• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Inceneratori i Tiranës/ Provat që implikojnë Erion Veliajn në aferën 100 mln Euro

13:40 : 02/08/2023
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE, VIDEO

Nga Boldnews.al

Në 27 Mars 2017, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, shprehet “dakord në parim” për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës nëpërmjet procedurës koncesionare.

Ky është momenti kur merr jetë një prej aferave më të rënda financiare në historinë e shtetit shqiptar.

Veliaj, pa marrë më parë mendimin e Këshillit Bashkiak, merr përsipër në dorë të parë që të aprovojë, megjithëse “parimisht”, një projekt që do t’u kushtojë taksave të qytetarëve të Tiranës rreth 430 milionë euro për 30 vjet.

Nuk është thjesht shmangie e Këshillit Bashkiak. Projekti për ndërtimin e landfillit të Tiranës parashikonte kosto financiare për të gjitha bashkitë e Qarkut të Tiranës, ku përfshiheshin krahas kryeqytetit, edhe Vora, Kamza, Kavaja e Rrogozhina.

Lexo edhe:

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

Askush nuk pyeti këto njësi të qeverisjes vendore. Qeveria u mjaftua me “dakordësinë në parim” të Veliajt, për t’i dhënë rrugë koncesionit të Sharrës.

Në foto: Erion Veliaj shprehet “parimisht dakord” për inceneratorin e Sharrës

Kur kanë kaluar më shumë se 6 vjet nga ajo firmë e kryebashkiakut të Tiranës, Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) njoftoi se ka vendosur nën sekuestro kompaninë koncesionare “Integrated Energy bv”, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për veprat penale të “Mashtrimit me pasoja të rënda”, “Shpërdorim Detyre” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Hetimi ka nisur në vitin 2020. Pas një sërë zvarritjesh, SPAK-u më në fund arriti në një veprim konkret, megjithëse është ende shumë larg asaj që gjithë opinioni publik e ka të qartë.

Afera e inceneratorit të Sharrës nuk është një “vjedhje e rëndomtë” e dy biznesmenëve që shfaqen si pronarë të koncesioneve, Mirel Mërtiri e Klodian Zoto.

Afera e djegësve është një skandal qeveritar dhe, në rastin e impiantit të Tiranës, ekzistojnë të gjithë dyshimet se është i përfshirë “kokë e këmbë” edhe Erion Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës jo vetëm që ka dhënë ‘dakordësinë në parim” për inceneratorin e Tiranës, por edhe e ka promovuar me vizitat e tij në kantier. E, mbi të gjitha, nuk ka kursyer rreth 100 milionë euro për një shërbim pjesor që ofrohet nga koncesionari ‘Integrated Energy bv”.

Historia e aferës së Sharrës

Në datën 23 Qershor 2016, tre kompani, përkatësisht “Energy Recuperator S.P.A.”, “Paul Ëurth Italia S.P.A.” dhe “Integrated Technology Services” (në pronësi të Klodian Zotos), i drejtuan Ministrisë së Mjedisit, një shkresë me lëndë “Letër interesi për projektpropozimin”, ku ato shpreheshin të interesuara për rehabilitimin e landfillit ekzistues të Sharrës, ndërtimin e landfilleve të reja dhe inceneratorit për prodhimin e energjisë elektrike.

Pas 5 ditësh, ministri i Mjedisit, Lefter Koka e konsideron të pranueshme kërkesën dhe fton kompaninë që të paraqes projektin e detajuar.

Njëkohësisht, Lefter Koka vë në dijeni për propozimin edhe kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fakt që dëshmon se kryebashkiaku ishte në dijeni që në fillim të procedurës.

Në foto: Lefter Koka njofton në Shkurt 2017 Arben Ahmetaj se Erion Veliaj kishte marrë përsipër pagesat për depozitimin e mbetjeve (pa miratim të Këshillit Bashkiak)

Në shtator 2016, shoqëritë transferohen në Hollandë dhe nga aty sjellin propozimin e tyre bashkë me një studim, pra shoqëria koncesionare “Integrated Energy B.V.” vë në dispozicion të Ministrisë së Mjedisit dokumentacionin shtesë për propozimin e pakërkuar, duke informuar gjithashtu se kjo shoqëri ishte formuar nga kompanitë nismëtare të projektit dhe kishte për qëllim një implementim të rregullt të projektit për Zonën e Trajtimit të Mbetjeve Tiranë.

Paralelisht, me kërkesë të Ministrit të Mjedisit, ngrihet komisioni për procedurat koncensionare, i përbërë nga 2 anëtarë nga bashkia Tiranë, 2 nga ATRAKO dhe një nga MIE, Komisioni përbëhet nga kryetare znj. Valbona Ballgjini dhe anëtarë Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Erjon Murataj, Sidita Temali, Namik Simixhiu dhe Taulant Tusha.

Në një nga mbledhjet, komisioni ngre shqetësim (përkatësisht anëtarët e bashkisë Tiranë) se Bashkia Tiranë nuk ka mundësi financimi për të përballuar kostot e implementimit të projektit.

Kjo do të thotë që komisioni nuk ka ndjekur rrjedhën ligjore të punës, duke vendosur të mos vlerësojë nga ana financiare më pas duhet t’ia dërgonin Ministrisë dhe pas aprovimit të saj duhet të riniste diskutimi për pjesët e tjera.

Ministri Lefter Koka nis komunikimin me institucionet e tjera, lidhur me procedurën dhe financimin e projektit koncensionar për ndërtimin e impiantit të përpunimit të mbetjeve në Tiranë.

Ministrja e Shtetit, Ermonela Felaj, tregohet fillimisht tejet dyshuese për integritetin dhe kapacitetet financiare të kompanisë që kishte paraqitur “ofertën e pakërkuar”.

Por, vetëm një javë pas këtyre dyshimeve, Felaj, shpreh dakordësinë e saj nëpërmjet stafit të saj, në një komunikim via e-mail me ministrin e Mjedisit, Lefter Koka dhe disa zyrtarë të tjerë, përfshirë Drejtorin Juridik të Këshillit të Ministrave, Artur Metani.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i sugjeron ministrit Lefter Koka që të ndjekë një procedurë jo-tradicionale, atë të financimit nga Buxheti i Shtetit, për shkak të tejkalimit të limiteve buxhetore dhe duke e orientuar që të organizojë procedurën duke përdorur fondet e alokuara për Bashkinë e Tiranës.

Megjithë pikëpyetjet e shumta, kompania “Integrated Energy bv” fiton bonusin prej 8 pikësh nga 10 përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave.

Firma “inkriminuese” e Veliajt

Ministria e Mjedisit, nëpërmjet një shkrese të nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm i asaj kohe, Alqi Bllako, i drejtohet kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke i kërkuar dakordësinë për projektin, për të cilin ky i fundit ishte informuar që në Qershor 2016 – Të mos harrojmë që Veliaj ishte në dijeni të projektit që në qershorin 2016.

Kryebashkiaku Veliaj, pa thërritur Këshillin Bashkiak (sikundër ia kërkon Ligji për Pushtetin Vendor) dhe pa e miratuar këtë projekt në të, jep dakordësinë e tij shoqëruar me një tabelë ku paraqiteshin detyrimet e bashkisë Tiranë për këtë projekt.

Kjo firmë e Veliaj, në kundërshtim me ligjin, i dha mundësi projektit të impiantit të mbetjeve në Tiranë që të financohej jo nga Buxheti i Shtetit në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por në mënyrë indirekte, nga Buxheti i Shtetit përmes Transfertave të Pakushtëzuara drejtuara Bashkisë Tiranë.

Në foto: Studimi i fizibilitetit për inceneratorin e Sharrës ngarkonte me kosto financiare Bashkinë Tiranë. Për këtë duhej miratim nga Këshilli Bashkiak i Tiranës

Ndërkohë që po organizoheshin procedurat, Ministri Arben Ahmetaj ka marrë një shkresë përgjigje nga Ministria e Mjedisit që i bashkangjit shkresën aprovuese të bashkisë Tiranë.

Fatura e fryrë për shërbim të pjesshëm

Prej të paktën 5 vitesh, Bashkia e Tiranës paguan tarifën 29 euro për ton mbeturina të depozituar në landfillin privat të “Integrated Energy bv” në Sharrë.

Kjo tarifë përfshin procesin e depozitimit, ndarjes dhe incenerimit të mbetjeve urbane. Më së paku njëri prej këtyre shërbimeve-ai i incenerimit- nuk kryhet. Kjo, për faktin e thjeshtë se në landfillin e Sharrës nuk është ndërtuar impianti i përpunimit të mbetjeve urbane. Megjithatë, Bashkia e Tiranës vijon të paguajë tarifën e plotë prej 29 euro/ton mbeturina.

Në foto: “Integrated Energy bv” ka marrë 5.6 mln lekë të reja në periudhën 2019-2023 (burimi: spendingdata.al)

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në vitin 2022, me titull ‘Inceneratori i Tiranës”, kërkoi nga autoritetet qeveritare dhe Bashkia e Tiranës që të negocionin me kompaninë koncesionare për të zbritur nga tarifa vlerën e procesit të incenerimit, përsa kohë ai nuk kryhej.

Rekomandimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit është injoruar dhe Bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj vijon të paguajë faturën e plotë për një shërbim gjysmak.

Etiketa: Erion Veliajinceneratori i tiranesklodian zotomirel mertirispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025
AKTUALITET

SPAK urdhëron kontrolle për krimet zgjedhore në Shkodër, Policia dhe BKH po zbaton vendimet

17:43 : 13/05/2025
AKTUALITET

Abuzimi me tenderat/ Kreu i ARRSH pranon se është marrë i pandehur nga SPAK (VIDEO)

15:21 : 13/05/2025
Lajmet e Dites

Drejtori i ARRSH-së, Gentian Gjyli paraqitet në SPAK

14:10 : 13/05/2025
AKTUALITET

Dosja “Toyota Yaris”/ SPAK kërkon 6 vite burg për avokatin Radovan Çela

11:59 : 13/05/2025
Para

Me shpejtësi 'skëterrë' në zonë të banuar, gjobitet 23 vjeçari në Fier

TË GJITHA

U arrestua për blerje votash, GJKKO lë në “arrest shtëpie” babanë e kandidates së PSD

10:45 : 14/05/2025

Përjetësisht në qeli/ Vrasësi serial i grave Dan Hutra dënohet me 3 burgime të përjetshme

10:45 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Tiranë/ Vdesin dy të rinj, njëri 23 dhe tjetrit 18 vjeç

10:40 : 14/05/2025

Mbi 10 mijë të diplomuar më pak tek “Socialet”/ Po zhduket brezi i mësuesve dhe gazetarëve

10:28 : 14/05/2025

Çunat e Belës/ SPAK merr të pandehur drejtorin e KESH Erald Elezi dhe drejtorin e Rrugëve Gentian Gjyli

10:17 : 14/05/2025

Përjashtohet Aida Hajnaj, SPAK pritet të hapë garën për kreun e BKH-së

09:57 : 14/05/2025

Çfarë pritet nga bisedimet e propozuara në Turqi për luftën e Rusisë kundër Ukrainës

09:49 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com