• Kontakt
Sunday, October 26, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

QSUT s’realizon ndërhyrje për goditjen në tru, mjeku Dasho: Janë kryer para 10 vitesh, pse ia lënë privatit?

12:10 : 01/08/2023
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Rasti i aktorit Genc Fuga, i cili pësoi goditje në tru por u detyrua që të paguajë një operacion që kushtoi 19 mijë euro në një spital privat, pas apelit në rrjete sociale, ka sjellë reagimin e mjekut Erion Dasho. Një ndërhyrje e tillë kirurgjikale, e cila është jetëshpëtuese aktualisht nuk ofrohet në QSUT, por qytetarët shqiptarë duhet të paguajnë shuma marramendëse për të marrë këtë shërbim, ose mund të përballen edhe me vdekjen.

Në një intervistë për Report Tv, mjeku Erion Dashi thotë se është shqetësuese fakti që ndërhyrje të tilla nuk realizohen në spitalin shtetëror. Madje mjeku shprehet se Ministria e Shëndetësisë nuk pranon të prononcohet sepse ky është një problem i madh, pasi ndërhyrje të tilla janë rutinë për qendrat terciare, ndonëse në vendin tonë Ministria ia ka kaluar këtë shërbim privatit, kur në fakt mund të blinte pajisjet e nevojshme për QSUT dhe ta ofronte këtë shërbim për qytetarët shqiptarë me një pagesë shumë herë më të ulët.

“Fakti që ndërhyrje të tilla realizohen në strukturë private është shqetësuese, Ministria e Shëndetësisë nuk pranon të prononcohet se është problem shumë i madh për sistemin shëndetësor që në qendrën terciare Nënë Tereza nuk realizohen ndërhyrje të tilla që janë rutinë për një qendër të nivelit terciar. Për ndërhyrje të tilla, të këtë një plan të qartë që të ofrohen sa më parë në strukturat publike”, tha Dasho.

Por përse Ministria e Shëndetësisë nuk e ofron një shërbim të tillë në QSUT? Mjeku Dasho thotë se është një mungesë totale neglizhence dhe vullneti, pasi sipas tij ka mjekë në QSUT që mund të bëjnë ndërhyrje të tilla, duke qenë se të njëjtët punojnë edhe në privat. Dasho thotë se ndërhyrje kirurgjikale për trombozën cerebrale akute janë kryer në QSUT para 10 vitesh, por Ministria ka zgjedhur të penalizojë qytetarët shqiptarë, të cilët në rastet më të shumta nuk e kanë të disponueshme një shumë kaq të lartë për të paguar operacionin në spitalet private.

“Mjekët nuk mungojnë, se janë të njëjtët që punojnë dhe në strukturat publike dhe private. Pajisjet nevojiten, por në dijeninë time pajisje të tilla dhe ndërhyrje të tilla si e aktorit Fuga, janë realizuar edhe para 10 vitesh në QSUT nuk ka asnjë arsye përse të mos realizohen sërish. Kanë një kosto të lartë dhe janë këto që duhet rregulluar për t’u vlerë në formën e materialeve të konsumit. Kur kemi mjekë të aftë është neglizhenca dhe mos planifikimi dhe më pas kjo përkthehet në kosto të larta.  Jo vetëm favorizohet privati, por penalizohet pacienti. Një ndërhyrje që kushtonte 19 mijë euro, shumë që qytetari shqiptar nuk e ka të disponueshme”, tha Dasho.

Lexo edhe:

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

E asfiksuar dhe me djegie në trup/ Zjarri në banesën në Maliq, vajza e mitur transportohet drejt QSUT

Ai tha se mjafton blerja e pajisjeve teknologjike dhe këto ndërhyrjeje mund të realizohen, por mungon vullneti nga ana e ministrisë.

“Derisa kemi këto spitale me financimi publike, mënyra më kosto efektive është që të synohet ofrimi i këtyre shërbimeve në shtet, pastaj në hap të dytë blerja e shërbimit tek privati dhe më pas hapi i tretë të marrësh shërbimin jashtë shteti. Ministrisë i mungon vullneti dhe vizion, kjo është diçka e pariparueshme, por pastaj kapacitetet teknologjike janë zhvilluar gjatë këtyre viteve që ky proces të kryhet si duhet. Mungon vullneti nga ministria që ky proces të nisë dhe të zbatohet si duhet”, tha ai.

Ndonëse për këtë rast ka pasur reagime të shumta, Ministria e Shëndetësisë ka zgjedhur të heshtë.

Etiketa: ministria e shendetesiseqsut

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal në QSUT/ Biopsitë vonoheshin mbi 1 muaj se kështu e kërkonte Majlinda Ikonomi (Dokumentat)

11:28 : 24/10/2025
AKTUALITET

E asfiksuar dhe me djegie në trup/ Zjarri në banesën në Maliq, vajza e mitur transportohet drejt QSUT

16:14 : 19/10/2025
AKTUALITET

Avokatja e Popullit pa mandat, Erinda Ballanca bëhet shtojcë e Ministrisë së Shëndetesisë

21:54 : 18/10/2025
AKTUALITET

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

19:24 : 01/10/2025
AKTUALITET

QSUT do t’i jepet një oligarku me koncension? Lëvizje të dyshimta dhe skema korrupsioni në shëndetësi

14:52 : 01/10/2025
Para

Grabiti bankën, policia greke plagos me armë 40-vjeçarin shqiptar - Detaje

TË GJITHA

Bisedat në celularë/ Si hetimet e SPAK ndaj Berberit çuan tek Balluku dhe zyrtarë të tjerë

16:09 : 26/10/2025

Moti i keq përfshin Durrësin, era e forë shkëput kullën me fener sinjalizues

16:00 : 26/10/2025

Tensionet SHBA-Venezuelë, mbërrin në brigjet e Trinidad aeroplanmbajtësja amerikane

15:53 : 26/10/2025

Moti i keq prek edhe Kukësin/ Gurë dhe inerte në rrugë, vështirësi për qarkullimin e mjeteve

15:38 : 26/10/2025

VIDEO/ Kjo është reklama që provokoi Trumpin dhe shkaktoi ngrirjen e bisedimeve SHBA-Kanada

15:30 : 26/10/2025

U aksidentuan në aksin Korçë-Pogradec, turistët francezë dërgohen drejt Traumës

15:24 : 26/10/2025

VIDEO/ Rrëmbyen dhe i grabitën 64 mijë euro çiftit italian, arrestohen 2 shqiptarët e dyshuar

15:10 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com