• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës/ Gazetari: Duhen burgje të reja, sepse s’do ketë më vende

16:35 : 01/08/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, POLITIKE

Gazetari Klodian Tomorri e konsideroi një nga goditjet më të forta dhe me pasoja vendimin e SPAK për sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Tomorri tha në MCN TV se sekuestroja ndalon gjakderdhjen financiare, pasi paratë tanimë do të administrohen nga administratori publik. Gazetari thotë se afera do sjellë tronditje të qeverisë, duke u shprehur se qeveria duhet të mendojë buxhetin për ndërtimin e burgjeve të reja, pasi nuk do ketë më vende pas hetimeve.

“Është një nga ato që quhen goditje të forta. Është lëvizja më e fortë, apo veprimi më i fortë i SPAK dhe GJKKO që nga krijimi i reformës apo institucioneve të reja të drejtësisë. Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës është një nga veprimet që sjell përfitimet më të mëdha për publikun, sepse ndalon një vjedhje që vazhdonte në mënyrë të përmuajshme, me para publike që paguheshin, ndërkohë që e dinin të gjithë që kishim të bënim me një aferë. Nuk besoj se ka qenë e vështirë për SPAK për të zbuluar pronarët reale pas inceneratorit, por mendoj se goditja, nëse do ta quanim vonë, ka ardhur sepse kemi të bëjmë me një veprim që ka pasoja të tjera nga mbrapa. Veçanërisht inceneratori i Tiranës është aferë korrupsioni shtetëror, kemi implikimin e gjithë qeverisjes dhe segmenteve të tera të shtetit në këtë aferë. Sekuestroja ka reperkursione, sepse do të thotë që këtu ka një faj, një krim. Sekuestro do të thotë që kompania s’mund të ndryshojë pronësi, nga ky moment e tutje, ajo do të administrohet nga shteti. Në rastin e Elbasanit dhe Fierit ishte Faraudin Arapi.

Sekuestroja është ndalimi i gjakderdhjes financiare që ndodhte aty. S’u lejon më akses pronarëve të koncesionit në paratë e kompanisë. Paratë janë nën kontrollin e plotë të administratorit shtetëror. Sot paratë shkojnë në kompani, por administrohen nga shteti, nga administratori publik, derisa çështja të gjykohet në themel, që do të marrë vendim nëse do kalojë në konfiskim përfundimtar të kompanisë, apo do shohë që s’ka vepër penale. Por pas sekuestrohet do të thotë që ka një krim, dhe duhet të vijnë të përgjigjen ata që kanë përgjegjësi në krim”, tha Tomorri.

I pyetur nëse do të ketë hetim të thelluar për çështjen, Tomorri shprehet:

“Akuzat në dosje e nxjerrin përgjegjësinë përtej personave të shpallur në kërkim, Zoto dhe Mërtiri, ata s’janë funksionar të shtetit që të kenë shpërdoruar detyrën. SPAK tani ka dyshime dhe incidie të qenësishme që ka zyrtar të shtetit të përfshirë në këtë aferë, që duhet të vijnë të japin llogari. Ne do shohim më vonë se kë nga zyrtarët kanë provuar prokurorët që ka shpërdoruar detyrën, që ka bërë korrupsion pasiv, e kështu me radhë”.

Lexo edhe:

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

Gazetari thotë se bashkia e Tiranës është klienti më i madh i koncesionarit të inceneratorit.

“Bashkia është klienti më i madh i koncesionarit të inceneratorit, sepse është depozituesi më i madh i mbetjeve aty. Është edhe klienti më i madh, që paguan më shumë, dhe në mos gaboj 1,2 miliardë lekë është fatura në vit. Aty s’ka inceneratorë, aty është një landfill, siç ka qenë para koncesionit. Tani është pak më i sistemuar, në mënyrën si kapsulohen mbetjet. Ne paguajmë lekë për incenerim, por incenerator s’ka. Tashmë loja ka ndryshuar. Veprimi i sotëm i SPAK ka reperkursione dhe pasoja shumë të mëdha në rrafshin penal për një sërë zyrtarësh të lartë. Është një aferë që do sjellë me patjetër tronditjen e qeverisë. Ndaj nëse do më lejoje të bëja një batutë, dhe nëse do të isha këshilltar i qeverisë, atyre zyrtarëve, ministrave, apo kryebashkiakë që janë përfshirë në çështje, do u rekomandoja që ta mendojnë buxhetin e shtetit dhe të ndërtojnë ndonjë burg, sepse në Shqipëri s’do ketë më vende në burgje, sepse kjo vetëm aferë mund të çojë dhjetëra e dhjetëra njerëz pas hekurave”.

I pyetur nëse do të shtrihen hetimet edhe te pagesat e bëra ndaj mediave, Tomorri thotë:

“Kjo është në diskrecionin e prokurorëve të SPAK. Që ka pasur pagesa është evidente, sepse kemi parë edhe reklama në TV. Mendoj që aty duhet sqaruar diçka, ka një fill të hollë që ndan paratë që janë dhënë në media për të ndikuar, shantazhuar, zyrtarë të ndryshëm që mund të kenë kundërshtuar inceneratorët e Tiranës, apo për të shantazhuar gazetarë që mund të kenë folur kundër aferës, sigurisht që këto janë vepra penale. Por do të isha më i kujdesshëm për paratë që mund të jenë shpërndarë në kuadër të fushatave publicitare. Sigurisht që ato kanë qenë para për të blerë median për të mos folur, por e shoh të vështirë të ketë akuzë për këtë pjesë”.

Etiketa: burgjeinceneratori i tiranesKlodian TomoriqeveritaretspakVeliaj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit takon prokurorët e SPAK, Fleming bisedime dhe me përfaqësues të opozitës

20:02 : 31/10/2025
AKTUALITET

Berisha: Motra e Ballukut u regjistrua vetëm dje në QKB pa objekt veprimtarie, Dumani e thërret “shefe”

19:49 : 31/10/2025
AKTUALITET

Hap pas hapi/ Si u përmbys bota e Ballukut. Tuneli 180 mln euro rrëzoi Belën e qeverisë

19:01 : 31/10/2025
AKTUALITET

SPAK konfirmon akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret zyrtarisht e pandehur! Shkeljet për të cilat po hetohet

16:42 : 31/10/2025
AKTUALITET

Kur ligji prek familjen! Pamela Qirko e KPK do të mbrojë Belinda Ballukun në SPAK

16:26 : 31/10/2025
AKTUALITET

U mor në pyetje nga SPAK, flet Belinda Balluku: Jam në hetim

15:57 : 31/10/2025
Para

Pas temperaturave "përvëluese" rikthehen reshjet e shiut, ja çfarë do ndodhë me motin...

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 1 Nëntor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 31/10/2025

Terapitë e errëta të TikTok-ut, si 59-vjeçarja pa licencë manipulon pacientët me receta magjike

22:55 : 31/10/2025

Tuneli i ri lidh Austrinë me Italinë, rruga nëntokësore pritet të përfundojë në vitin 2032

22:45 : 31/10/2025

Rritet çmimi i druve të zjarrit në Korçë, banorët në vështirësi për ngrohjen dimërore

22:35 : 31/10/2025

“Diplomë brenda javës”/ 45-vjeçari paguan 2 mijë euro për një dokument fals

22:30 : 31/10/2025

SHBA dhe India nënshkruajnë marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim në mbrojtje

22:19 : 31/10/2025

Krim makabër! Djali djeg të gjallë nënën dhe xhaxhain në Greqi, më pas hidhet nga ballkoni (VIDEO)

22:07 : 31/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com