• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dështimi i shëndetësisë/ Vokshi: Rama hedh miliona € për inceneratorin, nuk ka fonde për operacionin e Genc Fugës

23:15 : 01/08/2023
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka renditur dështimet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama gjithashtu edhe milionat e shpenzuara për koncensionet dhe “klientët” e qeverisë.

Pavarësisht se “Rilindja” e Edi Ramës ka ardhur në pushtet duke premtuar “shëndetësi falas”, sot pas 10 vitesh qeverisje jo vetëm që nuk ka asnjë shërbim falas por shqiptarët janë detyruar të shkojnë drejt spitaleve private pasi nuk marrin asnjë shërbim në spitalet publike.

Duke iu referuar rastit të Genc Fugës, aktorit të dashur të publikut, i cili si pasojë e një goditje cerebrale ka pasur nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale por edhe këtë herë familja e tij megjithëse në kushte të pamundura ekonomike, iu drejtuan spitaleve private pasi shëndetësia publike është jashtë funksionit madje e “zhytur” në korrupsion.

Në reagimin e saj, Vokshi rendit milionat e eurove që shpenzon qeveria e Edi Ramës për inceneratorin e Tiranës (i cili nuk funksionon), dhe në krahun tjetër, paaftësinë e spitaleve shtetërore për të kryer një operacion ndaj aktorit të njohur.

Për ndërhyrjen kirurgjikale ne spitalin privat Genc Fugës iu desh një shumë prej 19 mijë eurosh, ndaj bashkëshortja e tij, aktorja Eni Jani, hapi nje “gofundme”. Menjëherë në rrjetet sociale u aktivizuan qindra qytetarë, duke mbledhur brenda pak orësh mbi 40 mijë euro që familjes i duhen të paguajë për t’i shpëtuar jetën Genc Fugës tashmë i “braktisur” nga shteti shqiptar.

Lexo edhe:

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

Reagimi i plotë nga Albana Vokshi:

– 49 mln Euro janë paguar deri më tani për Inceneratorin e Tiranës, që nuk kryen incenerim.

– 80 mijë Euro në ditë shkojnë nga taksat e shqiptarëve për inceneratorët fantazëm, me pronarë në arrati që janë në kërkim…

– mbi 350 mijë Euro i janë paguar Vilma Nushit vetëm vitin e fundit (2022) për analiza check up të pakryera.

Por…nuk ka fonde për të kryer ndërhyrje mjekësore për shpëtim jete, si në rastet e trombozës cerebrale.

Është rasti i dytë i bërë publik brenda pak muajve. (Të parin e kam denoncuar edhe në një postim në muajin shkurt).

Në QSUT, edhe pas denoncimeve, ende sot nuk kryen ndërhyrjet për rastet e trombozës cerebrale. Kjo, për jo vetëm për #neglizhencë por më së shumti për #korrupsion.

E pafalshme, e patolerueshme, për një ndërhyrje që mund të bëhet në QSUT, me një investim modest.

Kur bëjnë llogaritë e fitimeve, a mendojnë për ata pacientë që nuk kanë mundësi të paguajnë apo të mbledhin fonde??? Ku shkojnë ata? C’fat i pret?

#shëndetësia #falas është dështimi më i madh i kësaj Qeverie. Jo vetëm nuk është falas, por duhet të kesh shumë para që të jetosh…

përndryshe, sytë nga qielli duke ju lutur Zotit. 🙏🙏

Ogerta Manastirliu dhe tërë hirearkia e drejtuesve në shëndetësi janë përgjegjës direkt për mungesën e këtij sherbimi në QSUT.

Abuzimi me paratë e taksave të qytetarëve është krim!

Abuzimi me paratë e shëndetit të shqiptarëve është dyfish krim!!

#shëndetësiafalas është shndërruar në

#vuajtjefalas për shqiptarët që po rrezikon cdo ditë jetën e shëndetin e tyre!

#SPAK duhet të kishte nisur hetimin!

Zgjidhja nuk është duke paguar Qeveria disa ditë pas operacionit, apo duke paguar për kurim jashtë vendit. Zgjidhja nuk është duke paguar privatin, brenda apo jashtë, por duke mundësuar shërbim shëndetësor cilësor publik!!

Etiketa: albana VokshiGenc Fugainceneratori

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kriza e mbeturinave në Tiranë në pikë kritike, DW: Projekti i inceneratorit i dështuar

18:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

Vokshi në PACE: Shqipëria strehë e krimit të organizuar, pastrimi i parave rrezikon gjithë Europën

14:10 : 03/10/2025
AKTUALITET

Dekretimi i zgjedhjeve në Tiranë/ Vokshi: Begaj zbaton urdhrat e Ramës, shkeli hapur Kushtetutën

17:38 : 01/10/2025
AKTUALITET

Albana Vokshi reagon pas letrës anonime në SPAK: S’ma mbyllin gojën me shpifje

11:21 : 22/09/2025
AKTUALITET

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Na hoqët mundësinë për t’u përfshirë në procesin e integrimit”, Vokshi-PS: pse keni frikë nga opozita?

13:23 : 16/09/2025
Para

Horoskopi, e Mërkurë, 2 Gusht 2023/ Ja parashikimi i yjeve për shenjën tuaj

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 11 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 10/10/2025

Ish-nënkryetari i Roskovecit me biznes pa dokumente në qendër të fshatit, nuk paguan taksa

22:56 : 10/10/2025

Tre të ‘fortë’ bllokojnë rrugën e varrezave, Bashkia Mallakastër nuk jep zgjidhje!

22:47 : 10/10/2025

Nëna braktis fëmijën me aftësi ndryshe, refuzon t’i japë kujdestarinë ligjore ish-burrit

22:39 : 10/10/2025

Bashkia Librazhd i jep tenderin 300 mln lekë Arben Avdulit për të parë yjet me teleskop

22:27 : 10/10/2025

Macron riemëron Sebastien Lecornu si kryeministër të Francës

22:25 : 10/10/2025

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com