal të së ardhmes së qytetit tonë”.

Në foto: Kryebashkiaku Veliaj duke folur në konkursin “Tirana Multifunctional Center”

Fitues i konkursit u shpall projekti i studios daneze “CEBRA”. Në projektin e saj u zbulua për herë të parë se dyshja Rama-Veliaj tashmë po bënin fakt të kryer shndërrimin e lulishtes pas Teatrit të Operas dhe Baletit në një kullë gjigande.

Projekti i “Cebra” parashikon ndërtimin e një godine 185 metra të lartë, me sipërfaqe 70 mijë metra katrorë dhe që do të jetë një kombinim i zyrave, apartamenteve, dyqaneve, restoranteve e hotelerisë.

Kulla quhet “Mali i Tiranës” dhe sipas projektuese është një mishërim i Malit të Dajit, megjithëse ndërtimi i saj do të bllokojë pamjen e Dajtit nga thuajse gjysma e banorëve të kryeqytetit.

Në vijim të rezultateve të konkursit, Këshilli i Rregullimit të Territorit (KRRT), nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama, miratoi Vendimin nr. 14, dt. 3 Mars 2023.

Në foto: Vendimi i Këshillit të Rregullimit të Territorit për kullën 58 kate

Në bazë të këtij vendimi, miratohet leja e ndërtimit për objektin: Godinë multifunksionale , shërbim, hoteleri, banim 58 kate mbi tokë dhe 7 kate nëntokë”, me vendndodhje në rrugën e “Barrikadave”, Tiranë.

Subjekti zhvillues i godinës “gjigande” është “Nova Construction 2012” shpk.

Kush është ndërtuesi?

Subjekti që ka marrë përsipër ndërtimin e kullës 58 kate është “Nova Construction 2012”.

Kompania është krijuar në vitin 2012 dhe zotërohet: 91 përqind nga Kujtim Shtufi dhe 9 përqind nga Ilir Shtufi.

Shoqëria “Nova Construction 2012” rezulton që ka përfituar leje ndërtimi të tjera, në zonat pranë qendrës së Tiranës.

Në foto: Godina “Garden Building” e ndërtuar nga “Nova Construction 2012”

Kjo kompani është subjekti zhvilluar i godinës 24-katëshe “Garden Building”, në zonën e ish-21 Dhjetorit, në territorin ku më parë ka qenë Muzeu i Shkencave të Natyrës.

Gjithashtu, “Nova Construction 2012” ka përfituar nga KRRT edhe disa leje të tjera, për ndërtimin e godinave të larta në rrugën “Mine Peza” apo edhe në vende të tjera, në kryeqytet.

Etiketa: Edi RamaErion Veliajkantierkulla 58 kateshelulishtendertimeNova Construction 2012Teatri i Operas dhe Baletit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Pas takimit me Starmer, a do bëjë marrëveshje për refugjatët nga Britania? Ja si përgjigjet Rama

13:30 : 15/05/2025
AKTUALITET

Veliaj i gëzohet fitores nga qelia: Vetëm Rama mund të na fusë në BE, shqiptarët s’i besojnë më Saliut

12:12 : 15/05/2025
AKTUALITET

Kryeministri britanik nis vizitën në Tiranë, takohet me presidentin Begaj

10:54 : 15/05/2025
AKTUALITET

U denoncua nga opozita/ Çfarë është fenomeni i njohur si “treni bullgar” dhe si manipulohet vota?

22:23 : 14/05/2025
AKTUALITET

Numërimi “preferencial”/ Kush janë 37 EMRAT e deputetëve të ardhshëm që dalin nga Tirana

15:56 : 14/05/2025
AKTUALITET

Meta mbetet jashtë Kuvendit, Berisha: Po i bëhet lufta më e egër nga armiku

14:59 : 14/05/2025
Para

125 bimë kanabis në repartin e Zall Herr-it, ja çfarë dëshmuan 3 ushtarakët e arrestuar

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

“Do bëjmë kallëzim në SPAK”/ Dhunimi i sekretarit të KZAZ në Kashar, Këlliçi: Krim zgjedhor

15:39 : 15/05/2025

Lëvizje te Teuta, qëndërmbrojtësi konfirmon largimin nga durrsakët

15:34 : 15/05/2025

“As Shën Kozmai nuk e mund dot Ramën”/ Beleri: Protesta s’ka vlerë, organet e PD të dorëhiqen!

15:27 : 15/05/2025

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës, dështon edhe përpjekja e 16-të

15:23 : 15/05/2025

VIDEO-EMRI/ Kush është i dashuri i Beatriçes së “Shkodra Elektronike”

15:04 : 15/05/2025

SPAK i sekuestroi celularin, reagon kryebashkiaku: Jam i gatshëm për hetime

15:01 : 15/05/2025

Të paktën 54 të vrarë në Gazë nga bombardimet e pareshtura izraelite

14:54 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com