• Kontakt
Friday, July 17, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Mesazhi/ Si mjekët po kërcënohen me pushim nga puna për tu zëvendësuar me militantë

14:19 : 02/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE, SHENDETI

Albana Vokshi denoncon se drejtuesit e poliklinikave në Tiranë po kërcënohen nga eprorët për të pushuar nga puna mjekët pranë këtyre qendrave, vetëm sepse ndjekin specializimet në QSUT.

Vokshi ka shpërndarë në “FB” një mesazh për të cilin thotë se ka ardhur në adresë të saj. Dërguesi prezantohet si mjeke në një nga poliklinikat e Tiranës dhe ngre shqetësimin se drejtorëve të poliklinikave në kryeqytet po u bëhet presion për shkëputjen nga puna të mjekeve që ndjekin specializimin.

“Veprim ky totalisht i paligjshëm, thuhet në mesazh, pasi në asnjë pikë ne nuk cënojmë kontratën e punës”.

E gjithë lufta, shkruan dërguesi, bëhet për të liruar vende pune të cilat do t’ju jepen atyre që i janë premtuar në fushate.

Dhe kjo, vijon denoncimi, vjen në ditët kur vendi ynë ka nevojë më shumë se kurrë për këta mjekë.

Lexo edhe:

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

Vapa alarmon urgjencat, deri në 400 telefonata në ditë, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë

Mesazhi

Në mesazhin dërguar deputetes, shkruhet:

Pershendetje e nderuar! Une qe po ju shkruaj jam mjeke ne nje nga poliklinikat e Tiranes njekohesisht specializante ne qendren universitare Nene Tereza! Dua tju ve ne dijeni te nje problemi i cili ka kohe qe na shqeteson dhe nuk kemi zgjidhje pasi edhe instancat nuk jane ne dijeni! Drejtoresha e operatorit rajonal Suida Kuka dhe ajo e Tiranes Bora Salaj disa here mbledhin drejtoret e poliklinikave duke ju bere presjon per shkeputjen nga puna te mjekeve qe ndjekin specializimin, veprim ky totalisht i paligjshem pasi ne asnje pike ne nuk cenojme kontraten e punes!

E gjithe lufta behet per te liruar vemde pune te cilat do tju jepen atyre qe i jane premtuar ne fushate! Presjon verbal i bere ne mbledhje duke detyruar drejtuesit e qendrave shendetesore te jene ne nje vorbull e te ndermarrin nisma te paligjshme per te hequr mjeket nga puna, ne ditet kur vendi yne ka nevoje me shume se kurre per keta mjeke! Lutem ta beni me dije kete problem! Ju faleminderit!

Vokshi: Fajtor Rama dhe Manastirliu

Deputetja demokrate Albana Vokshi, në komentin që shoqëron denoncimin e mjekes, shkruan se për situatën e rëndë në fushën e shëndetësisë në të cilën ndodhet vendi, është fajtor kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

“Pse ikin mjekët??? Lexoni denoncimin se si Drejtuesit e Poliklinikave shantazhohen nga drejtuesit e Operatorit rajonal Suida Kuka dhe të Tiranës Bora Salaj, që të ndërpresin marrëdhëniet e punës me mjekët specializantë e t’i zëvendësojnë me ata që i kanë dhënë votat Partisë-Shtet. Prej vitit 2014, Shqipëria llogaritet të ketë eksportuar rreth 1500 mjekë vetëm në Gjermani, ndërsa largime ka pasur edhe drejt Italisë, Anglisë, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Francës. Edi Rama dhe Ogerta Manastirliu, janë nxitësit kryesorë të eksodit të pandalshëm të mjekëve me politikat e nismat antishëndetësore, antisociale, antiligjore, antikushtetuese e antikombëtare”, shkruan Vokshi, e cila ka kundërshtuar si deputete edhe nismën e fundit të miratoi qeveria, që parashikon të mos lejojë studentët e mjekësisë të largohen nga vendi për një periudhë 5-vjeçare pas përfundimit të studimeve. Projektligji u miratua nga mazhoranca në seancën e fundit plenare, që shpresojnë të ndalojnë eksodin e bluzave të bardhë me këtë nismë që kundërshtohet si nga vetë studentët e mjekësisë ashtu dhe opozita si dhe mjekë të shquar.

Një tjetër debat është hapur për gjendjen e sistemit, pas rastit të aktorit dhe pedagogut Genc Fuga, i cili pësoi goditje në tru dhe u detyrua që të paguajë një operacion që kushtoi 19 mijë euro në një spital privat, pasi QSUT nuk e mundëson ndërhyrjen.

Mjeku Erion Dasho shprehet se një qytetar me të ardhura normale që e ka të pamundur të sigurojë një shumë të tillë, dënohet në një farë mënyre me vdekje.

“Jo vetëm favorizohet privati, por penalizohet pacienti. Një ndërhyrje që kushtonte 19 mijë euro, shumë që qytetari shqiptar nuk e ka të disponueshme”, tha Dasho në një emision televiziv.

Mjekja shqiptare e cila punon në Gjermani, Aurora Dollenberg shprehet se nëse rasti i Fugës do të ndodhte në këtë shtet, atëherë, “gjysma e spitalit, dhe personelit të spitalit, nga kryeshefi dhe mjeku do të pushohej nga puna nëse pacienti shkon e spitali nuk ta ofron këtë shërbim. Është shteti që duhej tia ofronte këtë shërbim”.

Etiketa: albana Vokshimjekeshendetesia

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Deklaratat e ministres serbe skandaloze”, Vokshi: Rama, të mos hesht përball këtyre thirrjeve shoviniste

20:36 : 14/07/2026
AKTUALITET

Vapa alarmon urgjencat, deri në 400 telefonata në ditë, mjekët: Mos lini fëmijët dhe të moshuarit në makinë

19:59 : 12/07/2026
AKTUALITET

Goditjet nga temperaturat e larta/ Mjekët: Shkaktohen edhe gjendje komatoze

18:26 : 06/07/2026
AKTUALITET

Balluku, korrupsioni dhe krimi i organizuar/ Vokshi: Raporti i PPE evidentoi kapjen e shtetit

17:31 : 05/07/2026
AKTUALITET

Mjekja i del përballë Ramës: Informohu para se të akuzosh bluzat e bardha

21:05 : 04/07/2026
AKTUALITET

Vokshi në Asamblenë Politike: Shqipëria në moment kritik, PPE të qëndrojë në krah të qytetarëve shqiptarë

15:17 : 01/07/2026
Para

I gjithë pallati kapet duke vjedhur energjinë elektrike në Shëngjin

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër/ Nga dashuria te puna, çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:04 : 16/07/2026

Dy kulla në mes të Vlorës/ “EN Construction” dhe “Dakz” zaptojnë tokat e qytetarëve

23:01 : 16/07/2026

Media greke: Emigrantët shqiptarë u kthyen nga punëtorë sezonalë në sipërmarrës të ndërtimit

22:59 : 16/07/2026

Aksident në aksin ‘Tepelenë-Memaliaj’, përplasen 2 automjete, 4 persona të plagosur

22:45 : 16/07/2026

Këlliçi pas zgjedhjes si nënkryetar: PD nuk duhet të jetë vetëm opozitë, por alternativë për qytetarët

22:33 : 16/07/2026

Abilekaj: PD e ka bërë ripërtëritjen, por i duhet një gjuhë e re politike

22:23 : 16/07/2026

Pse Vuçiçi nuk e nënshkroi deklaratën për Ukrainën në Kiev?

22:07 : 16/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

romabetlunabetjojobetMadridbetMadridbetJojobetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetjojobetjojobetcasibom girişşanlıurfa konteynerPusulabetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş