• Kontakt
Sunday, September 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ukraina – SHBA-së e BE-së: Kosova shtet sovran, duhet qasje më e ashpër ndaj Serbisë

15:20 : 06/08/2023
në AKTUALITET, RAJONI

Ukraina është përfshirë në një nivel përfaqësimi si bashkëautore e një letre përmes së cilës SHBA-së, BE-së e Mbretërisë së Bashkuar u është kërkuar qasje më e ashpër ndaj Vuçiçit dhe që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara. Në letër theksohet se “Kosova është vend sovran”, ndonëse Ukraina ende nuk e njeh pavarësinë e shtetit Ballkanit.

Lufta e Rusisë dhe rreshtimi i Kosovës përkrah Ukrainës e bëri së paku të diskutueshme çështjen që Ukraina ta njohë pavarësinë e shtetit më të ri të Ballkanit.

Pas rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, një deputet ukrainas, Oleksiy Goncharenko pa se kjo pjesë e Ballkanit, siç alarmohej, mund të prekej nga efektet e luftës që po zhvillohet në vendin e tij. Saktësisht një vit më parë, më 5 gusht 2022 kishte vendosur ta dorëzonte në Parlamentin e Ukrainës një draft-rezolutë për njohjen e Kosovës.
Befasisht, komiteti i jashtëm i Parlamentit të Ukrainës iu bashkua disa politikanëve të Gjermanisë, SHBA-së e Mbretërisë së Bashkuar në një letër drejtuar krerëve të shteteve të fuqishme Perëndimore dhe vetë Bashkimit Europian, duke kërkuar qasje më të ashpër ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Tendencat e Serbisë për t’i penguar zgjedhjet demokratike në Kosovë duhet që publikisht të kritikohet si interferim i huaj dhe duhet të ndërmerren masa konkrete për ta mbajtur Serbinë përgjegjëse, nëse vazhdon t’i rrezikojë zgjedhjet e lira dhe demokratike”, thuhet në letrën drejtuar kryediplomatit europian, Josep Borrell, Sekretarit amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe Sekretarit të Jashtëm britanik, James Cleverly.

Sipas Tagesspiegel, letra është nënshkruar nga kryetarët e komiteteve të politikës së jashtme të Bundestagut, Michael Roth (SPD) dhe Senatit të SHBA, Bob Menendez, por edhe kryetarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Britanike të Komunave dhe parlamenteve të Republikës Çeke, Ukrainës, Irlandës, Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë.“Ne kërkojmë që komuniteti ndërkombëtar të mësojë nga e kaluara jonë dhe të sigurojë që ne të mos ndjekim politika me qendër Beogradin në Ballkan”, thuhet në letër, ku bëhet thirrje për kthim në “ekuilibër dhe proporcionalitet” në marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Lexo edhe:

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

“Kosova është një vend sovran dhe një demokraci funksionale. Ky fakt duhet të jetë baza e politikës sonë të përbashkët ndaj krizës aktuale”, thuhet ndër tjerash në këtë letër.

Aty shprehet gjithashtu shqetësimi për afrimin e mundshëm të Beogradit me Moskën, duke theksuar se BE dhe SHBA po ndjekin një politikë të butë në lidhje me Serbinë.

Qeveria e Vuçiqit nuk po merr pjesë në sanksionet kundër Moskës. Presidenti rus Vladimir Putin gëzon simpati në mesin e popullatës serbe, ndërsa shumë serbë po refuzojnë anëtarësimin e plotë të vendit të tyre në BE, gjë që nuk është parashikuar deri më tani, shkruan Tagesspiegel.

Në Ukrainë ka opinione të ndara për çështjen e njohjes së Kosovës, thotë deputeti ukrainas, Goncharenko në një intervistë për Gazetën Express vitin e kaluar. Ai beson se është koha që Ukraina të mos qëndrojë mënjanë dhe ta njohë pavarësinë e Kosovës. Tha se Parlamenti i Ukrainës po punon edhe në kohë lufte dhe se ekziston mundësia e shqyrtimit të një vendimi të tillë. Qëndrimin e presidentit Volodymyr Zelensky kishte thënë se nuk e dinte, por ai vet, si deputet opozitar, është i vetëdijshëm se nevojitet një dialog në përpjekjen që shumica e deputetëve ta mbështesin nismën e tij./express

Etiketa: Kosovaserbiaukraina

Lajme të lidhura

BOTA

“Boshti shqiptaro-kroat kundër Serbisë”, Vuçiç: E pashë në Kinë se çfarë e pret botën

19:07 : 06/09/2025
SPORT

Vlahoviç bën “heroin”, Serbia fiton kundër Letonisë dhe parakalon Shqipërinë në renditje

17:30 : 06/09/2025
BOTA

Çfarë fshihet pas qëndrimit të palëkundur të Putinit ndaj Ukrainës?

15:27 : 06/09/2025
RAJONI

Kosovë/ 4 të huaj akuzohen për çeqe të falsifikuar dhe pastrim parash

14:54 : 06/09/2025
AKTUALITET

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025
RAJONI

Persona me dosje kriminale në mbrojtje të zyrave të partisë së Vuçiçit

22:04 : 05/09/2025
Para

Nga Italia për në Shqipëri, sekuestrohen 100 mijë euro në një autobus

TË GJITHA

EMRI/ Nga Durrësi në Mirditë për tu kujdesur për kanabisin, arrestohet 53-vjeçari

13:58 : 07/09/2025

Trajtohej me kemp/ Dumani me dy operacioni në zemër, kreu ndërhyrje në Tiranë e Bordo të Francës

13:43 : 07/09/2025

Shkollat e Tiranës e nisin mësimin me turne, godinat ende jo gati për të pritur nxënësit

13:31 : 07/09/2025

Vendi më i shenjtë në botë po kthehet në resort, zhvarrosen eshtrat e vendasve për një parking

13:15 : 07/09/2025

Fermeri italian në Vlorë kërkon subvencione: Absurde të paguash taksa dhe mos marrësh asnjë ndihmë

13:06 : 07/09/2025

Shqipëria me sezonin turistik më të dobët të regjistruar që nga viti i pandemisë

12:53 : 07/09/2025
Foto ilustruese

EMRI/ Digjen një “Benz” dhe një “Range Rover” në përdorim të një 35-vjeçari në Shkodër

12:43 : 07/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com