• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dhuna barbare në Hamallaj, arrestohet shoferi i Lindita Nikollës

20:30 : 30/07/2023
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Është arrestuar efektivi i Gardës së Republikës, Martin Nikolli.

Shoferi i kryeparlamentare Lindita Nikollës së bashku me anëtarë të tjerë të fisit të tij, kanë dhunuar 2 pjesëtarë të familjes Kaçi paraditen e sotme në Hamallaj të Durrësit.

Ka qënë Martin Nikolla, punonjës i Gardës, (shoqëruesi i kryetares së parlamentit Lindita Nikolla) ai i cili ka qëlluar me armën e shërbimit në ajër, por fatmirësisht nga të shtënat nuk është lënduar askush. Pas raportimit të ngjarjes, ky i fundit është përjashtuar nga radhët e Gradës së Republikës me njoftim të ministrisë së brendshme dhe është shoqëruar në komisariat.

Njoftimi i policisë:

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor Martin Nikolli, pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme.

Lexo edhe:

‘Më përdh*noi’, lirohet i riu shqiptar, dyshohet se grekja po hakmerrej për tradhtinë

Reperi Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Veprimet proceduriale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit Martin Nikolli 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë”, njofton policia.

  • Konflikti mes dy familjeve

Një konflikt ka ndodhur në fshatin Hamallaj mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi. Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi, komshinj të tyre.

Martin Nikolla, së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar shtetasin Pjetër Kaçi, 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes.

Sipas dëshmive, Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli i kanë zënë rrugën duke i thëne ‘pse na sheh’ dhe pas këtij debati e kanë goditur te moshuarin. Duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit të cilët gjithashtu janë dhunuar nga ana e familjes Nikoll,a të cilët të pajisur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familjeje.

Madje sipas tyre, Martin Nikolli ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 herë në drejtim të tyre.

Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka marrë fraktura në kokë ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë, gjithashtu pre e dhunës kanë rënë dhe gra e fëmijë.

“Çështja ka qenë në prokurori për këtë rrugë, se më kalon ngjit me shtëpinë. Duan se s’bën me bo rrugën këtu dhe bëjnë të fortin, mos me pas as majtas as djathtas, veç drejt sipas tyre. Janë dikushi dhe kjo gjë ndodh këtu. Bëri katër a pesë muaj që kemi pas debate. Vetëm ne kemi si lagje, se vetëm ne jemi këtu afër. Sa herë të kalojnë në oborr të shtëpisë time, më ofendojnë babën, nënën, kunatë e të gjithë. Shteti e ka në dorë këtë gjë, se të shtijë një person në ajër me na vra, pesë 6 herë ka qëlluar. Ne kemi fëmijë, motra, kunata nëpër oborr të shtëpisë”. U kemi çuar dhe pleqtë e lagjes, si zakoni, dhe sërish nuk është bërë gjë. Na ka qëlluar 5-6 herë se punon me Linditën dhe bën si i fortë me zor” thotë Kaçi.

Duke iu referuar muajëve të tërë në konflikt dhe mos gjetjen e një zgjidhje të prokuroria, dhe policia, Kaci i kërkon ndihmë kryeministrit për shmangjen e përshkallëzimit

“I bëj thirrje Edi Ramës të merret me këtë çështje. Po përdorin armën e shtetit për të fortë. Skandal i gjallë. Kërkoj urdhër mbrojtje nga gjykata, ta zgjidhin këtë problem. Çdo herë vetëm konflikte me këta. Jo vetëm me ne, me me axhallarët, me halla. Ne s’jemi të gjithë të këqij”, tha ai.

Ndërkohë si pasojë e dhunës me shkopa bejsbolli të ushtruar nga familja Nikolla, janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi, njëri prej të cilëve është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Durrësit pasi ka pësuar fraktura të shumta.

Shoferi i Lindita Nikollës dhunë barbare ndaj fqinjëve/ Paulin Kaçi: Po na vrasin me armën e shtetit

Etiketa: arrestimkacinikolla

Lajme të lidhura

AKTUALITET

‘Më përdh*noi’, lirohet i riu shqiptar, dyshohet se grekja po hakmerrej për tradhtinë

11:43 : 17/09/2025
RAJONI

Reperi Mozzik arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

08:27 : 17/09/2025
AKTUALITET

Vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit, 3 të arrestuar në Vlorë

11:35 : 10/09/2025
AKTUALITET

Kapet në Tiranë 25-vjeçari me mina të programuar për shpërthim

12:40 : 09/09/2025
AKTUALITET

E kapi duke vjedhur, pronari dhun*n hajdutin në Tiranë, arrestohen të dy

17:11 : 08/09/2025
AKTUALITET

I dënuar në Gjermani, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova në Morinë

11:48 : 06/09/2025
Para

Pas sulmeve me dron në Moskë, Zelensky: Lufta po zhvendoset në Rusi

TË GJITHA

Temperatura deri në 33 gradë, moti për sot

07:59 : 18/09/2025

Horoskopi, e enjte, 18 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 17/09/2025

Champions/ Bayern i tregon forcën Chelseat, një gol në fund nderon Liverpool, fiton dhe Inter

22:59 : 17/09/2025

Vokshi: Krimi ka futur mbi 20 deputetë në Kuvend, janë përfaqësues të karteleve

22:56 : 17/09/2025

Gazetari: Leon Smith i platformës XUEX është një robot

22:50 : 17/09/2025

“Tu bëftë pushka top”, Dumani zbulon bisedën me kundërshtarin: Çdo 10 ditë do të vras njërin nga ju…

22:44 : 17/09/2025

“Mos na fusin në kurth këtu”/ Dumani zbulon ofertën e Çapjave: Vrasja që shpëtoi Sokol Sanxhaktarin

22:32 : 17/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com