• Kontakt
Tuesday, August 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vendimi i gjykatës/ Mirel Mërtiri e trajtonte si “ushtar” Zoton: “Zemra, mos guxo…”

23:59 : 04/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Hetimi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për inceneratorin e Sharrës, zbuloi jo vetëm që Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto janë pronarët realë të kompanisë koncensionare, por edhe ka identifikuar qartë rolet dhe përgjegjësitë e tyre.

Të dhënat e siguruara në mënyrë ekskluzive nga “Boldnews.al” dëshmojnë se “drejtuesi absolut” i shoqërinë “Integrated Energy bv” që fitoi kontratën 128 milionë euro për landfillin e Sharrës, është Mirel Mërtiri.

Për këtë mjafton, më së paku, një komunikim me tone të acaruara mes dy “bosëve”. Në atë komunikim të zhvilluar në 7 Shtator 2018, e të zbuluar nga SPAK në kompjuterin e Klodian Zotos.

Sipas komunikimit, kuptohet se Klodian Zoto ka kryer pagesa për disa persona, të cilët nuk vlerësohen prioritarë nga Mërtiri. Kjo ka shkaktuar nervozizmin e Mërtirit, i cili i kërkon llogari kolegut të tij Zoto dhe i kërkon që të mos guxojë të veprojë më në atë mënyrë.

Lexo edhe:

Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

Berisha akuza SPAK: Bashkëpunëtorë të grupeve kriminale, i informuan për urdhërarrestet

Teksti sqaron qartë se Klodian Zoto ishte më shumë një lloj “ushtari” i Mirel Mërtirit.

I pari që shkruan është Mirel Mërtiri.

“Klod, mirëmëngjes! Në dokumentin më poshtë do të gjesh të gjithë debitorët që ne kemi si grup. Do të vëresh që ka patur edhe më shumë prioritete të tjera për t’u paguar, të cilët janë lënë komplet në hije. Të lutem, nuk dua që të më ndërhysh në listën e pagesave, siç veprove këtë herë me gocat. E kemi bërë qindra herë këtë bisedë dhe ti vazhdon me atë stilin tënd të veçantë, vazhdon të dalësh atje ku do.

Vëlla, herë tjetër, nëse ke prioritete, më thuaj dhe nuk ke punë më me listën. Përse jam rrugëve unë s’do të thotë që nuk kam përparësi në ecurinë e punëve dhe mbarëvajtjen. Unë s’jam aty. Por s’mund të lejoj që financa (e përpunuar nga ty) të më hedhi hi syve me miratimin tënd. Kjo të lutem s’dua të ndodh më. Bashkë i kemi ndarë detyrat, mund të diskutojmë për çdo gjë, por jo të përpunojmë njëri-tjetrin, pasi unë nuk e bëj kurrë. TË LUTEM MOS më vendos më në siklet të tillë. Financa është zyrë më vete dhe duhet të jetë transparente për ty dhe për mua. Mos më vë në siklet, TË LUTEM…”.

Në foto: Pjesë nga dosja hetimore e inceneratorit të Tiranës

Bashkëlidhur këtij e-maili gjendet një listë në format excel, ku gjenden tabela financiare që lidhen me kompanitë ‘Albtek Energy” e inceneratorit të Elbasanit; “Integrated Technology Waste Treatment” e inceneratorit të Fierit; “Integrated Energy bv” e landfillit të Sharrës, si edhe të kompanive “satelitë”; “Artemis Farm”, “Miklo Construction”, “CGC”, “Consultin SE Partners” e “Zoto Consulting”.

Pas e-mail-it nervoz të Mirel Mërtirit, i menjëhershëm ka qenë reagimi përulës i Klodian Zotos:

“Mirëmëngjes! Të më falësh. Sinqershit të siguroj që s’do të ndodhë më ndërhyrja për sa thua ti. Besoj që nuk do të kemi më nevojë që të bëjmë këtë diskutim dhe nuk do të përpunoj më njeri. Dhe njëherë, të kërkoj falje. Ditë të mbarë!”.

Pasi vuri pikat mbi “i” për rolin e bosit, Mirel Mërtiri tregohet më i zbutur në vijim. Madje i drejtohet mikut të tij, plot ëmbëlsi:

“Faleminderit zemra…!”

Pas këtij komunikimi me tone nervoze, dy “bosët e plehrave” vijuan përfitimin e miliona eurove nga Bashkia e Tiranës.

Etiketa: GJKKOinceenratori i tiranesklodian zotomirel mertirispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Veliaj kërkesë GJKKO: Të shpallen të pavlefshme aktet hetimore të SPAK

13:43 : 18/08/2025
AKTUALITET

Berisha akuza SPAK: Bashkëpunëtorë të grupeve kriminale, i informuan për urdhërarrestet

10:44 : 18/08/2025
AKTUALITET

“Sponsorizoi” Ajolën me vilë pa qira, Gent Sula i “Intersig” fitoi 530 mijë euro pa garë nga Veliaj

10:28 : 18/08/2025
AKTUALITET

I pandehur nga SPAK për korrupsion me Veliajn, Gent Sula i Kodrës së Diellit transferon bizneset në Angli

14:58 : 17/08/2025
AKTUALITET

Eco Park, SPAK-Rama, kush “thyen” oborrin e kujt

15:18 : 16/08/2025
AKTUALITET

Vokshi: Aparati i brakiterapisë në QSUT, sërish jashtë funksionit! SPAK bashkëfajtor, nëse hesht

14:53 : 16/08/2025
Para

Ndahet nga jeta në moshën 83-vjeçare aktori i njohur (EMRI-FOTO)

TË GJITHA

Horoskopi, 19 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:10 : 18/08/2025

U ekzekutua në mes të Athinës, “Turabi” vëllai i Marsel Bashimit , lidhje me krimin në Shqipëri e Greqi

23:03 : 18/08/2025

EMRI/ Pjesë e një organizate kriminale, zbardhet identiteti i shqiptarit që u ekzekutua në Athinë

22:42 : 18/08/2025

CNN: Putin mungoi në Shtëpinë e Bardhë, por ndikimi i tij ishte i pranishëm

22:20 : 18/08/2025

Vritet me armë zjarri një shqiptar në Athinë

21:59 : 18/08/2025

Grabitën dhe dhunuan një çift të moshuar, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

21:48 : 18/08/2025

Bilisht/ Shoqërohet në polici dentisti i klinikës ku humbi jetën 59-vjeçari

21:25 : 18/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com