• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

BDI ofron dorëheqje nëse opozita miraton kushtetutën e re

Ministrat shqiptarë të BDI-së japin dorëheqje me kusht që opozita të mbështesë ndryshimet kushtetuese, kusht për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut

08:31 : 02/08/2023
në RAJONI

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka njoftuar kryeministrin Dimitar Kovaçevski, se ministrat dhe funksionarët e BDI-së japin dorëheqje nga postet e tyre. Ky vendim hyn në fuqi ditën kur opozita do të votojë ndryshimet kushtetuese.

“Duke vlerësuar se Maqedonia e Veriut gjendet në një fazë kritike të së ardhmes evropiane, duke vlerësuar se vendimet e mëdha kërkojnë përgjegjësi dhe sakrifica politike, kombëtare e shtetërore nga secili prej nesh dhe duke u nisur nga kushti i opozitës se do të votonin ndryshimet kushtetuese, nëse BDI-ja del nga qeveria, ministrat e BDI-së kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre, të cilat hyjnë në fuqi nëse opozita mbështet ndryshimet kushtetuesenë Kuvend”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Zëvendëskryeministri Artan Grubi tha se në funksion të integrimit evropian BDI-ja është e gatshme që të heqë dorë nga të gjitha pikat e programit të saj që parashikonin edhe “kryeministrin e parë shqiptar” në 100 ditët e fundit të punës së qeverisë.

LSDM: Është koha që VMRO të kthjellohet

Lexo edhe:

Më pak se një vit në krye të Gardës, jep dorëheqjen Ermal Onuzi

A e ka menduar dorëheqjen? Berisha: T’i nënshtrohem një farse? Kurrë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski, ka kërkuar nga VMRO-DPMNE-ja që të mbështesë ndryshimet kushtetuese, pasi sipas tij, partitë në pushtet kanë mbështetur kërkesat e këtij subjekti opozitar për një qeveri të zgjeruar, pa Bashkimin Demokratik për Integrim. Nga LSDM konsiderojnë se tashmë janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kryetari i VMRO-DPMNE-së për të votuar ndryshimet kushtetuese. Hapi që bëri BDI-ja me dorëheqjet e ministrave është sinjal për Mickoskin, i cili duhet ta realizojë premtimin e dhënë publikisht.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar KovaçevskiFotografi: Petr Stojanovski /DW

“Është koha që Hristian Mickoski të dëshmojë nëse ka kapacitet për të qenë burrë shteti, nëse i intereson e ardhmja evropiane e vendit apo kujdeset vetëm për interesat e veta. Mickovski duhet ta shfrytëzojë rastin dhe të vendosë, të votojë për BE-në apo izolimin”, tha zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska.

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tarvari, i ka cilësuar si lojëra fëmijërore dorëheqjet e ministrave dhe të funksionarëve të BDI-së. Taravari  thotë se ASH do të marrë vendime pas konsultimeve me organet e partisë, nëse do të qëndrojë në qeveri nëse VMRO-DPMNE do të votojë pro ndryshimeve kushtetuese.

“Realisht mua më duken shumë joserioze këto veprime të BDI-së duke marrë parasysh se në çfarë periudhe serioze po kalon Maqedonia e Veriut, në një periudhë shumë shumë të rëndësishme. Këto lojëra më duken shumë shumë fëmijërore”, tha Taravari.

VMRO-DPMNE: Jo dorheqje, vendi ka nevojë për zgjedhje të parakohshme

Nga VMRO-DPMNE-ja thanë se dorëheqje duhet të japin edhe ministrat e Lidhjes Social-Demokrate të Kovaçevskit dhe vendi menjëherë të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Problem nuk është vetëm BDI-ja, por dorëheqje të parevokueshme të paraqesin edhe nga LSDM-ja dhe menjëherë të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi gjithçka tjetër është humbje kohe. E kemi thënë, mirë është që BDI-ja është shprehur e gatshme të kalojë në opozitë prej nga do të përgjigjet për krimin e bërë”, ka deklaruar  zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Naum Stoilkovski. Nga VMRO-ja thanë se ndryshimet kushtetuese do të mbështeten vetëm nëse pranohet kushti i saj që ato të hyjnë në fuqi pas përfundimit të bisedimeve me Bashkimin Evropian, apo paralelisht me anëtarësimin në BE.

A po taktizon BDI-ja?

Vendimin e BDI-së për dorëheqjen e ministrave analisti Albert Musliu nuk e sheh si taktikë politike, por si gatishmëri për të ndihmuar procesin eurointegrues të vendit.

“Nuk shoh taktizime nga BDI-ja, por shoh lëvizje nga kjo parti për të pamundësuar pretendimet me të cilat abuzon VMRO-ja në momentet kur për ndryshimet kushtetuese duan mbështetje edhe nga deputetët e VMRO-DPMNE-së. Këtu si të vetmen lojtare joracionale shoh opozitën, pasi kërkon gjëra që nuk janë të realizueshme”, thotë Musliu.

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut
Parlamenti i Maqedonisë së VeriutFotografi: Petr Stojanovski /DW

Për analistin, Vladimir Bozhinovski, kushti kryesor i VMRO-së nuk është që të dorëhiqen ministrat e BDI-së, por hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese pas përfundimit të bisedimeve me BE-në.

“Dorëheqjet që ofrohen nuk janë dorëheqje reale, andaj konsideroj se nuk janë objekt debati pasi ato nuk kanë të bëjnë me kompromisin”, thotë Bozhinovski. Daljen nga situata e krijuar, Bozhinovski e sheh përmes mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare./DW

Etiketa: ali ahmetibdidoreheqjekushtetutemaqedoni e veriut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Më pak se një vit në krye të Gardës, jep dorëheqjen Ermal Onuzi

19:52 : 03/06/2025
AKTUALITET

A e ka menduar dorëheqjen? Berisha: T’i nënshtrohem një farse? Kurrë

22:14 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Mitsotakis e priste fitoren e Ramës”/ Beleri: Berisha të japë dorëheqjen!

15:22 : 19/05/2025
RAJONI

VLEN: Ali Ahmeti i përçan shqiptarët për ta shpëtuar veten dhe kapitalin familjar, Taravari është viktima e fundit

13:00 : 16/05/2025
SPORT

Lëvizje e papritur, zyrtari i Juventusit jep dorëheqjen para sfidave vendimtare

20:48 : 14/05/2025
AKTUALITET

“Statuti do të respektohet”/ A do japë dorëheqje? Ja si përgjigjet Berisha

14:14 : 13/05/2025
Para

Tashmë nën sekuestro, milionat që ka marrë zyrtarisht inceneratori i Tiranës

TË GJITHA

Nagelsmann kritikohet për humbjen e Gjermanisë: Na mungoi agresiviteti ndaj një rivali të fortë!

17:10 : 05/06/2025

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025

Bie pista Fabregas te Interi, Marotta telefonon Parmën për Cristian Chivu

16:59 : 05/06/2025

Fluturimi i avionit nga Berlini në Milano nuk shkon siç duhet, plagosen disa pasagjerë

16:51 : 05/06/2025

Dafina Zeqiri më në formë se kurrë, shijon pushimet me barkun e rrumbullakosur

16:41 : 05/06/2025

Shqipëria U-15 fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Zvicrës

16:40 : 05/06/2025

Një anonim pa biznes dhe pa para merr central 82 mega nga qeveria

16:36 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com