• Kontakt
Friday, June 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

DETAJET E REJA/ Mesazhi fatal i dashurisë që shkaktoi dy viktima në Korçë

22:23 : 31/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Luiza dhe Gjergji ishin martuar 25 vite me parë.  Njëri me origjinë nga fshati Cangonj dhe tjetri nga fshati Shëngjergj ata u njohën me mblesëri nga familjet.

Me një diferencë moshe prej 9 vitesh ata vendosin të martohen në vitin 1998 dhe vendosin të emigrojnë drejt Greqisë ku vendosen në Athinë.

Në shtetin fqinj ata jetuan dhe punuan sëbashku për 16 vite derisa vendosën të ktheheshin përfundimisht në Shqipëri në fshatin Zëmblak ku kishin ndërtuar dhe shtëpinë me kursimet e mbledhura nga emigracioni.

Prindër të  2 vajzave dhe një djali përkatësisht 24, 23 dhe 21 vjeç Gjergji kishin një marrdhënie të mirë bashkëshortore dhe familjare. Pas kthimit në atdhe Gjergji punonte si usta në shtrimin e pllakave dhe me shërbime hidraulike ndërsa Luiza në një rrobaqepsi në qytetin e Korcës.

Mbrëmjen e së shtunës datë 29 korrik 2023 në rrethana të paqarta për momentin. Luiza gjendet e vrarë dhe e mbështjellë me një carcaf në gropën septike të banesës.  Me disa plagë në trup të shkaktuara nga armë zjarri kallashnikov ajo ishte hedhur dhe lënë aty derisa u gjet nga të afërm të saj.

Lexo edhe:

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

Autori i dyshuar i lirë prej 14 vitesh! Si u manipulua çështja e vrasjes së Et’hem Hënës në Korçë

Por cila ishte arsyeja që u mbërrit deri në këtë pikë  ku një marrëdhënie e mirë bashkëshortore përfundoi në një akt makabër. Në emisionin Uniko do të ndiqni në mënyrë të detajar dhe me prova e dokumente se cili është kalvari i një vuajtje dhe dhune të përsëritur në të cilën Luiza Mullalli është përballur gjatë 5 viteve të fundit.

Deri në vitin 2018 gjithcka dukej se po shkonte mirë kur një natë siç provohet dhe nga vendimi i gjykatës për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes , njëra prej vajzave gjatë muajit korrik kishte gjetur një mesazh dashurie në telefonin e të atit Gjergjit.  Ky mesazh që ishte dërguar  nga një zonjë që njihej nga të dy bashkëshortët që në vitin 2010 shërbeu si zanafillë e një konflikti të vazhdueshëm në 5 vite që përfundoj tragjikisht me 2 viktima.

Në vendimin e Gjykatës së Korcës të vitit 4 tetorit 2018 sqarohet se Luiza Mullalli në atë kohë 41 kishte kërkuar urdhër mbrojtje ndaj Gjergjigjit  pasi e kishte dhunuar, dëshmitare në këtë rast kishin qenë dy vajzat e tyre.

Rrëfimi i Luiza Mullallit në gjykatë

Në lidhje me periudhën pas lëshimit të urdhërit të  menjëhershëm të mbrotjjes ajo deklaroi se i padituri ka respektuar masat e caktuara dhe nuk e ka fyer dhe nuk e ka kërcënuar dhe nuk ka kryer asnjë veprim tjetër dhune. Mes tyre nuk ka patur më asnjë komunikim.

Rrëfimi i Gjergji Mullallit në gjykatë

Luiza kërkoi që në gjykatë të merreshin në pyetje dhe dy vajzat  të cilat gjatë dëshmisë konfrimuan pretendimet e Luizës duke deklaruar se shkaku i mosmarrveshjeve ka qene një mesazh i gjetur në telefonin e babait të tyre,kurse në datë 14 shtator 2018 babai ka kapur për fyti mamanë dhe e ka goditur për shkak se ajo e kishte hapur derën me një kacavidë.

Gjyqtari Seladin Pysqyli vendosi të pranonte padinë e Luzia Mullallit dhe vendosi lëshimin e urdhërit të mbrojtjes .

Pas këtij rasti situata bashkëshortore mes tyre vijonte të ishte e tendosur dhe shpesh herë kishte akte të tjera dhune të cilat nuk ishin denoncuar nga Luiza pasi donte të ruante familjen.

Situata bëhet e padurueshme dhe më 6 nëntor të vitit 2022, Luiza paraqitet  në dyer e organeve të drejtësisë për të kërkuar mbrojtje pasi ndihej e rrezikuar seriozisht për jetën nga bashkëshorti i saj Gjergji.

Rrëfimi i Luiza Mullallit në gjykatë

Rrëfimi i Gjergji Mullallit në gjykatë

Gjyqtarja Eglantina Mikani vendosi të pranonte kërkesën për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes dhe  krahas masave të tjera vendosi që ai të mbajë një distancë prej 30 metrash larg prej Luizës dhe që të mos hynte në banesën e përdorur nga të dy palët me vendodhje në Zëmblak, njësia administrative Pojan, bashkia Maliq.

Pas kësaj situate dhune të përsëritur dhe pamundësie për vijimin e bashkëjetesës, me datën 23 shkurt 2023 Luiza Mullalli paraqiti në gjykatë kërkesën për zgjidhje të martesës.

Pas urdhërit të parë të mbrojtjes Gjergji theksoi konsumimin e alkoolit. Ndërsa pas urdhërit të mbrojtjes së vitit 2022 ai u zhvendos të jetonte tek shtëpia e prindërve pak  metra më larg ku dhe me ta sipas banorëve nuk kishte një sjellje të mirë me ta dhe i kishte lënë në një dhomë pasi iu thoshte se shtëpia ishte tij.

Banorët e fshati shprehen se Gjergji kishte dyshime se Luiza e tradhëtonte dyshime të cilat nuk arriti ti vërtetonte asnjëherë. Sipas  të njëjtave burime nga fshati 55 vjeçari ishte i mërzitur me Luizën pasi shprehej se ia kishte kthyer të 3 fëmijët kundër.

Por pa kalur 3 muaj nga kërkesa për zgjidhje të martesës me datën 19 maj 2023 Luiza i drejtohet sërish gjykatës për akuzën ndaj bashkëkshorti për dhunë në familje. .

Me datën 19 korrik kishin patur seancën e fundit të zhvilluar për zgjidhjen e martesës ndërsa seanca e rradhës ishte caktuar me datën 04 tetor 2023. Seancë e cila mesa duket ska më object dhe arsye për tu zhvilluar, pasi asnjëri prej tyre tashmë nuk jeton.

Gjergji Mullalli pak orë pas vrasjes së bashkëshortes u vetëvra në një shtëpi e braktisur që ndodhej pranë furrës së bukës të fshatit Zëmblak.

A mund të ishte parandaluar kjo ngjarje e rendë kur dihej nga të gjitha institucionet se sa e rrezikuar ndihej Luiza për jetën është pyetja që duhet të ketë një përgjigje përpara se sa policët që kapën të vetëvrarë Gjergj Mullallin të shpërblehen për aktin heroik ?!

/Emisioni “Uniko”

 

Etiketa: Gjergji Mullallii dashuriseLuiza Mullalimesazhivrasjazemblak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Del autopsia/ Gentiana Hudhra u godit 17 herë me thikë nga ish-burri

17:13 : 19/06/2025
AKTUALITET

Autori i dyshuar i lirë prej 14 vitesh! Si u manipulua çështja e vrasjes së Et’hem Hënës në Korçë

21:17 : 16/06/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Gentiana Hudhrës, flet djali i saj: Babi pasi hëngri akullore me mua, shkoi vrau mamin

17:45 : 16/06/2025
AKTUALITET

Vrasja e kryekomisarit Artan Cuku dhe si i “shpëtoi” Bledar Jambelli ekstradimit në Shqipëri

21:38 : 15/06/2025
AKTUALITET

“Të më arrestosh dhe të më poshtërosh…”, kujt po i dërgon mesazh të koduar Veliaj (VIDEO)

20:12 : 15/06/2025
AKTUALITET

Vrau recepsionistin/ Merret i pandehur pronari i hotel “Grecia”, Greqia mban “peng” ekstradimin

18:17 : 15/06/2025
Para

Greqia gjobit me 110 mijë euro bizneset që nxorën në punë punonjësit gjatë ditëve përvëluese

TË GJITHA

Ngërçi për konstituimin e Kuvendit, Fatmir Limaj konfirmon se ka pranuar takimin me Kurtin

19:26 : 27/06/2025

62 të vrarë në Gaza nga forcat izraelite

19:22 : 27/06/2025

Pas konfirmimit të trajnerit të ri, Flamurtari rinovon me dy futbollistë

19:17 : 27/06/2025

Vrau vajzën 16-vjeçare dhe fqinjin, dënohet me burgim të përjetshëm Taulant Malaj

19:05 : 27/06/2025

Supremacia ajrore e SHBA-së, Kina ngre grup pune për studimin e avionëve amerikanë

19:00 : 27/06/2025

Çollaku: Shqipëria identifikohet globalisht si shtet i kontrolluar nga grupet narkotike

18:53 : 27/06/2025

Kërcënoi një vajzë me foto intime, kapet në Londër shqiptari i kërkuar nga Interpol Tirana

18:50 : 27/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com