• Kontakt
Sunday, November 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrestimi i Artur Dokut, si ndodhi vrasja për “nder” pas prishjes së fejesës (EMRAT)

16:52 : 04/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia e Tiranë ka reaguar në lidhje me arrestimin në Itali të 49-vjeçarit Artur Doku alias Gent Sherifi, i cili kërkohej prej vitesh nga drejtësia shqiptare.

Kapja e tij në Itali është bërë pas dërgimit të informacionit nga Interpol Tirana. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Artur Doku alias Gent Sherifi akuzohet për një vrasje dhe plagosaje të regjistruar në vitin 1997. Policia njofton se vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi nga Italia drejt vendit tonë.

Si ndodhi ngjarja:

Artur Doku, bashkë me kushëririn e tij, Besim Doku (i dënuar me 23 vjet burgim), akuzohen se më 19 maj të vitit 1997 vranë me armë zjarri Ilmi Çukën dhe plagosën vëllain e tij, Dalip Çukën, pas një konflikti që kanë pasur për çështje nderi.

Lexo edhe:

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

Për këtë ngjarje, Artur Doku dhe Besim Doku kanë qenë të arrestuar edhe më parë, por, në vitin 2001, ata u liruan për mungesë provash nga Gjykata e Tiranës. Për këtë çështje, ka pasur edhe një verifikim nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ku pretendohej se gjykata e kishte liruar pa të drejtë Besim Dokun. Madje, në vitin 2003, KLD-ja mori vendim për shkarkimin e një gjyqtari, pasi një ndër shkeljet që pretendohej se ishte kryer prej tij, kishte të bënte me çështjen për Besim Dokun, duke trajtuar si shkelje ligjore mosmarrjen pjesë të prokurorit.

Sipas dosjes penale, Artur dhe Besim Doku janë kushërinj midis tyre dhe banonin së bashku me familjen Cuka në lagjen Bregu i Lumit në Tiranë. Izmir Doku, i cili ka vdekur para disa vitesh, ka qenë baxhanak me të dëmtuarin Dalip Çuka. Më vonë e fejuara e Izmir Dokut prishi fejesën dhe martohet me Bardhyl Cenën nga Kukësi. Gjithashtu, familja Çuka, në afërsi të banesës ka një lokal. Në vitin 1996, me qëllimin që makinat të mos kalonin me shpejtësi në rrugën para lokalit, hapën një kanal. Prishja e fejesës dhe hapja e kanalit, i cili pengonte qarkullimin normal të automjeteve sollën një zënkë midis viktimës Izmir Doku dhe të dëmtuarit Mexhit Çuka, e cila më pas u bë shkas për ndodhjen e ngjarjeve shumë të rënda.

Rezulton e provuar se më 19 maj 1997, rreth orës 21.00, Dalip Çuka së bashku me viktimën Ilmi Çuka dhe Bardhyl Cenën po ktheheshin nga fshati Laknas për te Bregu i Lumit. Dalip Çuka ka qenë në sediljen e parë të autoveturës me targë të Shkodrës në krah të shoferit Bardhyl Cena, ndërsa Ilmi Çuka ka qenë në sediljen e pasme. Sapo kanë mbërritur në lagjen Bregu i Lumit, në afërsi të klubit të shtetasit Sami Delia, në një distancë rreth 10 metra larg shtëpisë së tyre u dalin përpara të pandehurit Artur Doku, Besim Doku dhe Izmir Doku, të cilët mbanin në duar armë automatike. Artur Doku dhe Besim Doku kanë qëlluar me armët automatike në drejtim të autoveturës. Për pasojë plagoset dhe më pas vdes në spital Ilmi Çuka, ndërkohë që mbetet i plagosur edhe Dalip Çuka.

Etiketa: Artur DokuBesim DokuDalip CukaGent SherifiIlmi Cukavrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025
AKTUALITET

Vrau babain, 25-vjeçari del i buzëqeshur para gjykatës: Më kapi për fyti, s’po merrja dot frymë

11:05 : 01/11/2025
AKTUALITET

“Mos e kërko vëllain se ka vdekur”/ Flet motra e Aranit Kurtit: Nuk besoj se u vra për një kafe

18:13 : 31/10/2025
AKTUALITET

Ishte fshehur te “Shpella e Memecit”, arrestohet autori i vrasjes në Berat

20:51 : 28/10/2025
AKTUALITET

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025
AKTUALITET

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025
Para

Moti i keq në Slloveni, shënohen tre viktima

TË GJITHA

Homazhet për Fatos Nanon, Fatmir Mediu: Politikan tolerant dhe kundërshtar i denjë!

10:27 : 02/11/2025

Zjarr në një rrjet dyqanesh në Meksikë, humbin jetën 23 persona (VIDEO)

10:18 : 02/11/2025

Malaj vlerëson figurën e Fatos Nanos: U fokusua tek paqja sociale, i dha hapësirë edhe përfaqësimit të opozitës!

09:56 : 02/11/2025

Qëllohet për vdekje një person në Kosovë, policia arreston autorin

09:36 : 02/11/2025

Trump paralajmëron Nigerinë: Do të hyjmë me armë, nëse nuk ndalni terrorin ndaj të krishterëve

09:28 : 02/11/2025

U vra me 6 plumba nga djali i xhaxhait, del foto e 36-vjeçarit Dalan Alliaj

09:12 : 02/11/2025

Homazhet për Fatos Nanon/ Bashkëshortja fjalim lamtumire, ceremonia e varrimit në Sharrë

09:05 : 02/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com