• Kontakt
Thursday, June 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

“Vuajta te Metz”, Skuka: Partizani ka krijuar identitet, kualifikohet në Conference League

14:25 : 30/07/2023
në SPORT

Xhuliano Skuka është rikthyer dhe dalën gadalë po ringjit shkallët për të kapur majat e për t’u kthyer në ditët e mëdha të sezonit të shkuar te Partizani.

Pas gjashtë muajsh shumë të vështira te Metzi, ku grumbulloi pak më shumë se një orë lojë në gjithë pjesën e dytë të sezonit, dibrani duket se ka gjetur sërish formën dhe vetveten te Maribori në Slloveni.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, sulmuesi rrëfen vështirësitë në Francë, në ato gjashtë muaj te Metzi, ku u shit për 1.4 milionë euro nga Partizani, pas një gjysmë sezoni të jashtëzakonshëm, ku “rrëzëlleu” edhe me Kombëtaren.

Tashmë ka nisur një kapitull i ri me Mariborin, ku ka arritur të shënojë dy gola dhe ndihmoi skuadrën të kualifikohej në Ligën e Konferencës. Dibrani ka edhe disa këshilla për Partizanin, teksa shprehet se për momentin të kuqtë nuk e kanë një “Skuka 2”.

Xhulio, sa të vështira ishin muajt te Metzi? Çfarë nuk shkoi?
Për mua kanë qenë muajt më të vështira në karrierë. Mendoj se ndikoi shumë ana psikologjike. Që një lojtar kyç të një ekipi që lufton për titullin, të shkojë në një tjetër skuadër, ku luan shumë pak minuta gjatë ndeshjeve, është një situatë shumë e vështirë. Pastaj, duke parë edhe formën shumë të mirë të Mikautadze, ishte e kuptueshme që do të kaloja një kohë të vështirë. Ndoshta nuk isha me fat.

Lexo edhe:

Tjetër sulmues për Partizanin, 18-vjeçari rikthehet te “Demat”

Francë/ Nxënësi 15-vjeçar vret me thikë pastruesen gjatë kontrollit të çantës së shpinës

Si po ndiheni në këto ditë të para te Maribori?

Të them të drejtën, vij nga një gjendje e vështirë psikologjike, siç e thashë më lart, por jam ambientuar mirë dhe shpejt. Arrita të shënoj që në ndeshjet miqësore dhe kjo më ndihmoi. Këtu kam gjetur njerëz shumë të mirë dhe mikpritës. Më kanë afruar shumë dhe kjo më shtyn të kthehem në ditët e mia më të mira.

Mendoni se kanë ndikuar miqësoret e verës së shkuar të Partizanit me Mariborin për transferimin në Slloveni?

Nuk e di të të them të drejtën, por kam pasur të dhëna se Maribori më ka kërkuar edhe para se të transferohesha te Metzi.

Shënuat në miqësore dhe e ndihmuat ekipin të kualifikohej në Ligën e Konferencës. E prisnit këtë start?

Në fakt e prisja, sepse kam punuar shumë fort. Kemi një ekip shumë të mirë dhe duhet të përparojmë sa më shumë. Cilësia e shokëve të skuadrës ka ndikuar në arritjen e formës dhe shënimin e golave të mi të parë.

Sa lart mendoni se mund të shkoni me Mariborin?

Nëse arrij të bëj këtu atë që bëra me Partizanin, mendoj se do të arrij shumë lart. Po punoj fort dhe shpresoj që edhe fati të jetë me mua në këtë eksperiencë.

E keni ndjekur Partizanin? Si ju është dukur me Zekiçin?

Normal që e ndjek dhe do ta bëj këtë në gjithë jetën time. Më pëlqen qasja që ka ekipi në përgjithësi. Pas kësaj ndeshjes së fundit duhet të kthehen tek intensiteti që kishin me BATE-n.

Që kur jeni larguar nuk e kanë një “vrasës serial” para portës. Mendoni se i mungoni Partizanit?

Jo, besoj se edhe lojtarët që ka aktualisht në skuadër, kanë aftësinë për të bërë atë që bëra unë. Kanë ende shumë cilësi në sulm.

Ju erdhi keq që u eliminuan ndaj BATE-s? Ku gabuan?

Më erdhi keq, sepse nuk e merituan. Mendoj se duhet të ishin më të përqendruar përpara portës, vetëm kjo u mungoi.

Përse mendoni se nuk dolën në lojën e vet ndaj Atletik Eskaldes?

Ka disa ndeshje, kur ekipi kundërshtar të zbret në nivelin e vet dhe ti ngec. Por mendoj se më ndeshjen e kthimit do të shohim një tjetër Partizan.

Cili ekip i të kuqve ju duket më i fortë? Ky apo i vjetshmi?
Nuk e di, është herët për të thënë, sepse edhe ne vitin e shkuar e nisëm në mënyrë të ngjashme, duke u eliminuar në ndeshjet ndaj Saburtalos. Këtë vit kanë edhe një shans të dytë, por unë mendoj se ndryshimet dhe fytyrën e vërtetë të ekipit do ta shohim në kampionat.

Cili mendoni se mund t’ju zëvendësojë te ky Partizan?
Mba është një lojtar shumë i mirë dhe po udhëheq sulmin e Partizanit, por ai ka karakteristika të ndryshme nga unë. Duke parë se atje tashmë është afruar edhe një sulmues i nivelit europian si Grezda, besoj se edhe ai do të vijë shpejt në formën e tij më të mirë dhe mund t’i bëjë punë ekipit.

Ama një “Skuka 2” nuk e kanë (qesh). E them këtë për sa u përket karakteristikave si lojtarë. Dua të theksoj se Keko më besim dhe punë të palodhur do të bëhet një lojtar i rëndësishëm për Partizanin dhe mund ta ndihmojë Partizanin.

Etiketa: FranceMariborMetzPartizaniSkuka

Lajme të lidhura

SPORT

Tjetër sulmues për Partizanin, 18-vjeçari rikthehet te “Demat”

18:11 : 10/06/2025
BOTA

Francë/ Nxënësi 15-vjeçar vret me thikë pastruesen gjatë kontrollit të çantës së shpinës

15:27 : 10/06/2025
BOTA

Ministrja franceze e Arsimit: “Adolescence” do të shfaqet në shkolla

21:14 : 09/06/2025
SPORT

Partizani me sytë nga sfida e “playoff-it” në Spanjë, në lojë janë qindra mijëra euro

12:45 : 08/06/2025
AKTUALITET

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025
SPORT

Rikthim i bujshëm te Partizani, Skuka firmos për tre vite

15:30 : 05/06/2025
Para

Aksident i trefishtë në aksin Prrenjas- Qafë Thanë, 2 të plagosur

TË GJITHA

Dalin rezultatet e provimit të Maturës në gjuhën e huaj, ja lista e notave

17:36 : 12/06/2025

I mbijetoi tragjedisë ajrore, 40-vjeçari rrëfen momentet e tmerrit: Kur hapa sytë…

17:30 : 12/06/2025

U përfol se do të merrte drejtimin e Flamurtarit, reagon De Biasi

17:28 : 12/06/2025

Arsyeja/ GJKKO shtyn për më 17 qershor seancën për ‘Plumbi i artë’

17:16 : 12/06/2025

Zyrtare/ Serbi-Shqipëri, ndeshja e kualifikueseve të Botërorit do luhet në Beograd

17:12 : 12/06/2025

Hetuesit amerikanë nisen drejt Indisë, do të hetojnë aksidentin e rëndë ajror

16:54 : 12/06/2025

Shpërthen një nga vullkanet më aktivë në botë në mbi 100 metra në lartësi

16:50 : 12/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com