Deputetja demokrate, Albana Vokshi, ka kërkuar anulimin e koncesionit të “check up”, me arsyetimin e se është një koncesion korruptiv dhe i dështuar.
Vokshi, ka deklaruar se “Check up, është tregues i modelit që Edi Rama ka ngritur në Qeverisje, dhe u përgatit, hartua, tenderua, jo duke pasur në vëmendje interesin publik, por vetëm interesin e privatit”.
“Mikesha e Edi Ramës, është paguar miliona Euro cdo vit për shërbime të pakryera, për qindra mijë analiza check up të pakryera asnjëherë”, është shprehur Vokshi, e cila kërkoi nga SPAK veprime konkrete.
“Inkurajojme SPAK qe ashtu si inceneratorin e Tiranes te sekuestroje edhe djegesin e parave publike te Vilma Nushit”, tha.
Ajo kërkoi që paratë që shkojnë te koncesionari të incestohen në sistemin shëndetësor publik.
DEKLARATË PËR MEDIA E DEPUTETES SË PD, ALBANA VOKSHI
Partia Demokratike ka denoncuar që në krye të herës koncesionin e kontrollit shëndetësor bazë, check up, si një nga më të korruptuarit, më të dështuarit. Check up, është tregues i modelit që Edi Rama ka ngritur në Qeverisje. Koncesioni i parë në shëndetësi, që hapi rrugën për 3 të tjera që shkatërruan cdo shtyllë të shëndetësisë. Check up u përgatit, hartua, tenderua, jo duke pasur në vëmendje interesin publik, por vetëm interesin e privatit, pra të Vilma Nushit.
Shkeljet ligjore janë të shumta
o hartimin e kritereve,
o vlerësimin e ofertave
o procedurën e njoftimeve.
2. Në tenderim:
Ministria e Shëndetësisë, Ilir Beqja, shpalli fitues:
– ofertuesin me cmimin më të lartë (konsorciumi Marketing& Distribution + Trimed) (rreth 20% më të lartë) (që ka cuar në dëm financiar për buxhetin miliona EURO)
• asnjë experiencë pune në kontrollin shëndetësor të popullsisë;
• M&D është në konflikt interesi pasi është i orientuara në reklamën dhe shitjen e pijeve alkoolike dhe duhanit që dëmtojnë shëndetin e njeriut;
• Licenca e laboratorit është lëshuar nga QKL për Marketing& Distribution M&D vetëm dy ditë përpara mbylljes së afatit të aplikimit në APP.
• Specifikimet teknike per Sistemin e Informacionit cuan në “detyrim përcaktim” të kompanisë së Ilir Beqes INTECH+.
Abuzime në implementimin e kontratës së check up
Sipas të dhënave zyrtare:
Vilma Nushi është paguar rreth 60 mln Euro për një shërbim që deri më sot nuk është vërtëtuar që ka kryer, në të kundërt, ka shtuar stress te qytetarët për shkak të cilësisë jo të mirë të analizave, ka shtuar harxhimet të familjet që nuk i besuan check up dhe i përsëritën në privat analizat; ka shtuar stress të mjekët e familjet që janë të detyruar të punojnë për Vilmen dhe me target të caktuar nga Ministrja, ka nxjerrë burrat shtatzanë dhe gratë me prostatw.
Mikesha e Edi Ramës, është paguar miliona Euro cdo vit për shërbime të pakryera, për qindra mijë analiza check up të pakryera asnjëherë.
Që në vitin e parë, 2015, Rama i pagoi Vilmës për rreth 151,413 mijë analiza check up të pakryera kurrë. 1,7 mld lekë fitime bruto në vetëm 9 muaj.
2016: 145,445
2017: 158,399
2018: 46,109
Total: 501,366
Vlera: 924711
8.5 mln Euro dëm, para të shkuara në xhepat e Vilma Nushit si tranzit për sponsorizimet e karrikës së Edi Ramës.
Edhe periudha e COVID, kur shqiptarët luftonin me virusin, të braktisur nga Qeveria, u shfrytëzua për fitime. Jo vetëm check up nuk u shfrytëzua për ti ardhur në ndihmë popullsisë, në mënyrë që cdo qytetar të mund të kryente analizat për COVID falas, por RAMA – Nushi e shfrytëzuan për t’i dhënë fonde për analiza të pakryera.
Ndonëse rastet e diagnostikuara me COVID-19 ishin në rritje, në shtator 2020, Ministria e Shëndetësisë vendosi të riaktivizonte koncesionin e check-up. Edhe pse shërbimi u ofrua për pak ditë, ai nxorri në pah sipas KLSH-së, problematikën e pagesës për shërbime të pakryera ndaj kompanisë koncesionare. Referuar auditimit të KLSH, në total nga këto pagesa evidentohen 2127 raste në shumën 3.9 milionë lekë, të cilat janë paguar për shërbim të pakryer.
KLSH e ka evidentuar faktin e dëmit të madh të sjellë në buxhet nga pagesat e shërbmeve të pakryera, dhe i ka rekomamnduar Qeverisë rishikimin e kontratës në mënyrë që të paguhej vetëm për variablat …
Sigurisht kjo ra në vesh të shurdhër. Qeveria refuzoi të rishikonte kontratën. Në të kundërt, vuri gjithë shtetin në këmbë për t’i shërbyer koncesionarit
Shkeljet janë të shumta:
– Sipas kërkesave të tenderit për check-up duhet që personat që do t’i nënshtrohen kontrollit do të lajmërohen më postë dhe telefonë nga ana e koncesionarit. Ndërkohë që aktualisht I gjithë ky proces kryhet nga personeli shëndetësor, duke abuzuar me fondin e përcaktuar për lajmërimin, që është pjesë e kostos së check-up për cdo person.
Kostos totale të check-up i shtohet edhe kosto e fshehur e punës së kryer nga personeli shëndetësor, mjek dhe infermiere. Kosto e fshehur është si më poshtë:
1. Numri i pikave të ngritura janë 378
2. Numri i infermiereve 756
3. Numri i mjekëve: 1560
4. Totali është: 5 mln Euro në vit
5. 50 milionë Euro për 10 vjet
Nuk mjaftoi kjo, por në 2018, mjekut të familjes ju vu pikë e vecantë në kontratë në vleresimin e tyre, arritja e targetit për numrin e analizave të check up. Një shkelje flagrante qe vendos shendetësinë në dispozicion të interesave të rrezikshme që i përkasit klaneve pranë kryeministrit.
Sot, cdo gjë kryhet nga stafi i Qendrave Shëndetësore që punojnë me ditë e javë të tëra vetëm për check up, duke mos u impenjuar në funksionet e tjera të Qendrave Shëndetësore – pa pagesë shtesë. Madje i është hequr edhe shpërblimi vjetor.
Që të rritet pjesëmarrja: Qendrat shëndetësore janë porositur që askush të mos trajtohet pa berë më parë check – up. Në shumë rajone stafi është shpërndarë në terren, në cdo shtëpi për të ftuar qytetarët për të bërë check up që bije ndesh me kontratën që koncesionari ka me Fondin, pasi është koncesionari që duhet të bëjë njoftimin e qytetarëve.
Përgjigjet e shumë analizave gabim që kanë shkaktuar stres psikologjik, kosto financiare (analiza të tjera në privat).
E gjithë administrate shtetërore me detyrim duhet të bëjë check up cdo vit. Të gjithë mesuesit nuk fillojnë vitin shkollor pa bërë më parë check up. Përsonat në ndihmë ekonomike, gratë e dhunuara, të semurët kronikë, duhet të bëjnë më parë check up. Që të marrësh patentën e makinës, nuk të bëhën analizat për shikimin etj nëse nuk bën më parë check up….
Shteti në këmbë të Vilma Nushit.
SHKELJET E KËRKESAVE TË KONCESIONIT
Ilir Beqja në fillim tha që laboratorët, pas 10 vjetësh do t’i kalojnë publikut. Por ky ishte vetëm një mashtrim. Asnjë fjalë për këtë në kontratën që mbahet sekret e nuk publikohet.
Koncesioni duhet të ndërtonte vete 20 laboratore dhe jo tí nënkontraktojë, ndërkohë që shumica janë nënkontraktuar. Laboratorët duhen ndërtuar pranë qendrave shëndetësore e ti kalojnë më pas shtetit. Edhe ato 3 laboratore të ndërtuar janë në pronë të privatit.
Ka shkelje edhe ne mënyrën e kontrollit të analizave (nuk ka kontroll te cilësisë), transportit (jo në kushtet e duhura), njoftimit të qytetarëve, etj.
Konçesioni i Check up ka dështuar, edhe pse Edi Rama urdhëroi që të mos jepet ndihma ekonomike, pagesa e paaftësisë pa kryer check up, asnjë viktimë e dhunës në familje të mos marrë ndihmën që i takon, pa kryer chekup. Asnjë nuk mund të punojë në administratë, arsim dhe shëndetësi pa kryer check up.
Partia Demokratike ka kërkuar anulimin e koncesionit të check up dhe 7 milionë eurot që i jepen çdo vit klientes së Edi Ramës të programohen për rritjen e shërbimit në spitale.
7 milionë Euro të konçesionit të dështuar të check up, do të mjaftonin për t’u siguruar kurat dhe mjekimet e munguara të sëmurëve me kancer, që shpesh dergjen në mëshirë të fatit pa asnjë shpresë dhe detyrohen që të paguajnë çdo kursim të tyre ose të marrin kredi për t’i siguruar ato në spitalet private.
7 milion Euro të konçesionit të dështuar të check up do të mjaftonin për të rritur pagat dhe për të siguruar shpërblime për të gjithë mjekët dhe infermierët që punojnë në kushte skandaloze dhe që, shpesh përballen me zemërimin e drejtë të të sëmurëve apo të afërmve të tyre se nuk u sigurojnë dot mjekimin e duhur.
Për kohë sa Edi Rama të jetë në pushtet, Qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë korrupsionin
Përsa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, shëndetësia do të jetë vetëm për pak njerëz që kanë mundësi të paguajnë.
Përsa kohë Edi Rama është në krye të qeverisë, me taksat tuaja do të vazhdoni të paguani shtrenjtë korrupsionin dhe klientelizmin e kësaj qeverie të kapur në interesa të pista personale.
Përsa kohë ky njeri është kryeministër, nuk do t’ju lënë as ankoheni, sepse ai e blen pushtetin!
Inkurajojme SPak qe ashtu si inceneratorin e Tiranes te sekuestroje edhe djegesin e parave publike te Vilma Nushit.